Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

2 min. Lexojeni

Si të lani sutjenat në rrobalarësen tuaj?

Si të lani sutjenat në rrobalarësen tuaj?
Si të lani sutjenat në rrobalarësen tuaj?

 

 

Nëse keni investuar në blerjen e sutjenave me cilësi të mirë, atëherë natyrisht që do të dëshironi të kujdeseni mirë për to. Do të zbuloni se etiketat e kujdesit në shumicën e sutjenave do t'ju thonë të lani sendet me dorë. Ndërsa mund të dëshironi ta bëni këtë me sutjenat tuaja më të veçanta, ju në fakt mund të lani sutjenat tuaja të përditshme në rrobalarëse pa i prishur ato. Kjo vlenë natyrisht vetëm nëse ndiqni këto hapa të thjeshtë.   

 

 

Lani sutjenat vetëm me sutjena! 

 

Larja e sutjenave tuaja me pjesën tjetër të rrobave mund t'i ngatërrojë ato me sende të tjera, të cilat mund të shkaktojnë dëme në të brendshmet tuaja. Pra, mblidhni të gjitha sutjenat që dëshironi dhe jepini atyre një cikël të dedikuar.

 

 

 

Përdorni një rrjetë

 

Për të parandaluar që sytjenat tuaja të ngatërrohen, vendosini në një qese rrjetë të mbyllur. Mos harroni të lidhni kapëset për të parandaluar mbërthimin e tyre, dhe mos e stërmbushni rrjetën. 

 

 

Përdorni një cikël delikat

 

Sutjenat janë delikate, prandaj përdorni një program të përshtatshëm. Shumë rrobalarëse ofrojnë cikle delikate të cilat përdorin ujë të ftohtë për larje, duke zvogëluar çdo dëmtim të elasticitetit nga nxehtësia apo shkuma. 

 

 

 

Përdorni një detergjent të përshtatshëm  

 

Detergjenti i butë është gjithmonë më i miri për sutjenat. Nëse vini re ndonjë njollë, trajtoni ato paraprakisht me një sapun të butë. Nëse vazhdojnë të vijnë erë të keqe, mund ti futni në një uthull aromatike para larjes.   

 

 

 

Mos i futni në tharëse rrobash 

 

Asnjëherë mos i futni sutjenat në tharëse rrobash- nxehtësia do të prishë elasticitetin dhe najlonin dhe do të prishë formën e kupës. Në vend të kësaj, lërini që të thahen ose varni nga pjesa e mesme në mes të kupave.



Ja pra! Jepini sutjenave kujdesin që e meritojnë dhe ato do të ju bëjnë të dukeni bukur për një kohë të gjatë.  

 

 

 

Rather talk to someone?