Dihet që shpërngulja është një ndër ndodhitë më emocionuese jetësore, por njëkohësisht edhe një ndër më të lumturat, kështu që ia vlen të investoni pak kohë për ta bërë sa më të thjeshtë dhe më efikase.
Derisa paketoni gjërat dhe planifikoni çfarë do të merrni me vete, lehtë mund të harroni teknikën e bardhë. Duhet të përkujdeseni që teknika e bardhë të shpërngulet në mënyrë të sigurt dhe adekuate dhe për këtë ju duhet pak më shumë planifikim. Ky udhëzues praktik do të ju tërheqë vëmendjen se çfarë duhet të bëni për të përgatitur aparatet shtëpiake për shpërngulje.
Përgatitja
Para se të bëni diçka tjetër, duhet të fikni rrobalarësen nga rryma dhe të ndërpreni furnizimin me ujë. Pastaj mund të hiqni zorrën e ujit nga tubi. Për ta bërë këtë gjë, rrotulloni lidhësen në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
Ju rekomandojmë që të vendosni një peshqir nën tubin e ujit dhe të zorrës së furnizimit me ujë pasi që mund të rrjedhë gjatë shkëputjes. Pastaj hiqni zorrën nga tubi i ujit kullues– vendosni një peshqir përsëri të thithë ujin nëse rrjedh, Mund të mbështillni fundin e zorrëve për marrjen dhe derdhjen e ujit, për të thithur ujin që mund të rrjedhë gjatë transportit të rrobalarëses.
Bëni kujdes që brendia e rrobalarëses të jetë e pastër dhe e thatë. Sigurohuni që në sirtarin e detergjentit të mos ketë mbetur detergjent., të mos ketë ndotje në filtër dhe brendia të jetë tërësisht e thatë. Për më shumë këshilla për pastrimin e pajisjes lexoni udhëzimin tonë për pastrimin e rrobalarëses.
Sigurohuni të lini derën e rrobalarëses të hapur të paktën 24 orë në mënyrë që brendia e saj të thahet tërësisht.
Transporti
Tani mund të lëvizni rrobalarësen nga vendi i vet; lidhni kabllin e rrymës, zorrën e kullimit dhe zorrën e furnizimit në anën e prapme të pajisjes. Nëse e transportoni pajisjen vetë, mos harroni se bëhet fjalë për një pajisjes të rëndë dhe se do të ju duhet ndihmë, posaçërisht nëse e lëvizni poshtë ose lartë shkallëve.
Derën mund ta mbyllni dhe ta përforconi me një shirit ngjitës ose me një litar. Ndoshta duhet ta mbështillni në një foli me flluska ajri, në batanie ose çfarëdo që mund të zbutë goditjet eventuale gjatë transportit. Përforconi pajisjen në karrocë ose në kamion, me një litar të fortë.
Shpërngulja dhe montimi
Kur të arrjë pajisja në mënyrë të sigurt në banjon e re ose në ndonjë vend tjetër të parashikuar për këtë, ndiqni udhëzimin tonë për instalimin e sërishëm të rrobalarëses.
Vërejtje për pajisjet e montuara
Transporti i pajisjeve montuese është pak më i komplikuar sepse së pari duhet të ndani derën e njësisë nga pajisja. Udhëzimet e detajuara për këtë gjithmonë kërkoni në manualin e përdorimit dhe të instalimit.
Nëse posedoni një pajisje Beko, mund të shkarkoni udhëzimin e përdorimit këtu, duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.