Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

5 min. Lexojeni

Sqarimi i programeve të rrobalarëseve Beko

Sqarimi i programeve të rrobalarëseve Beko
Sqarimi i programeve të rrobalarëseve Beko

 

 

Nëse jeni pronar krenar i rrobalarëses së re Beko ose nëse mendoni të bleni një pajisje të re Beko, njohja e mundësive të rrobalarëses tuaj mund të ju ndihmojë shumë gjatë përkujdesjes javore ndaj rrobave.  

 

Ky udhëzues do të ju tregojë për të gjitha programet dhe funksionet e disponueshme të rrobalarëses Beko* për të ditur saktësisht çfarë mund të arrijë rrobalarësja juaj.   

 

*Programet dhe funksionet varen nga modeli. Detajet kërkoni në specifikimet e produktit. 

 

 

 

Programet kryesore 

 

Rrobalarëset Beko ofrojnë tri lloje kryesore të programit: pambuk, sintetikë dhe lesh; tek të tri llojet temperatura mund të përzgjidhet (edhe pse çdo pëlhurë ka temperaturën fikse maksimale dhe shpejtësinë maksimale të centrifugimit). Në tabelën më poshtë është dhënë pasqyra e këtyre vlerave.  

 

Pambuku

 

Ky program përdoret kryesisht për rroba të pambukta (85% e më shumë), si çarçafët, peshqirët, veshjet e brendshme, maicat, etj.  

 

90 oC: Ky cilësim i temperaturës është më i miri për rrobat e ndotura të bardha dhe tekstilin e pambuktë  (si mbulesa tavoline, peshqirët, çarçafët).

 

60 oC: Kjo temperaturë është më e mira për rrobat e pambukta, të ndotura normalisht dhe pëlhurat me ngjyra, siç janë maicat, këmishat dhe pixhamet, si dhe për rroba dhe pëlhura më pak të ndotura.  

 

30 oC - 40 oC: Këto temperatura janë më të mirat për pëlhurat e ndjeshme ose për artikuj nga pëlhura e përzier.   

 

Ftohtë: Kjo temperaturë është më e mirë për pëlhurat e ndjeshme. 

 

 

 

Sintetika

 

Ky program përdoret për rroba në përbërjen e të cilave ka më shumë poliester ose najlon.  

 

60 oC: Kjo temperaturë është më e mirë për rroba normalisht të ndotura, pambuk të ngjyrosur dhe pëlhura me ngjyra si maicat, këmishat dhe pixhamet, si dhe për rroba të bardha më pak të ndotura dhe për pëlhura.  

 

30 oC – 40 oC: Këto temperatura jane më të mira për pëlhura të ndjeshme ose për gjësende nga pëlhura të përziera. 

 

Ftohtë: Kjo temperaturë është më e mirë për pëlhura të ndjeshme. 

 

 

 

Rrobat e leshta

 

Ky program përdoret për rrobat të cilat në përbërjen e vet kanë më së shumti lesh.  

 

30 oC – 40 oC: Këto temperatura janë më të mira për pëlhura të ndjeshme, lesh ose artikuj nga pëlhura e përzier. 

 

Ftohtë: Kjo temperaturë është më e mirë për pëlhurat e ndjeshme. 

 

 

 

 

Programet e posaçme 

 

Përveç programeve standarde të dhëna më lartë, rrobalarëset Beko ofrojnë një gamë të tërë të programeve shtesë. Edhe tek këto programe mund të cilësoni shpejtësinë e centrifugimit dhe temperaturën.  

 

 

 

Programi antialergjik

 

Ky program lanë rrobat më gjatë dhe në temperatura të larta, kurse ka edhe një cikël shtesë të shpëlarjes për të hequr të gjitha bakteriet dhe alergjenët.

 

 

 

Programi automatik

 

Ky program detekton sa të ndotura janë rrobat dhe në përputhje me këtë cilësohet koha dhe temperatura.   

 

 

Rrobat për fëmijë 

 

Ky program aplikon eksponim më të gjatë ndaj ujit të nxehtë dhe faza shtesë të shpëlarjes për të hequr bakteriet dhe alergjenët.   

 

 

 

Pambuku eko 

 

Ky program lanë normalisht rrobat e ndotura me shpenzim më të vogël të ujit dhe rrymës. 

 

 

Rrobat me ngjyrë të errët 

 

Ky program përdor temperatura më të ulëta dhe më pak tundje që garderoba e errët të mos të zbardhohen.   

 

 

 

Jorganët dhe xhupat me pendla 

 

Ky program është projektuar në mënyrë specifike për larjen e jorganëve më të rëndë.  

 

 

 

Eko pastrimi 

 

Ky program ju mundëson të lani deri në 3,5 kg të rrobave të pambukta të ndotura më pak, me sasi të vogël të ujit dhe rrymës.  

 

 

 

Freskimi 

 

Edhe pse nuk bëhet fjalë për një cikël të plotë të larjes, ky program freskon rrobat e veshura por edhe të ndotura. Bëhet fjalë për programin prej 30 minutash i cili me anë të avullit dhe joneve heq aromat e pakëndshme nga rrobat e veshura më pak.   

 

 

 

GentleCare™

 

Ky program mbronë teksturën dhe ngjyrën e rrobave të ndjeshme, si pambuku i tjerrur ose i krehur, duke iu falënderuar algoritmit të vet për larje dhe centrifugim të butë.   

 

 

 

Larja me dorë/Rrobat e ndjeshme 

 

Ky program është ideal për veshje të leshta dhe të ndjeshme dhe për garderobë në të cilën shruan „Të lahet me dorë“. Pasi që nuk përdoren temperatura të larta dhe pasi që rrobat rrotullohen lehtë në daulle, nuk do të dëmtohen. 

 

 

 

Higjienë+

 

Ky program bashkon kontrollin e ndjeshëm të temperaturës me ciklet shtesë të shpëlarjes dhe centrifugimit, në mënyrë që të gjithë mikroorganizmat të hiqen nga rrobat. Distanca e temperaturës është nga 20 °C deri në 90 °C, kurse organizata Allergy UK ka vërtetuar që me ciklin e larjes në 60 °C eliminohen 99,9% e alergjenëve.  

 

 

Programi Intensiv 

 

Ky program lanë rrobat më gjatë dhe ka faza shtesë të shpëlarjes për të larë më mire rrobat shumë të ndotura.  

 

 

 

Pëlhurat e përziera 

 

 

Ky program lanë së bashku pambukun dhe sintetikën. 

 

 

 

Programi për rrobat sportive/rrobat për aktivitete në ambient të hapur   

 

Ky program mbronë shtresën rezistente ndaj ujit në rroba për aktivitete në ambient të hapur.  

 

 

 

Larje e shpejtë 

 

Me këtë program lahet daullja e plotë me rroba për vetëm 28 minuta.  

 

 

Këmishat 

 

Ky program është projektuar në mënyrë specifike për larjen e rrobave.  

 

 

 

Rrobat sportive 

 

Ky program përdoret për rroba sportive, që shpesh janë të bërbëra nga përzierja e pambukut dhe sintetikës.  

 

 

 

StainExpert™

 

Ky program është testuar në 24 lloje të ndryshme të njollave dhe heq  njollat rezistente më mirë se programi standard për pambuk. 

 

 

SteamTherapy™

 

Ky është programi prej 15 minutash që lanë deri në 1 kg rroba të thata me lirim intensiv të avullit, me çka zvogëlohet rrudhja deri në 58% (e testuar në laboratore interne). 

 

 

Xpress ditor 

 

Ky program lanë daullen e mbushur plot me rroba për 28 minuta.  

 

 

 

Xpress super shkurtë për 14 minuta  

 

Ky program mund të lajë shpejt disa rroba të pambukta, pak të ndotura. Lanë 2 kg rroba për vetëm 14 minuta. 

 

 

 

Clean & Wear®

 

Programi që lanë dhe thanë 1 kg rroba për 2 orë. është ideal kur duhet të lani dhe të vishni ndonjë kombinim rrobash, por nuk keni shumë kohë.   

 

 

 

CoolClean™

 

Program që lanë si programi 40 °C në vetëm 20 °C, me çka kursehet 75% e rrymës. 

 

 

 

Programi Woolmark® për kujdesin ndaj rrobave 

 

Program special që cilëson rrotullimin e daulles ashtu që parandalon dëmtimin e rrobave të leshta që mund të lahen në rrobalarëse.   

 

 

Rather talk to someone?