Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

3 min. Lexojeni

Si të parandaloni gërvishtjen e enëve në enëlarëse?

Si të parandaloni gërvishtjen e enëve në enëlarëse?
Si të parandaloni gërvishtjen e enëve në enëlarëse?

 

 

Llojet e caktuara të enëve janë të ndjeshme ndaj gërvishtjeve në enëlarëse.  

 

Enët të cilat përmbajnë ose jane të përbëra nga alumini mund të ndryshken në enëlarëse. Disa enë të qelqit, enë dekoruese dhe porcelani gjiashtu nuk janë të sigurta për pastrim në enëlarëse.  

 

Kontrolloni udhëzimin për pastrim në enët e tilla të shikoni nëse mund të lahen në enëlarëse. Për gjësende të tjera, shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë që të zgjidhni problemin. 

 

 

 

Kontrolloni nivelin e fortësisë së ujit dhe përdorni enëlarësen në përputhje me këtë 

 

Kripa e enëlarëses ndihmon njësinë e brendshme të zbutësit të pajisjes tuaj të zvogëlojë fortësinë e ujit të çezmës. Nëse furnizimi me ujë është i butë (<5dH), mos përdorni kripë pasi ajo mund të gërvishtë ose gërryejë enët e qelqit. 

 

Ndiqni udhëzimet në manualin tuaj të përdorimit për të matur nivelin e fortësisë së ujit të çezmës. Nëse keni probleme të gjeni manualin tuaj, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. 

 

 

 

Mos hidhni kripën e enëlarëses brenda pajisjes  

 

Rezervuarët e kripës për larjen e enëve përmbajnë ujë dhe ky ujë mund të vërshojë kur mbushni rezervuarin me kripë. Kripa mund të derdhet gjithashtu brenda pajisjes ndërsa rimbushni rezervuarin e kripës. Kripa brenda vaskës së enëlarëses mund të gërvishtë enët e qelqit. 

 

Për të minimizuar derdhjet e kripës, përdorni gypin që është furnizuar bashkë me enëlarësen tuaj Beko kur derdhni kripë në rezervuar, dhe sigurohuni që të fshini çdo ujë të tejmbushur ose granulat e kripës. Mbyllni fort kapakun e rezervuarit pasi ta mbushni përsëri.  

 

Ekzekutoni një program paralarjeje ose programin më të shkurtër për të larë çdo kripë që mund të jetë derdhur brenda pajisjes. Granulat e kripës nën kapak do të treten gjatë paralarjes dhe mund të bëjnë që kapaku të lirohet. Kontrolloni kapakun në fund të programit dhe mbylleni mirë. 

 

 

 

Sigurohuni që cilësimi i fortësisë së ujit të jetë i përshtatshëm  

 

Uji i fortë mund të shkaktojë gërvishtjen e enëve. Enëlarësja juaj ka një cilësim të fortësisë së ujit të cilin duhet ta rregulloni në përputhje me fortësinë e ujit të çezmës. 

 

Ndiqni udhëzimet në manualin tuaj të përdorimit për të përcaktuar cilësimin e saktë. Nëse keni probleme të gjeni manualin tuaj, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.  

 

Enëlarëset Beko me Auto GlassShield® posedojnë senzorë të cilët përcaktojnë fortësinë e ujit tuaj të çezmës dhe përshtatin cilësimin e fortësisë së ujit automatikisht.  

 

 

 

Radhitni enët në enëlarëse në mënyrën e duhur 

 

Ndoshta nuk po i radhitni enët në enëlarëse siç duhet. Radhitni enët ashtu që të mos e prekin njëra tjetrën ose pjesët e lëvizshme të enëlarëses. Për më shumë informacione se si të radhitni enët, shikoni udhëzuesin tonë.  

 

Nëse nuk i radhitni enët siç duhet, uji i spërkatur gjatë ciklit të larjes mund të shkaktojë goditje, gërvishtje, ndërsa enët mund të thyhen. 

 

 

 

Mos përdorni shumë detergjent  

 

Përdorimi i tepërt i detergjentit nuk do të thotë domosdoshmërisht se enët do të pastrohen më mirë. Nëse e stërmbushni bombolën, detergjenti i mbetur mund të gërvishtë enët tuaja. Gjithmonë merrni parasysh shenjën e mbushjes dhe mos e tejkaloni.  

 

 

 

Mos përdorni detergjente dhe produkte të tjera të papërshtatshme  

 

Përdorni detergjente, mjete për shpëlarje dhe kripë të cilat janë enkas për enëlarëse. Mos përdorni sapun të lëngshëm për larjen e enëve, sapun dore, zbardhues, uthull ose ndonjë kimikat tjetër në asnjë rrethanë pasi këto produkte zvogëlojnë performancën e enëlarëses tuaj, shkaktojnë ndryshkjen e pjesëve metalike dhe madje mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjes tuaj. 

 

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions