Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

2 min. Lexojeni

Si të rregulloni enëlarësen që nuk zbraz ujin?

Si të rregulloni enëlarësen që nuk zbraz ujin?
Si të rregulloni enëlarësen që nuk zbraz ujin?

 

 

Ekzistojnë disa arsye pse enëlarësja nuk e zbraz ujin. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.  

 

 

 

Shikoni nëse filtri është i ndotur ose i bllokuar 

 

Enëlarësja juaj ka një filtër kullimi që duhet të pastrohet. Hiqeni filtrin e kullimit të enëlarëses dhe kontrolloni nëse janë ngjitur mbeturinat e ushqimit.

 

Tërhiqeni raftin e fundit të enëlarëses për të arritur filtrin e kullimit. Hiqeni filtrin nga fundi i pajisjes dhe lajeni nën vrushkull uji. Përsëriteni këtë proces një herë në javë për kullimin e duhur të ujit dhe për të parandaluar erërat e këqia. 

 

 

Përfitoni nga filtri EverClean™  

 

Shumica e enëlarëseve Beko posedojnë një filtër EverClean™. Ky filtër përdor një sistem të posaçëm spërkatës që pastron filtrin e kullimit nga brenda. Falë filtrit EverClean™, enëlarësja juaj do të kërkojëvpastrim të filtrit katër herë më pak.  

 

 

 

Instaloni zorrën e kullimit siç duhet  

 

Nëse pajisja nuk zbraz ujin siç duhet, ajo nuk do të marrë ujë. Kontrolloni pozitën e zorrës kulluese që është e lidhur në enëlarësen tuaj. Zorra kulluese duhet të jetë e lidhur në daljen e mbeturinave më së paku 50 cm dhe të shumtën 100 cm mbi tokë.  

 

 

 

Shikoni nëse zorra e zbrazjes së ujit është e lakuar ose e bllokuar 

 

Zorra e kullimit mund të lidhet drejtpërdrejt me një dalje të mbeturinave ose kullimin e lavamanit. Nëse këto kullues janë bllokuar, uji nuk do të kullohet nga pajisja. 

 

Provoni të derdhni pak ujë përmes kullimit për të kontrolluar nëse tubat janë bllokuar. Për ta zhbllokuar, mund të përdorni një zhytës ose hidhni produkte të zhbllokimit. Nëse bllokimi vazhdon, kërkoni ndihmën e një hidrauliku të kualifikuar.  

 

 

 

Kontrolloni ekuilibrin e pajisjes 

 

Enëlarësja juaj duhet të qëndrojë e nivelizuar dhe e ekuilibruar në këmbë për të funksionuar si duhet. Provoni ta lëkundni pajisjen nga njëra anë në tjetrën ose para dhe mbrapa. Nëse po tundet shumë, dyshemeja juaj ose këmbët e pajisjes mund të jenë të pabarabarta. 

 

Përdorni një nivelizues për të kontrolluar ekuilibrin e pajisjes. Nëse nuk është e nivelizuar rregulloni këmbët, duke arritur tek bulonat nën pajisje. Rrotulloni bulonat në drejtim të akrepave të orës ose në drejtim të kundërt të akrepave të orës, derisa janë të rrafshuara në dysheme. Shtrëngoni të gjitha bulonat mirë me dorë.   

 

 

Kini parasysh problemet teknike  

 

Nëse problemi vazhdon, enëlarësja juaj mund të ketë probleme teknike. Nëse dyshoni se ky mund të jetë problemi, kontaktoni servisin e autorizuar.   

 

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions