Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

3 min. Lexojeni

Si të parandaloni mjegullimin e enëve të qelqit pas larjes?

Si të parandaloni mjegullimin e enëve të qelqit pas larjes?
Si të parandaloni mjegullimin e enëve të qelqit pas larjes?

 

 

Ekzistojnë disa arsye pse enët tuaja të qelqit duken të mjegulluara. Ju lutemi shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë që të zgjidhni problemin.  

 

 

Kontrolloni nëse mjeti për shpëlarje ka mbaruar ose është zvogëluar 

 

Mjeti për shpëlarje parandalon tharjen e pikave të ujit në enët tuaja të qelqit dhe mbetjen e shenjave të ujit. Kur ndizet drita e shpëlarësit në enëlarësen tuaj, është koha ta rimbushni.  

 

Rezervuari i mjetit shpëlarës ndodhet në pjesën e brendshme të derës së enëlarëses tuaj, pranë raftit të detergjentit. Hapni kapakun e rezervuarit, derdhni mjetin për shpëlarje derisa rezervuari të mbushet dhe mbylleni kapakun.  

 

 

 

Përshtatni cilësimin e mjetit shpëlarës 

 

Enëlarësja juaj ka një cilësim të mjetit shpëlarës që përcakton sasinë e mjetit shpëlarës që përdor pajisja. Nëse shihni shenja uji në enët tuaja pavarësisht se përdorni mjet shpëlarës, mund të rrisni dozën e mjetit shpëlarës të enëlarëses tuaj. Nëse ka një ngjyrosje të kaltër/si ylber në enë qelqi edhe pas fshirjes, provoni të ulni dozën e mjetit shpëlarës të enëlarëses tuaj. 

 

 

 

Kontrolloni nivelin e fortësisë së ujit dhe përdorni kripën e enëlarëses sipas nevojës  

 

Kripa e enëlarëses ndihmon njësinë e brendshme të zbutësit të pajisjes tuaj të zvogëlojë fortësinë e ujit të çezmës. Nëse furnizimi me ujë është i butë (<5dH), mos përdorni kripë pasi ajo mund të gërvishtë ose gërryejë enët e qelqit.  

 

Ndiqni udhëzimet në manualin tuaj të përdorimit për të matur nivelin e fortësisë së ujit të çezmës. Nëse keni probleme të gjeni manualin tuaj, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.  

 

 

 

Mos hidhni kripën e enëlarëses brenda pajisjes 

 

Rezervuarët e kripës për larjen e enëve përmbajnë ujë dhe ky ujë mund të vërshojë kur mbushni rezervuarin me kripë. Kripa mund të derdhet gjithashtu brenda pajisjes ndërsa rimbushni rezervuarin e kripës. Kripa brenda vaskës së enëlarëses mund të gërvishtë enët e qelqit.  

 

Për të minimizuar derdhjet e kripës, përdorni gypin që është furnizuar bashkë me enëlarësen tuaj Beko kur derdhni kripë në rezervuar, dhe sigurohuni që të fshini çdo ujë të tejmbushur ose granulat e kripës. Mbyllni fort kapakun e rezervuarit pasi ta mbushni përsëri.  

 

Ekzekutoni një program paralarjeje ose programin më të shkurtër për të larë çdo kripë që mund të jetë derdhur brenda pajisjes. Granulat e kripës nën kapak do të treten gjatë paralarjes dhe mund të bëjnë që kapaku të lirohet. Kontrolloni kapakun në fund të programit dhe mbylleni mirë. 

 

 

 

Sigurohuni që cilësimi i fortësisë së ujit të jetë i përshtatshëm 

 

Uji i fortë mund të shkaktojë gërvishtjen e enëve. Enëlarësja juaj ka një cilësim të fortësisë së ujit të cilin duhet ta rregulloni në përputhje me fortësinë e ujit të çezmës.  

 

Ndiqni udhëzimet në manualin tuaj për të matur nivelin e fortësisë së ujit. Nëse keni vështirësi që ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.   

 

 

 

Mos lani enët e qelqit bashkë me enë të aluminit ose enë që përmbajnë alumin  

 

Enët e kuzhinës që përmbajnë ose janë të përbëra nga alumini mund të ndryshken në enëlarëse. Grimcat që shkëputen nga këto mund të gërvishtin enët e qelqit. Shmangni larjen e artikujve të qelqit dhe aluminit së bashku. 

 

 

 

Përfitoni nga programet Auto GlassShield® , SteamGloss® dhe GlassCare 40 °C  

 

Shumica e enëlarëseve Beko posedojnë teknologji she programe specifike që mbrojnë enët tuaja të qelqit. 

 

Teknologjia Auto GlassShield® mbronë enët tuaja të qelqit nga dëmtimi duke identifikuar fortësinë e ujit dhe duke përshtatur cilësimin e fortësisë së ujit sipas nevojës.  

 

Teknologjia SteamGloss® siguron 10 minuta ngrohje intensive shtesë duke minimizuar njollat e ujit.   

 

Programi GlassCare 40 °C lanë enët tuaja të qelqit me kujdes në temperaturë prej 40 °C për të mbrojtur enët delikate të qelqit.    

 

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions