Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

2 min. Lexojeni

Si të rregulloni një enëlarëse që nuk shpëlan si duhet?

Si të rregulloni një enëlarëse që nuk shpëlan si duhet?
Si të rregulloni një enëlarëse që nuk shpëlan si duhet?

 

 

Ekzistojnë disa arsye pse enëlarësja nuk shpëlan enët siç duhet. Ju lutemi shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë që të zgjidhni problemin. 

 

 

Shikoni nëse detergjenti është shkrirë tërësisht 

 

Shhpërndarësi i lagur i detergjentit ose detergjenti i lagësht do të shkaktojë që detergjenti të mblidhet dhe të mos tretet siç duhet. 

 

Për ta shmangur këtë, thajeni bombolën para se ta mbushni atë dhe mbajeni detergjentin tuaj të enës në një enë të mbyllur, pa lagështi dhe temperatura të larta. Gjithashtu, mos e hidhni detergjentin shumë më parë se ta ndizni pajisjen sepse mund të grumbullohet ose të ngjitet në bombolë.  

 

 

Mos përdorni detergjent dhe produkte të tjera të papërshtatshme  

 

Sigurohuni që të përdorni detergjentë, mjete shpëlarëse dhe kripë që janë posaçërisht për enëlarëse. Mos përdorni sapun të lëngshëm për larjen e enëve, sapun dore, zbardhues, uthull ose ndonjë kimikat tjetër në asnjë rrethanë pasi këto produkte zvogëlojnë performancën e enëlarëses tuaj, shkaktojnë ndryshkjen e pjesëve metalike dhe madje mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjes tuaj.

 

 

 

Mos përdorni shumë detergjent  

 

Përdorimi i tepërt i detergjentit nuk do të thotë domosdoshmërisht se enët tuaja do të pastrohen më mirë. Nëse mbingarkoni bombolën me vrimë nxjerrëse, detergjenti i mbetur mund të gërvishtë fundin e enëve tuaja. Gjithmonë merrni parasysh shënimet e nivelit dhe mos i tejkaloni ato. 

 

 

 

Mbusheni pajisjen me enë në mënyrën duhur  

 

Ndoshta po radhitni pjatat tuaja gabimisht ose po e mbingarkoni enëlarësen tuaj. Radhitni pjatat siç duhet dhe kujdesuni që të mos e prekin njëra tjetrën ose pjesët e lëvizshme të enëlarëses. 

 

Nëse nuk e ngarkoni enëlarësen siç duhet, gotat e lehta nga plastika ose qelqi mund të lëvizin dhe të kthehen, duke u mbushur me ujë të larjes. Enët mund të pengojnë hapjen e kapakut të shpërndarësit të detergjentit ose kthimin e krahëve të spërkatësit. 

 

Rrotulloni krahët e spërkatjes pas përfundimit të radhitjes së enëve për tu siguruar se mund të lëvizin lirshëm. Për më shumë informacione se si të radhitni enët, shikoni udhëzimin tonë. 

 

 

Përfitoni nga opsioni SuperRinse™ 

 

Shumica e enëlarëseve Beko posedojnë opsionin SuperRinse™, që ofron një funksion shtesë të shpëlarjes. Mund të përdorni këtë opsion nëse jeni të ndjeshëm ndaj mbetjeve të detergjentit ose nëse thjeshtë dëshironi që enët të jenë më të shpëlara.  

 

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions