Çdo gjë që duhet të dini rreth

Frigoriferi i kombinuar

Pyetjet dhe përgjigjet

Rekomandohet që të shkrini njësinë e frizit të frigoriferit tuaj përafërsisht një herë në muaj ose kur trashësia e ngricës është rreth 0.5 centimetra.

 

Frigoriferët no-frost nuk kanë nevojë për shkrirje manuale.

Është normale të dëgjosh zhurma që i ngjajnë zhurmës së ujit të rrjedhshëm ndërsa po funksionon frigoriferi. Këta tinguj krijohen kur lëngu dhe gazi rrjedhin brenda sistemit të ftohësit. Ky nuk është një prishje.

 

Tingulli mund të vijë gjithashtu nga furnizimi me ujë nëse frigoriferi juaj ka një prodhues akulli, ose nga funksioni automatik i shkrirjes nëse pajisja juaj është një model no-frost. Mundohuni të përcaktoni se nga vjen tingulli. Nëse po vjen nga zona e ngrirjes ose midis furnizimit me ujë dhe krijuesit të akullit, tingulli është normal dhe do të ndalet automatikisht pas një kohe.

 

Nëse pajisja juaj nuk funksionon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar.  

Është normale të dëgjosh zhurma të ujit që rrjedh gjatë punës së frigoriferit tuaj. Këto zhurma dëgjohen kur lëngu dhe gazi rrjedhin brenda sistemit të frigoriferit. Kjo nuk është prishje.

 

Zhurma gjithashtu mund të vijë nga furnizimi me ujë nëse frigoriferi juaj ka një akull-bërës, ose nga funksioni i shkrirjes automatike nëse pajisja juaj është model no-frost. Përpiquni të përcaktoni prej nga dëgjohet zhurma. Zhurma vjen nga pjesa e frigoriferit ose në mes të furnizimit me ujë dhe akull-bërësit, zhurma është normale dhe do të ndërpritet automatikisht pas ca kohe. 

 

Nëse pajisja juaj nuk funksionon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Është normale të dëgjosh një zhurmë klikuese ndërsa frigoriferi juaj është duke punuar. Kjo zhurmë mund të vijë nga tajmeri i shkrirjes nëse modeli i pajisjes tuaj është no-frost (pa ngrirje) ose nga funksioni i akull-bërjes nëse frigoriferi juaj është i pajisur me një akull-bërës.

 

Nëse keni vënë re një rritje të temperaturës së brendshme bashkë me zhurmën klikuese, kompresori i pajisjes tuaj mund të jetë tejngrohur dhe zhurma klikuese është zhurmë e fikjes së pajisjes. Problemi mund të jetë i lidhur me spiralet e kondensatorit.

 

Kondensatori  është përgjegjës për lirimin e nxehtësisë që e prodhon pajisja jua. telat e saj nuk mund të funksionojnë siç duhet nëse janë të mbuluar me ndytësira ose me pluhur. Hiqeni pajisjen nga rryma dhe gjeni spiralet mbrapa pajisjes. Mund të pastroni spiralet me një brushë të butë ose me gjatuesin e fshesës me korrent duke e vendosur në funksion të ulët të thithjes. Mos përdorni lecka ose peshqirë të lagur gjatë pastrimit të spiraleve të kondensatorit.

 

Nëse pajisja juaj nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Zhurmën që po e dëgjoni është alarmi i derës së hapur. Nëse dera ose dyert e frigoriferit janë të hapura, alarmi i derës së hapur do të aktivizohet për disa minuta. Posa të mbyllni derën, alarmi do të fiket. 

Është normale të dëgjosh një zhurmë plasaritëse gjatë punës së frigoriferit. Kjo zhurmë mund të vijë nga It is normal to hear a cracking sound as your refrigerator is running. Ky tingull mund të vijë nga komponentët e frigoriferit që tkurren ose zgjerohen, ose nga rënia e kubeve të akullit nëse frigoriferi juaj është i pajisur me një prodhues të akullit. Kjo nuk duhet të jetë prishje.

 

Nëse pajisja juaj nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar.

Është normale që frigoriferi juaj të bëjë zhurmë derisa punon.

 

Nëse mendoni se zhurma është shumë e lartë ose e pazakonshme, ose nëse pajisja nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Është normale të dëgjosh një zhurmë fishkëlluese nëse frigoriferi juaj ka funksionin no-frost. Ky tingull mund të vijë nga uji që pikon në ngrohësit e shkrirjes. Kjo nuk është prishje.

 

Nëse pajisja juaj nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

general-cta-image

Jemi këtu për ju!

Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.

+38338714444 elektro-servis kosova E Hёnё - E Premte 08:30 – 16:30 E Shtunё 09:00 – 15:00 E Dielё pushim

Ju duhet më shumë mbështetje?

Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions