Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

2 min. Lexojeni

Si të rregulloni një frigorifer që rrjedh? 

Si të rregulloni një frigorifer që rrjedh?
Si të rregulloni një frigorifer që rrjedh?

 

 

Së pari duhet të gjeni prej nga vjen rrjedhja. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin. 

 

 

 

Shikoni nëse kulluesi është i mbushur 

 

Uji i mbledhur gjatë shkrirjes shkon në enën e kullimit, e cila zakonisht është afër fundit të frigoriferit. Nëse pajisja juaj nuk është e ekuilibruar, uji mund të derdhet nga kjo enë. 

 

Lëkundeni frigoriferin ngadalë të shikoni nëse është ekuilibruar. Nëse është e lehtë të lëkundet, atëherë nuk është i ekuilibruar. Mund të nivelizoni atë duke rrotulluar këmbëzat më poshtë ose më lartë deri sa të ekuilibrohet. Mos harroni se edhe dyshemeja duhet të jetë gjithashtu e rrafshët. Zhvendoseni pajisjen në në vend tjetër nëse është e nevojshme.  

 

 

 

Shikoni nëse rrjedhja vjen nga pjesa e brendshme, mbrapa krisperit  

 

Uji i mbledhur gjatë shkrirjes mund të kalojë nëpër një tub brenda pajisjes tuaj. Ky tub arrin deri tek kullimi në krisper. Hiqni krisperat për të parë nëse rrjedhja e ujit po vjen nga ky kullues. Nëse ka një pellg uji këtu, do të thotë se ndoshta kulluesi është i bllokuar.

 

Mund të provoni të zhbllokoni tubin me një pajisje hidraulike (shitet në dyqanet e pajisjeve). Futeni atë përmes tubit të kullimit, shtyjeni derisa të takohet me bllokimin dhe kthejeni atë në drejtim të akrepave të orës. Tërhiqeni atë dhe përsëritni këtë proces derisa të hiqet bllokimi. Provoni të derdhni pak ujë të ngrohtë në kullues për të parë nëse është i papenguar.

 

 

Nëse frigoriferi është i lidhur në ujësjellës, kontrolloni lidhjet e ujit 

 

Nëse frigoriferi juaj ka një bombolë me vrimë nxjerrëse uji, rrjedhja mund të vijë nga lidhjet e linjës së ujit. Ato ndryshojnë në varësi të modelit. Ndiqni udhëzimet në manualin e përdorimit të pajisjes tuaj për të parë se si dhe ku janë lidhjet. Nëse keni probleme të gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke përdorur numrin e modelit të produktit tuaj. Kontrolloni që këto lidhje të jenë në rregull dhe jo të penguara. 

 

 

Rather talk to someone?