Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

3 min. Lexojeni

Si të rregulloni frigoriferin që punon rregullisht? 

Si të rregulloni frigoriferin që punon rregullisht?
Si të rregulloni frigoriferin që punon rregullisht?

 

 

Nuk punon çdo frigorifer sipas modelit të njëjtë. Kini parasysh që pajisjet më të mëdha duhet të punojnë për një periudhë më të gjatë kohore. Nëse mendoni se pajisja juaj ndizet shumë shpesh ose punon shumë gjatë, shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.   

 

 

 

Kontrolloni temperaturën e ambientit  

 

Nëse temperatura e ambientit është shumë e lartë, ndoshta është e nevojshme që frigoriferi të punojë në intervale më të gjata kohore. Kontrolloni nëse frigoriferi gjendet në afërsinë e burimit të nxehtësisë si radiatorët, pllakat për zierje ose furra. Vendoseni pajisjen në një vend tjetër nëse ky është problemi.  

 

 

 

Parandaloni hapjen e shpeshtë të derës dhe mos e mbani të hapur shumë gjatë 

 

Për të mbajtur temperaturën e brendshme stabile, mos e hapni derën e pajisjes shumë shpesh dhe mos e mbani të hapur shumë gjatë. Kontrolloni nëse ushqimi ose ndonjë gjetër është duke penguar që dera të mbyllet normalisht. 

 

 

 

Pajisja e instaluar ose e mbushur së fundmi  

 

Pajisjes tuaj do ti duhet kohë që të arrijë temperaturën ideale nëse është instaluar ose mbushur së fundmi. Kjo është normale.  

 

 

 

Mos e futni ushqimin e ngrohtë në frigorifer 

 

Nëse futni ushqim të nxehtë, frigoriferit i duhet më shumë kohë që të stabilizojë temperaturën e brendshme. Pritni që ushqimi të ftohet para se ta futni në frigorifer. 

 

 

 

Kontrolloni nëse në vulat  e derës ka zbrazëti, vrima ose plasaritje  

 

Ajri i ftohtë në pajisje duhet të jetë i izoluar në mënyrë të përshtatshme nga temperatura e jashtme. Kontrolloni nëse ka zbrazëti në mes të vulës së derës dhe dollapit. Nëse gjeni ndonjë të tillë, rregulloni vulën duke e tërhequr me gishta lehtësisht nga dera.

 

Nëse dera nuk mbyllet mirë, provoni të pastroni vulën me një leckë të butë ose me sfungjer të lagur me ujë të ngrohtë. Mos përdorni detergjente abrazive për pastrim sepse mund të dëmtohen vulat. Nëse vulat e derës janë të çliruara ose të dëmtuara duhet të riparohen ose të ndërrohen tërësisht, Nëse dyshoni që ky mund të jetë problemi, kontaktoni servisin e autorizuar.    

 

 

 

Kontrolloni cilësimin e temperaturë  

 

Frigoriferi mund të jetë cilësuar të punojë në temperaturë më të ulët se sa që duhet. Temperatura e rekomanduar është rreth 4 °C deri në 5 °Cpër frigorifer dhe rreth -18 °C për njësinë e ngrirjes. Kontrolloni cilësimet dhe përshtatni nëse është e nevojshme.   

 

 

 

Kontrolloni nëse është grumbulluar akull  

 

Kontrolloni nëse në njësinë e ngrirjes është grumbulluar akull. Nëse në muret e brendshme shihet akull, ndoshta pajisja juaj është shumë e ngarkuar sepse përpiqet të arrijë ose të mbajë temperaturën ideale. Në këtë rast duhet të shkrini manualisht njësinë për ngrirje.

 

Më shumë informacione për shkrirjen e frizit kërkoni në manualin e përdorimit. Nëse nuk mund ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.  

 

Frigoriferët e kombinuar Beko me teknologjinë 3 Zone No Frost dhe NeoFrost™ Dual Cooling (ftohje e dyfishtë) parandalojnë grumbullimin e akullit, prandaj duhet të shkrini pajisjen manualisht. Kini parasysh që pajisja juaj do të punojë më gjatë nëse është i aktivizuar funksioni i heqjes automatike të akullit.  

 

 

Kontrolloni nëse është i aktivizuar funksioni fast freeze (ngrirje e shpejtë)  

 

Funksioni Fast Freeze (ngrirje e shpejtë) në frigoriferët Beko mundëson shkrirje të shpejtë dhe prodhim të shpejtë të akullit. është normale që frigoriferi juaj të punojë më gjatë nëse është i aktivizuar funksioni Fast Freeze (shkrirje e shpejtë). Nëse nuk dëshironi ta fikni vetëm pas 8 orëve ose kur njësia e frigoriferit arrin temperaturën e duhur.  

 

 

Rather talk to someone?