Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

3 min. Lexojeni

Si të parandaloj kondensimin në frigorifer? 

Si të parandaloj kondensimin në frigorifer?
Si të parandaloj kondensimin në frigorifer?

 

 

Lagështia e dukshme brenda frigoriferit do të thotë që pajisja juaj ka problem me ekuilibrin e temperaturës. Shikoni këshillat në vazhdim për të zgjidhur problemin.  

 

 

 

Lini kohë të mjaftueshme që pajisja e posainstaluar të ftohet 

 

Është normale që të formohet kondensim i caktuar brenda pajisjes tuaj kur e ndizni për herë të parë në furnizim me rrymë ose pasi që nuk ka qenë në përdorim për një kohë të gjatë. Kjo do të zhduket kur temperatura e brendshme të stabilizohet.   

 

 

 

Kontrolloni temperaturën e mjedisit  

 

Temperatura e jashtme mund të parandalojë funksionimin normal të pajisjes, posaçërisht nëse është e vendosur në garazhë ose në një ambient të jashtëm pa ngrohje. Nëse mendoni se ky mund të jetë problemi, vendoseni pajisjen në një vend të përshtatshëm.

 

Për të parë në cilën temperaturë më të ulët mund të punojë frigoriferi Beko, shikoni udhëzimin e përdorimit. Nëse nuk mund ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu, duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.  

 

 

 

Kontrolloni lagështinë e ambientit  

 

Lagështia në ambient mund të ndikojë në pajisjen tuaj. Më mirë të mos e vendosni pajisjen në vende ku ka shumë lagështi. Nëse koha është shumë me lagështi, shqyrtoni mundësinë që të vendosni pajisjen në një hapësirë me pajisje ftohëse.  

 

 

 

Kontrolloni nëse në vulat  e derës ka boshllëqe, vrima ose plasaritje 

 

Ajri i ftohtë në pajisje duhet të jetë i izoluar në mënyrë të përshtatshme nga temperatura e jashtme. Kontrolloni nëse ka zbrazëti në mes të vulës së derës dhe dollapit. Nëse gjeni ndonjë të tillë, rregulloni vulën duke e tërhequr me gishta lehtësisht nga dera.

 

Nëse dera nuk mbyllet mirë, provoni të pastroni vulën me një leckë të butë ose me sfungjer të lagur me ujë të ngrohtë. Mos përdorni detergjente abrazive për pastrim sepse mund të dëmtohen vulat. Nëse dyshoni që ky mund të jetë problemi, kontaktoni servisin e autorizuar.   

 

 

 

Mos e hapni derën shumë shpesh ose mos e mbani të hapur shumë gjatë  

 

Ajri i ngrohtë nga jashtë i cili hyn në frigorifer shkakton kondensim kur vjen në kontakt me ajrin e ftohtë në frigorifer nga brenda. Nëse dera e frigoriferit hapet shumë shpesh ose nëse nuk është e vulosur mirë, ajri i ngrohtë i jashtëm do të hyjë në pajisje. Atëherë kondensimi shëndrrohet në lagështi ose në akull.

 

Për të parandaluar këtë gjë, mos e hapni derën e frigoriferit shumë shpesh dhe mos e lini të hapur për një kohë të gjatë. Kontrolloni mos është duke penguar ndonjë ushqim ose ndonjë gjë tjetër që dera të mbyllet normalisht.  

 

 

 

Kontrolloni cilësimin e temperaturës  

 

Frigoriferi ndoshta është i cilësuar në temperaturë më të ulët se sa që duhet. Temperatura e rekomanduar e frigoriferit është rreth 4 °C deri në 5 °C për frigorifer dhe rreth  -18 °C për njësinë e ngrirjes. Kontrolloni cilësimet dhe përshtatni nëse është e nevojshme.  

 

 

 

Mos e lini ushqimin e ngrohtë në pajisje  

 

Nëse në frigorifer e lini ushqimin më të ngrohtë, i nevojitet më shumë kohë që të stabilizojë temperaturën e brendshme. Pritni që ushqimi të ftohet para se ta lini në pajisje.   

 

 

 

Ruani ushqimin dhe lëngjet në mënyrën e duhur  

 

Lëngjet ose ushqimet që përmbajnë lëngje i kontribuojnë krijimit të lagështinë nga brenda. Gjithashtu, ushqimi si sallata dhe frutat lirojnë lagështinë brenda pajisjes derisa të ftohet. Për të parandaluar këtë, mbështillni këto produkte në peceta letre dhe gjithmonë mbani në sirtarë të mbyllur mirë ose në mbështjellje rezistente ndaj lagështisë dhe të destinuara për përdorim në frigorifer.  

Rather talk to someone?