Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

1 min. Lexojeni

Si të rregulloni aparatin për akull që nuk prodhon akull? 

Si të rregulloni aparatin për akull që nuk prodhon akull?
Si të rregulloni aparatin për akull që nuk prodhon akull?

 

 

Nëse aparati për akull është i ndezur, por frigoriferi nuk prodhon akull, shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojë të zgjidhni problemin.  

 

 

Kontrolloni nëse është i mbushur dispanzeri me ujë  

 

Nëse keni një frigorifer që nuk është i lidhur në instalimet e ujësjellësit, kontrolloni nëse dispanzeri i ujit është i mbushur. Ndoshta frigoriferi nuk mund të prodhojë akull sepse nuk ka furnizim me ujë.  

 

Mos e hapni derën e frigoriferit shumë shpesh dhe mos e mbani hapur për një kohë të gjatë.

Frigoriferi juaj duhet të mbajë ajrin brenda frizit në temperaturë të caktuar për të prodhuar sasinë e duhur të akullit. Nëse dera e frizit hapet shumë shpesh ose nëse qëndron e hapur për një kohë të gjatë, ajri i ngrohtë do të hyjë në pajisje dhe do të ngrotë temperaturën e brendshme. Kjo mund të ngadalësojë veprimin e prodhimit të akullit.  

 

 

Kontrolloni lidhjet e ujit  

 

Nëse frigoriferi juaj është i lidhur në ujësjellës, ndoshta ekziston ndonjë pengesë ose plasaritje në lidhjen e ujit për shkak së cilës është zvogëluar ose është ndaluar prodhimi i akullit. Kjo varet nga lloji i modelit. Respektoni udhëzimet nga manuali i përdorimit për pajisjen tuaj të shikoni nëse ekzistojnë lidhje të ujit dhe ku gjenden ato. Nëse nuk mund të gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. Kontrolloni nëse lidhjet janë vënë si duhet dhe nëse janë në rregull.  

 

 

 

Kontrolloni mos është i bllokuar aparati për akull  

 

Hapësirat në aparatin për akull mund të jenë bllokuar. Kur akulli nuk del nga aparati, kontrolloni mos është bllokuar akulli në bashkime që çojnë deri te dispanzeri i akullit.  

 

 

Kini parasysh problemet teknike 

 

Nëse nuk bëhet fjalë për këtë, frigoriferi mund të ketë një problem teknik. Nëse dyshoni se ky mund të jete problemi, kontaktoni servisin e autorizuar.  

 

Rather talk to someone?