Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Are you sure you want to clear your wishlist?
Continue
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim
Si mund të ndihmojmë?

Përzgjidhni produktin Përzgjidhni problemin .
Si mund të ndihmojmë?

Filloni përsëri

Faqet

Si ta heq dhe ta zëvendësoj llambën në furrë?

Llamba e furrës është një llambë speciale që i reziston temperaturave të larta. Para se ta zëvendësoni sigurohuni që furra të jetë e shkëputur nga energjia elektrike dhe të jetë e ftohur mirë. Konsultoni manualin për përdorim për të gjetur llambën. Nëse keni vështirësi që ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e pajisjes tuaj.  

 

Hiqni kapakun e llambës dhe llambën duke e rrotulluar në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Zëvendësojeni llambën me llojin e njëjtë siç është specifikuar në manualin për përdorim. Vendoseni llambën në vend duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës. Vendoseni kapakun dhe rrotullojeni edhe atë në drejtim të akrepave të orës gjithashtu. 

A është normale që të mjegullohet xhami i furrës me gaz? Pse ka lagështirë ose kondensim në xhamin e dritares së furrës?

Po, kjo është normale.

 

Kur digjet gazi, produktet kryesore të djegies janë dioksidi i karbonit dhe uji në formën e avullit. Kjo shkakton pak mjegullim ndërsa furra nxehet. Sapo furra të arrijë temperaturën e caktuar, lagështia do të shpërndahet dhe mjegulla do të pastrohet. Ushqimet që kanë nivele të larta lagështie si gjel deti dhe peshku mund të shkaktojnë më shumë kondensim se zakonisht.

Furra ime vazhdon të bëjë një zhurmë klikuese. A është kjo normale?

Furrat me gaz përdorin ndezës për të startuar ndezjen. Këta ndezës bëjnë një zhurmë tingëlluse ose klikuese që do të ndalojë pasi të fillojë ndezja. Nëse ndezësi është i lagur, zhurma mund të vazhdojë më gjatë. 

 

Nëse zhurma nuk ndalon, çelësi i ndezjes mund të jetë bllokuar. Nëse dyshoni se ky mund të jetë problemi, kontaktoni servisin e autorizuar.

Furra ime bën një zhurmë gumëzhitëse. A është kjo normale?

Është normale që furra juaj të bëjë një zhurmë gumëzhitëse derisa është duke punuar ose menjëherë pasi të fiket. Kjo është zhurmë e ftohjes automatike të ventilatorit që ndihmon në ftohjen e furrës dhe kontrolleve elektrike. Ventilatori do të vazhdojë punën për ca kohë pasi të jetë fikur nga rryma. Do të ndalojë automatikisht pasi që furra të jetë ftohur.

 

Nëse pajisja juaj nuk punon normalisht deri sa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Drita e furrës nuk punon. Si të zëvendësoj llambën e furrës?

Llamba e furrës është një llambë speciale që i reziston temperaturave të larta. Nëse furra është e lidhur në një prizë që punon, por drita nuk punon, llamba mund të jetë prishur ose të jetë djegur. Nëse xhami i llambës është i errët, me siguri është djegur dhe duhet të zëvendësohet.

 

Para se ta zëvendësoni sigurohuni që furra të jetë e shkëputur nga energjia elektrike dhe të jetë e ftohur mirë. Konsultoni manualin për përdorim për të gjetur llambën. Nëse keni vështirësi që ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e pajisjes tuaj.  

 

Hiqni kapakun e llambës dhe llambën duke e rrotulluar në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Zëvendësojeni llambën me llojin e njëjtë siç është specifikuar në manualin për përdorim. Vendoseni llambën në vend duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës. Vendoseni kapakun dhe rrotullojeni edhe atë në drejtim të akreave të orës gjithashtu. 

Kohëmatësi i furrës tregon “AUTO”, “A" ose një shigjetë në mes të dy vijave vertikale në ekran. A është kjo normale?

Kjo do të thotë se furra juaj është cilësuar që të fiket automatikisht në një kohë të caktuar. Duhet të fikni funksionin e kohëmatjes nëse dëshironi të përdorni furrën tuaj në mënyrë manuale. 

 

Konsultoni manualin për përdorim të shihni se si bëhet kjo. Nëse keni vështirësi që të gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke e shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. 

Simboli i orës është i ndezur në ekranin e furrës Beko. A është kjo normale?

Kjo do të thotë se kohëmatja e furrës është rivendosur. Kjo ndodh kur ndërpritet energjia elektrike. Simboli do të zhduket pasi të cilësoni orën e furrës.

 

Konsultoni manualin për përdorim për të mësuar se si bëhet kjo. Nëse keni vështirësi që të gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke e shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. 

Artikujt