Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

1 min. Lexojeni

Si të përmirësoni kafenë që ka shije të keqe nga aparati i kafesë?

Si të përmirësoni kafenë që ka shije të keqe nga aparati i kafesë?
Si të përmirësoni kafenë që ka shije të keqe nga aparati i kafesë?

 

 

Ekzistojnë disa arsye pse kafeja ka shije të keqe. Ju lutemi shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.   

 

 

 

Përdorni ujë të pijshëm ose të destiluar 

 

Kualiteti i ujit ndikon shumë në shijen e kafesë. Nëse përdorni ujë nga çezma, provoni të përdorni ujë nga shishja ose ujë të filtruar  në vend të kësaj. 

 

 

 

Sigurohuni që uji të mos ketë ndenjur gjatë  

 

Kafeja humbet aromën me kalimin e kohës. Aq më tepër nëse është e bluar. Për të pasur kafe me një shije më të mirë nga aparati juaj, përdorni kafe me kokrra të freskëta të pjekura dhe të bluara. Përdorimi i mullirit për bluarjen e kafesë para përgatitjes, do të përmirësojë aromën e kafesë. Përkujdesuni që të ruani kafenë në një vend të thatë dhe të ftohtë.  

 

 

 

Sigurohuni që kafeja juaj të jetë bluar për përdorim në aparat kafeje me filtër  

 

Vrazhdësia e bluarjes së kafesë bën një ndryshim të madh në shije. French press, aparati i espresos ose aparati i kafesë me filtër, të gjithë kërkojnë nivele të ndryshme të bluarjes për të dhënë rezultate më të mira. Nëse kafeja juaj është e dobët, kafeja mund të mos jetë bluar siç duhet. Nëse ka shije të hidhur, kafeja juaj mund të jetë shumë e bluar.  

 

 

Pastroni të gjitha pjesët 

 

Mund të ketë diçka në aparatin e kafesë që ndikon në aromë. Shkëputeni pajisjen nga energjia dhe pastroni të gjitha pjesët që vijnë në kontakt me ujin dhe kafenë. Mbajeni pajisjen të shkyqur nga energjia elektrike gjatë instalimit dhe pastrlimit.  

 

Pastroni ibrikun e kafesë dhe shportën e filtrit me ujë të ngrohtë dhe me një sasi të vogël të sapunit të butë. Thajini të dyja pjesët mirë para përdorimit. Ndizeni pajisjen një herë pa kafe duke përdorur vetëm ujë dhe pastaj derdheni.  

 

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions