Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

8 min. Lexojeni

Si të instaloni enëlarësen tuaj Beko?

Si të instaloni enëlarësen tuaj Beko?
Si të instaloni enëlarësen tuaj Beko?

 

 

Ju nevojiten: 

 

Veglat

Gërshërë ose prerës kutish, çelës, kaçavidë, nivelizues  

 

Lidhjet:

Lidhje e energjisë elektrike e tokëzuar, pa shumëzues ose pa kabllo zgajtues, furnizim me ujë dhe një zorrë 

 

Fiksuesit shtesë:

Një valvulë dalëse e dyfishtë, një fund kullimi  

 

Niveli i vështirësisë:

3/5

 

Koha mesatare:

30 deri në 45 minuta për të larguar pajisjen e vjetër   

90 deri në 120 minuta për të instaluar pajisjen e re

 

 

 

Para se të filloni 

 

Instalimi i piajisjes mund të jetë i ndërlikuar madje edhe i rrezikshëm, prandaj para se të filloni, lexoni këto paralajmërime dhe udhëzime.

  • Sigurohuni që furnizimi me energji elektrike dhe furnizimi me ujë të jenë të shkyqura para se të filloni të hiqni pajisjen e vjetër.  
  • Sigurohuni që keni shkëputur nga rryma pajisjen e vjetër/të re para se të filloni procedurën e largimit/instalimit.  
  • Pajisjen vendoseni në sipërfaqe të fortë dhe të rrafshët e cila mund të mbajë peshën. Asnjëherë mos e vendosni atë mbi qilim pasi që do të pengohet qarkullimi i ajrit në komponentat elektrike në fund të pajisjes dhe kështu mund të shkaktojë tejngrohje.  
  • Kur të pranoni pajisjen, kontrolloni mos është dëmtuar gjatë transportit dhe nëse janë të bashkangjitura të gjithë aksesorët dhe a janë në gjendje të rregullt.  
  • Sigurohuni që të keni një prizë elektrike të tokëzuar të mbrojtur me siguresë. Siguresa dhe priza duhet të jenë në përputhje me tabelën e specifikimeve teknike në manualin Beko. Mos e lidhni pajisjen në kabllo zgjatues. Sigurohuni që kablloja e rrymës të mos shtypet ose të mos ngecet. 
  • Asnjëherë mos e prekni spinën me duar të lagura. Asnjëherë mos e hiqni spinën duke tërhequr kabllon, mbajeni gjithmonë dhe tërhiqeni kokën e spinës. 

 

 

Largimi i pajisjes së vjetër  

 

Sigurohuni që furnizimi me ujë dhe furnizimi elektrik të jenë të fikur në rrjetin elektrik. Nëse pajisja është e vendosur në dollap, hiqni çdo vidë mbajtëse. Tërhiqeni pajisjen nga pozicioni i saj.   

 

Mos harroni se enëlarëset mund të jenë të rënda, prandaj bëni kujdes gjatë largimit të enëlarëses tuaj. Për ta nxjerrë pajisjen më me lehtësi, kthejeni atë mbrapsht dhe vendoseni në një copë qilimi të vjetër. Pastaj mund të tërhiqni qilimin bashkë me pajisjen mbi të.  

 

Tani duhet të keni qasje në pjesën e pasme të pajisjes dhe të jeni në gjendje të shkëputni lidhjet e saj elektrike, të ujit dhe ujërave të zeza. Mund të ju duhet të përdorni një çelës ose pincë për të liruar lidhjet. Vendosni një tas nën çezmën e furnizimit me ujë për të kapur çdo rrjedhje dhe vendosni skajet e tubave të furnizimit dhe mbeturinave në tas. 

 

Kontrolloni rregulloret lokale se si të hidhni pajisjet e vjetra shtëpiake. Komuna juaj mund të ofrojë një shërbim grumbullimi. Nëse do ta hiqni vetë, mos harroni se do të keni nevojë për një person tjetër që t'ju ndihmojë të ngritni dhe lëvizni pajisjen. 

 

 

 

Përgatitja e pajisjes tuaj të re për instalim  

 

Pasi që pajisja juaj e re të jetë në dhomën ku do të instalohet, sigurohuni që të keni hapësirë të mjaftueshme për ta shpaketuar. Përdorni gërshërë ose një prerës për kuti për të hequr paketimin e jashtëm. Bëni kujdes që të mos pritet shumë thellë, pasi kjo mund të gërvishtë pajisjen. Hiqni çdo karton dhe polisterol, gjithashtu. 

 

Mund të ketë pjesë paketimi nën pajisje, prandaj kujdes kur e ngritni pajisjen për ta hequr atë. Pastaj hiqni të gjitha afishet dhe mbulesat sa më shpejt të jetë e mundur. Sa më gjatë të qëndrojnë, aq më e vështirë është të hiqen.  

 

Pas shpaketimit, kontrolloni nëse janë të pranishëm të gjithë aksesorët dhe nëse janë në rregull. Kjo përfshinë manualin e përdorimit, shportën e takëmeve, hinkën e kripës, shirit testimi pH dhe një shirit të zhurmës (disa modele). Modeli juaj mund të vijë me pajisje shtesë.  

 

Në pjesën e pasme të pajisjes do të gjeni një zorrë të furnizimit me ujë (më të errët), një zorrë të ujërave të zeza (me ngjyrë të çelur) dhe një kabllo të energjisë. Zorrët janë të kapura me nga dy kapëse plastike. 

 

Tani, vendoseni pajisjen afër vendit ku duhet të qëndrojë dhe sigurohuni që të keni afër vetes të gjitha veglat. 

 

 

Instalimi i pajisjes 

 

Nëse po zëvendësoni një pajisje të vjetër, do të keni tashmë një hapësirë të dedikuar për pajisjen tuaj të re, si dhe vrima të bëra në njësitë e dollapit për të kaluar zorrat ose kabllot. Sidoqoftë, nëse jeni duke instaluar pajisjen tuaj për herë të parë, mund t'ju duhet të hapni vrima në njësitë e dollapit për të kaluar zorrat ose kabllon e rrymës. 

 

Nëse keni një furnizim me ujë enkas për enëlarëse, kjo jua lehtëson punën. Sidoqoftë, nëse nuk keni, do të duhet të blini një valvul dalëse të dyfishtë, kështu që të mund të përdorni furnizimin me ujë të lavamanit tuaj. Një dalje e dyfishtë ju lejon të lidhni dy tuba në një furnizim me ujë. Ka shumë të tilla në dispozicion në treg, prandaj ndiqni udhëzimet nga ajo që blini. 

 

Tani mund të bëni lidhjen e ujit dhe të zorrëve. Së pari, lironi zorrën e ujit nga kapësja. Mos e lironi zorrën e zbrazjes. Ajo duhet të mbetet e lidhur për pajisjen për të parandaluar ujin kullues të kthehet në enëlarëse.  

 

Lidhni fundin e zorrës së ujit me furnizimin me ujë (ky ose do të jetë furnizimi i veçantë, ose valvula e dyfishtë e daljes e përmendur më lart). Ju duhet të jeni në gjendje ta bëni lidhjen të sigurt duke e kthyer dorezën e plastikës me dorë. Pasi të lidhet furnizimi me ujë, mund të hapni ujin.  

 

Pastaj duhet të bëni lidhjen e zorrës së kullimit. Pavarësisht nëse po lidhni zorrën e zbrazjes së ujit në një gyp të dedikuar ose në tubin e kullimit të lavamanit, lartësia e zorrës duhet të jetë midis 50 cm dhe 100 cm nga toka.  

 

Përsëri, nëse keni një gyp të dedikuar për zbrazjen e enëlarëses në murin tuaj, thjesht mund të futni fundin e zorrës së kullimit në të. Fundi i zorrës zbrazëse duhet të futet në daljen e kullimit me rreth 12 cm.   

 

Nëse nuk keni një gyp të dedikuar për zbrazje, do të duhet të lidhni zorrën e kullimit me tubin e mbeturinave të enëlarëses tuaj. Do të gjeni tubin e kullimit të lavamanit tuaj nën lavaman. Në kthesën- U, do të gjeni një hyrje shtesë në tubin e ujërave të zeza. Nëse enëlarësja paraprakisht ka qenë e instaluar me këtë metodë kullimi, me siguri aty do të ketë një fund të lidhur me kthesën-U.  

 

Nëse po instaloni pajisjen për herë të parë në këtë vend, do të duhet të lidhni pjesën e fundit vetë. Kjo është mjaft e thjeshtë.Thjesht hiqni kapakun mbrojtës nga hyrja shtesë dhe vidhosni fundin e tubit në vendin e tij. Sigurohuni që të hiqni çdo pjesë plastike ose ndalues në pjesën e pasme ose në kthesën- U.  

 

Tani mund të lidhni zorrën e zbrazjes me pjesën e pasme. Shtyjeni fundin e gomës së zorrës së kullimit mbi pjesën e pasme, pastaj përdorni klipin metalik për ta siguruar atë në vend. 

 

Shënim: zorra e kullimit më e gjatë se 4 metra do të ndikojë në performancën e pastrimit.

 

 

 

Bëni lidhjen elektrike  

 

Pas lidhjes së furnizimit me ujë dhe lidhjes së zbrazjes së ujit, tani mund të bëni lidhjen elektrike. Pajisja duhet të futet direkt në një prizë të rrymës me një çelës të lidhur me sistemin e ndërprerësit të shtëpisë. 

 

Mos përdorni kabllo zgjatues ose me shumë priza. Nëse kablloja e rrymës është e dëmtuar, mos provoni që ta riparoni ose ta zëvendësoni vetë. Këtë duhet ta bëjë inxhinieri i kualifikuar. Më pastaj ju mund të ndizni furnizimin me energji elektrike.  

 

Tani, pasi që keni bërë të gjitha lidhjet e pajisjes, mund ta vendosni enëlarësen në vend. Sigurohuni që të mos zini kabllin e rrymës ose zorrët deri sa e shtyeni pajisjen.  

 

Tani duhet të bëni ekuilibrimin e makinës duke përdorur një nivelizues. Mund të rregulloni këmbët me dorë, ose duke përdorur një çelës për rrotullimin e bulonave. është e rëndësishme që të ekuilibroni pajisjen, përndryshe ajo mund të dridhet ose të lëvizë gjatë punës.  

 

 

 

Para përdorimit të parë  

 

Para se të përdorni pajisjen për herë të parë, ekzistojnë disa gjëra të vogla që duhet të bëni.  

 

Së pari  duhet të rregulloni fortësinë e ujit. Për të idenfitikuar fortësinë e ujit, mund të përdorni shiritin testues pH që vjen i bashkangjitur me pajisjen.  

 

Lëreni ujin të rrjedhë për ca kohë pastaj mbusheni një gotë me ujë. Futeni shiritin pH në ujë dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta. Shiritat pH mund të dallojnë prandaj shikoni manualin tuaj për të lexuar shiritin pH. Pasi të keni përcaktuar fortësinë e ujit, duhet të përshtatni pajisjen sipas kësaj.  

 

Duhet të përshtatni fortësinë e ujit brenda dhe nëpërmjet panelit të kontrollit. Prapë, metoda për të bërë këtë gjë mund të dallojë varësisht nga modeli juaj, prandaj ndiqni udhëzimet në manualin e përdorimit. Manuali juaj i përdorimit do të ju sqarojë qartë cili është cilësimi i duhur për fortësinë e ujit në zonën tuaj. Por mos harroni se cilësimi i brendshëm dhe cilësimi i panelit të kontrollit duhet të jenë të njëjtë.  

 

Shënim: Nëse uji juaj është shumë i fortë, do të duhet të përdorni filtër uji. Ju lutemi shikoni manualin e përdorimit për më shumë detaje. Nëse keni vështirësi që ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit  të pajisjes tuaj. 

 

Para se të vini pajisjen në punë për herë të parë, duhet të shtoni kripë dhe mjet për shpëlarjen e enëve. Rezervuari i kripës gjendet brenda vaskës së pajisjes. Hiqni kapakun e rezervuarit dhe mbusheni me rreth gjysmë litri ujë.  

 

Pastaj, përdorni gypin e kripës që vjen me pajisjen për të shtuar aq sa mund të pranojë rezervuari. Uji do të vërshojë kur të mbushet rezervuari.  

 

Është e rëndësishme që të përdorni gypin sepse kripa e enëlarëses mund të ketë efekt koroziv në sipërfaqet e metalit brenda pajisjes. Fshijeni tërë kripën e derdhur anash.  

 

Shënim: Nëse uji është shumë i butë, ndoshta nuk ju duhet kripë për enëlarëse. Shikoni manualin e përdorimit për më shumë detaje. 

 

Pastaj, mbusheni rezervuarin me mjet shpëlarës që gjendet afër sirtarit të detergjentit. Hiqeni kapakun dhe mbusheni me mjet shpëlarëse derisa të mbushet rezervuari plot. Vendoseni kapakun dhe rrotullojeni derisa të dëgjohet një klik që do të thotë se është vënë në vend.  

 

 

 

Koha për të testuar punën e enëlarëses

 

Tani që e keni instaluar dhe konfiguruar pajisjen tuaj, është koha për një xhiro!  

 

Përzgjidhni një program të shkurtër dhe ndizeni pajisjen të zbrazët dhe pa detergjent. Kontrolloni mos ka ndonjë rrjedhje, vibrime të shumëta ose tinguj të çuditshëm. Nëse keni ndjekur këtë udhëzues, atëherë gjithçka do të jetë në rregull. Nëse vini re ndonjë problem, kontaktoni inxhinierin e kualifikuar për ndihmë.   

 

Ja pra, tani e keni instaluar enëlarësen tuaj të re Beko! Mësoni ti radhitni enët mirë konsultoni manualin e përdorimit se çfarë sasie detergjenti duhet të përdorni. Nëse keni vështirësi që ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.  

 

 

 

Kënaquni me përdorimin e pajisjes tuaj të re! 

 

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions