Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

3 min. Lexojeni

Si të pastroni enëlarësen? 

Si të pastroni enëlarësen?
Si të pastroni enëlarësen?

 

 

Faleminderit Zotit për enëlarësen! A mund t’a imagjinoni jetën pa atë? Ju lehtëson larjen e enëve dhe ju jep kohë të relaksoheni. Por mos harroni, akoma duhet të pastroni pajisjen tuaj kohë pas kohe që të jetë në gjendje të mirë për të punuar dhe për të parandaluar erërat e këqia.  

 

Përdorni këtë manual që të ju udhëzojë se çfarë duhet të bëni për të mbajtur enëlarësen tuaj të pastër. 

 

 

 

01.

Bëni gati mjetet që ju nevojiten  

 

Ju duhet një sfungjer, disa lecka të thata, një brushë dhëmbësh, ujë, sapun ose ndonjë pastrues jo-abraziv. As mos e mendoni të përdorni sfungjerë alumini ose mjete të ashpra pastrimi sepse këto mund të shkaktojnë gërvishtje dhe madje edhe korozion në pajisjen tuaj. 

 

 

 

02.

Përgatitni pajisjen për pastrim  

 

Duhet të pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme të enëlarëses tuaj për ta quajtur një pastrim të plotë. Gjëja e parë që duhet të bëni është që të hiqni të gjitha pjesët e ndashme. Tërhiqeni shportën e poshtme dhe lëreni mënjanë.  

 

Lironi helikën e epërme duke e rrotulluar përforcuesin në drejtim të akrepave të orës. Helika e poshtme duhet vetëm të ngrihet lartë.  

 

Pastaj, hiqeni filtrin e kullimit dhe grilën e hollë metalike që mbulon shtëpizën. 

 

 

03.

Pastroni të gjitha pjesët  

 

Grumbulloni helikat, filtrin dhe hekurat dhe shpëlani të gjitha nën vrushkull uji. Mund të përdorni një pikë sapuni për larjen e enëve nëse dëshironi. 

 

Pjesa më e rëndësishme për të pastruar tek enëlarësja është filtri i kullimit. Këtu përfundojnë të gjitha grimcat e ushqimit. Nëse nuk e pastroni rregullisht, mbeturinat do të shkaktojnë erë të keqe dhe enëlarësja nuk do të mund të pastrojë enët në mënyrë efikase.   

 

Të dytat në listë janë helikat ose krahët e spërkatjes. është shumë e rëndësishme që vrimat në krahët e spërkatjes të jenë pa pengesa. Sigurohuni që të lini ujin të rrjedhë nëpër vrimat e krahëve shpërkatës për t’i zhbllokuar.   

 

Thani përbërësit me një peshqir kuzhine ose lini që të thahen në ajër para se ti riktheni në vend.   

 

Varësisht se sa shpesh e përdorni enëlarësen, duhet të zbatoni këtë rutinë të paktën në çdo dy deri në tre muaj në mënyrë që enëlarësja të punojë me rregull dhe të mos lëshojë erëra të këqia. Edhe nëqoftë se i lini pjesët tjera, pastrimi i filtrit është i domosdoshëm për higjienë dhe freski.  

 

Filtrat Beko EverClean™ kërkojnë deri në 4 herë më pak pastrim. Sistemi i pastrimit me spërkatës spërkat ujë nga brenda dhe e pastron atë nga brenda dhe nga jashtë.   

 

 

 

04.

Fshini sipërfaqet e brendshme 

 

Me anë të një lecke të butë pastroni muret e brendshme të enëlarëses. Përkujdesuni që t’i pastroni tërësisht para se t’i ribashkoni pjesët. Lagështia e mbetur brenda do të shkaktojë erëra të këqia. Dhe ju e dini prej nga vijnë erërat e këqia: nga bakteriet! 

 

 

 

05.

Pastroni pjesët e jashtme (për enëlarëset jo montuese) 

 

Nëse enëlarësja juaj është jo montuese, duhet ti pastroni mirë edhe sipërfaqet e jashtme gjithashtu. Pastrimi i pjesës së jashtme të enëlarëses është mjaftë e thjeshtë. 

 

Si edhe tek shumica e pajisjeve tjera, mundeni thjesht të përdorni një leckë të lagur ose anën e butë të sfungjerit me ujë të ngrohtë dhe mjete pastrimi jo-abrazive. Thani sipërfaqet tërësisht që të mos mbeten shenja uji.  

 

 

 

06.

Aktivizoni rregullisht programin e vetë-pastrimit   

 

Shumica e enëlarëseve kanë programin e vetë-pastrimit për të pastruar cepat dhe pjesët të cilat pastrimi i zakonshëm nuk mund t’i arrijë. Gjithashtu, ka edhe përparësinë e ngrohjes për të shkatërruar bakteriet brenda pajisjes deri tek filtri dhe sistemi i kullimit. 

 

Mos harroni të përdorni detergjent të zakonshëm për enëlarëse me këtë program. Mund ta aktivizoni pa detergjent ose me mjete vetë-pastruese që gjenden në treg. 

 

Pastrimi i rregullt i enëlarëses është më tepër se vetëm mirëmbajtje e shtëpisë. Para së gjithash nëse enëlarësja juaj është e ndyrë, mund të mos japë performancë të duhur të pastrimit. Gjithashtu, mbajtja e pajisjeve të pastërta është një ndër rregullat themelore të jetëgjatësisë së pajisjes.   

 

 

Rather talk to someone?