Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

5 min. Lexojeni

Si të instalohet frigoriferi i ri Beko

Si të instalohet frigoriferi i ri Beko
Si të instalohet frigoriferi i ri Beko

 

 

Çfarë ju nevojitet 

 

Veglat:

Çelës, kaçavidë, nivelizues 

 

Lidhjet:

Lidhja e tokëzuar e rrjetit (pa shumë priza ose kabllo zgjatues), furnizimi me ujë (vetëm disa modele)  

 

Pjesët dhe pajisjet:

Ena për vezë, mbajtësit e plastikës

 

Shkalla e ndërlikueshmërisë:

Modelet pa lidhje në furnizim me ujë: 1/5

Modelet me lidhje në furnizim me ujë: 4/5 

 

Vlerësimi i kohës:

15 minuta për modelet pa lidhje në furnizim me ujë

45 minuta për modelet me lidhje në furnizim me ujë   

 

 

 

Para se të filloni

 

Instalimi i pajisjes mund të jetë i komplikuar si dhe i rrezikshëm, kështu që para se të filloni të lexoni në detaje këto vërejtje dhe udhëzime:   

  • Kontrolloni nëse furnizimi me rrymë dhe ujë janë fikur para se të filloni të largoni pajisjen e vjetër.  
  • Kontrolloni nëse pajisja e vjetër/e re është shkëputur nga furnizimi kryesor me rrymë kur të filloni veprimin e largimit/instalimit.  
  • Mos e lidhni pajisjen e re në furnizimin kryesor me rrymë derisa të hiqni komplet paketimin dhe mbrojtjen e jashtme.   
  • Lëreni frigoriferin e ri të qëndrojë në pozitë vertikale më së paku 4 orë në mënyrë që kompresori të qetësohet.  
  • Gazrat dhe vajrat në sistemin ftohës janë të ndezshëm. Kontrolloni nëse ndonjë pjesë apo zorrë është dëmtuar gjatë transportit. Nëse vini re ndonjë dëmtim, mbajeni pajsijen larg nga flaka e hapur ose nga burimi i nxehtësisë dhe ajroseni ambientin. Pastaj kontaktoni inxhinierin e kualifikuar. 
  • Kur e merrni pajisjen e re, kontrolloni së pari mos është dëmtuar gjatë transportit, nëse janë të bashkangjitura të gjitha pjesët dhe pajisjet dhe nëse janë në rregull.
  • Kontrolloni nëse keni një prizë elektrike të tokëzuar, të mbrojtur me sigursë, që është në përputhje me etiketën e specifikimeve teknike në udhëzimin e përdorimit. Mos e lidhni pajisjen në kabllo zgjatues ose prizë dhe sigurohuni që kablli i rrymës mos të ngatërrohet.
  • Nëse duhet të zëvendësoni prizën me një që i përshtatet prizës suaj elektrike, sigurohuni që të përdorni një prizë me një siguresë 13 A.
  • Asnjëherë mos e prekni prizën me duar të lagura. Asnjëherë mos e nxirrni kabllin duke e tërhequr- gjithmonë mbajeni dhe tërhiqni kokën e spinës.  
  • Asnjëherë mos përdorni pajisje për pastrim me avull për pastrimin e frigoriferit. Ato mund shkrijnë akullin në friz, kurse avulli mund të shkaktojë edhe qark të shkurtër.  
  • Bëni kujdes që hapësirat për ventilim në anën e prapme të pajisjes mos të jenë të bllokuara.  

 

 

 

Zhvendosja e pajisjes së vjetër  

 

Sigurohuni që furnizimi me ujë të jetëi fikur (nëse pajisja juaj e vjetër është e lidhur me ujësjellësin) dhe furnizimi kryesor i energjisë është i fikur. Nëse pajisja është e bashkangjitur në dollapë, zgjidhni të gjitha vidat e fiksimit. Tërhiqeni pajisjen nga ai pozicion. Mos harroni, frigoriferët janë kryesisht të rëndë, prandaj bëni kujdes kur përpiqeni ta zhvendosni. Për ta bërë më të lehtë tërheqjen e pajisjes, mund ta anoni përsëri dhe të vendosni një copë qilim të vjetër nën këmbët e përparme. Pastaj mund të tërheqni qilimin dhe pajisjen me të. Sidoqoftë, shumica e frigoriferëve kanë rrota në bazën e pasme, prandaj përdorni ato kur e tërhiqni njësinë mjaft larg për të qenë në gjendje ta anoni përsëri mbi to.

 

Tani duhet të keni qasje në anën e prapme të pajisjes dhe mundësi të ndani lidhjet e rrymës dhe të ujit (nëse ekzistojnë). Ndoshta do të ju duhet një çelës apo pincë që të çlironi lidhjen e ujit. Vendosni një enë nën tub për qarkullimin e ujit për shkak të rrjedhjes së mundshme. Nëse në njësinë për ngrirje ka akull, ai do të shkrihet për disa orë, prandaj hiqni sa të mundeni. Zbrazni rezervuaret e ujit si dhe dispanzerin e akullit.  

 

Kontrolloni rregullat lokale për hedhjen e aparateve të vjetra shtëpiake. Ndoshta ekziston shërbimi i grumbullimit nga ana e organeve lokale. Nëse dëshironi që ta hidhni vetë, mos harroni se ju duhet edhe një person për të ju ndihmuar të ngritni dhe zhvendosni pajisjen e vjetër.  

 

 

 

Përgatitja e pajisjes së re për instalim 

 

Do të ishte mirë që të shpaketoni pajisjen e re para se ta futni në shtëpi ose në kuzhinë sepse manovrimi me kutinë dhe hapja e kutisë mund të jetë e komplikuar në ambient të kufizuar. Kutinë më së lehti mund ta hapni duke e shqyer për së gjati, në skajin ku shihen kapëset e mëdha. Hiqni tërë kartonin dhe polisterolin.  

 

Pastaj hiqni të gjitha ngjitëset, mbështjellësit me flluska dhe shiritin nga ana e jashtme e pajisjes. Brenda do të gjeni derën, raftet dhe mbajtësit të cilët gjithashtu janë të përforcuara me shirit, të cilin duhet ta hiqni gjithashtu.  

 

Vërejtje: Nëse pajisja juaj e re ka një lidhje kryesore për ujë, shikoni udhëzimin tonë për instalimin e lidhjes në ujë në frigoriferët Beko.   

 

 

Instalimi i pajisjes së re  

 

Në një ga sirtaret do të gjeni manualin e përdorimit, mbajtësen e vezëve dhe baskitë e plastikës të cilat mund ti vendosni në anënë e mbrapme të pajisjes.  

 

Në disa modele mund të vendosni baskitë me dorë në panelin për ventilim në bazën e mbrapme të pajisjes. Por, në disa modele duhet të hiqni bulont me anë të kaçavidës, pastaj me ato bulona të shtrëngoni baskitë në vend. Baskitë bëjnë një hapësirë të përshtatshme, në mes të murit dhe pajisjes për të siguruar ventilim të mjaftueshëm dhe prandaj është e rëndësishme që ti përforconi në pajisjen e re para se ta vendosni në vendin e vet.  

 

Para se të ndizni pajisjen dhe ta lidhni në furnizim me rrymë, pritni minimum 4 orë derisa të qetësohen të gjitha gazrat dhe lëngjet e kompresorit. Pas kësaj jeni të gatshëm të ndizni pajisjen dhe ta lidhni në furnizimin kryesor.  

Pas kësaj lëkundni pajisjen mbrapa për të përdorur rrotëzat në bazën e mbrapme. Bëni kujdes që të mos lëvizni lidhjet e ujit dhe të mos e ngatërroni kabllin e rrymës.  

 

Gjatë vendosjes, duhet të rregulloni këmbëzat e para të pajisjes për të siguruar që të jenë të rrafshëta. Frigoriferi juaj duhet të qëndrojë në këmbëzat e veta në rrafsh dhe të jetë i ekuilibruar, për të funksionuar mirë. Provoni ta lëkundni nga njëra anë në tjetrën ose pra mbrapa. Nëse lëkundet shumë, ndoshta baza ose këmbëzat e pajisjes nuk janë të rrafshuara siç duhet.   

 

Kontrolloni ekuilibrin e pajisjes me anë të nivelizuesit. Nëse është i shkyqur, rregulloni këmbëzat duke e futur dorën nën frigorifer dhe duke i kapur dy këmbëzat e përparme. Rrotulloni këmbëzat në drejtim të akrepave të orës ose në të kundërtën, derisa të vijnë në kontakt të fortë me dyshemenë.  

 

 

Duhet të pritni rreth 6 orë para se të futni ushqimet në frigoriferin tuaj të ri sepse aq kohë i nevojitet që të arrijë temperaturën e caktuar.

 

 

Ja pra, kjo është e gjitha. Piëkrisht keni instaluar frigoriferin tuaj të ri Beko! Shpresojmë se do të kënaqeni duke e  përdorur pajisjen tuaj të re.   

 

 

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions