Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

1 min. Lexojeni

Sa shpesh duhet të ndërroj filtrat e fshesës elektrike? 

Sa shpesh duhet të ndërroj filtrat e fshesës elektrike?
Sa shpesh duhet të ndërroj filtrat e fshesës elektrike?

 

 

Fshesat elektrike mund të kenë filtra të ndryshëm të shkumëzuar ose të rrjetëzuar. Disa mund të lahen dhe të përdoren përsëri, kurse disa ndërrrohen në mënyrë periodike. Edhe pse frekuenca e mirëmbajtjes varet nga shprehia juaj e thithjes me fshesë. Më poshtë janë dhënë disa udhëzime të përgjithshme.

 

Pajisja duhet të jetë e shkëputur nga priza e rrymës gjatë instalimit dhe pastrimit. Më shumë informacione rreth filtrave të fshesave elektrike kërkoni në udhëzimin për përdorim. Nëse nuk mund të gjeni udhëzimin, shkarkojeni këtu duke e shënuar numrin e modelit të pajisjes.  

 

 

 

Filtrat për më shumë përdorime  

 

Filtrat për më shumë përdorime mund të pastrohen dhe të lahen me ujë. Ato zakonisht janë të përbëra nga shkuma dhe duhet të pastrohen kur fillon të zvogëlohet fuqia thithëse e fshesës. Filtrat patjetër duhet të thahen mirë para se të kthehen në vend.  

 

 

 

HEPA filtrat

 

HEPA filtrat, respektivisht filtrat e grimcave me efikasitet të lartë, heqin grimcat me një diametër 0,3 mikronë dhe më të mëdha dhe nuk lejojnë që ato të kthehen në ajër nëpërmjet hapësirës së shkarkimit të fshesës elektrike. Rekomandojmë që HEPA filtrin e fshesës elektrike ta ndërroni në çdo 6 muaj. Përdorni kryesisht filtra të cilët shiten tek distributorët dhe serviset e autorizuara. 

 

 

 

Kontrolloni filtrat rregullisht 

 

Kini parasysh se filtrat e bllokuar shkaktojnë rënien e kapacitetit dhe efikasitetit thithës të fshesës elektrike. Do të vijë edhe deri tek zvogëlimi i qarkullimit të ajrit nëpër fshesë që mund të shkaktojë tejngrohje të fshesës elektrike. Në këtë mënyrë mund të dëmtohen pjesët ose motori i fshesës elektrike. Përcillni me kujdes gjendjen e filtrave dhe ndërmirrni masat e duhura.  

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions