Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

6 min. Lexojeni

Si të lexoni etiketat e energjisë së fshesave elektrike?

Si të lexoni etiketat e energjisë së fshesave elektrike?
Si të lexoni etiketat e energjisë së fshesave elektrike?

 

 

Etiketat e energjisë ofrojnë shumë informacione të vlefshme rreth pajisjes. Të shikojmë më për së afërmi çfarë informacionesh përmban dhe çfarë kuptimi kanë. 

 

 

 

Çfarë është etiketa e energjisë së BE-së? 

 

Etiketat e energjisë janë një sistem i standardizuar i vlerësimeve të efikasitetit të energjisë të lëshuara nga Bashkimi Evropian për shumicën e elektroshtëpiakeve. Etiketa e parë e energjisë së BE-së u paraqit në pajisje në vitin 1994. Që atëherë gjithnjë e më shumë kategori të pajisjeve u përfshinë në Rregulloret e energjisë së BE-së dhe etiketat u përditësuan disa herë.

Qëllimi kryesor i etikesës së energjisë së BE-së është që të zvogëlohet shpenzimi kolektiv i energjisë së disa elektroshtëpiakeve në Evropë, duke bërë dy gjëra: 

  1. ndihmuar atyre që të përzgjedhin më shumë pajisje me efikasitet më të lartë të energjisë, dhe
  2. Duke i inkurajuar kompanitë që të investojnë në zhvillimin e pajisjeve me efikasitet edhe më të lartë të energjisë. 

EnEtiketat e energjisë përmbajnë informacione të vlefshme rreth pajisjes si për shembull konsumimin vjetor të energjisë, nivelin e zhurmës ose kapacitetit. Është pothuajse një përmbledhje e vogël e të gjitha gjërave që duhet ti merrni parasysh kur dëshironi të bleni një fshesë të re elektrike.   

 

 

 

Çfarë informacionesh përmban etiketa e energjisë në fshesën elektrike?  

 

Fshesat elektrike janë pajisjet e fundit që iu bashkangjitën listës së pajisjeve të rregulluara nga BE, që ndodhi në vitin 2014. Ndërsa u pranua mirë nga konsumatorët, etiketa e fshesave elektrike nuk ka qenë pa kundërshtime. Në të vërtetë, etiketa u anulua nga një Gjykatë Evropiane në nëntor të vitit 2018.



Në vitin 2017, BE nxorri një direktivë që kufizon fuqinë e fshesave të korrentit me kabllo në 900 W. Kjo rregullore është ende në fuqi përkundër anulimit të etiketës së energjisë nga gjykatat Evropiane.

Sot, shumica e fshesave elektrike nëpër shitore dhe online ende do të mbajnë versionin më të fundit të etikesës së energjisë. Prandaj, pa bërë më shumë zhurmë, ja çfarë duhet të dini rreth etiketave më të fundit të energjisë së fshesave elektrike. 

 

Lexoni për të mësuar se çfarë kuptimi ka çdo vlerësim dhe numër në më shumë detaje. 

 

 

01.

Klasa e energjisë (prej A deri në D)  

 

Vlerësimi i energjisë i dhënë në etiketën e energjisë është një fillim i mirë për të shqyrtuar performancën e fshesës elektrike. Vlerësimet e energjisë së fshesave elektrike zakonisht janë nga A++ deri në D. Ndërsa shkoni më lartë në këtë shkallë, fshesat elektrike bëhen pak më të kushtueshme në çmim, por më të lira për tu përdorur dhe janë më të mira për mjedisin. 

 

 

02.

Konsumi vjetor i energjisë  (kWh/vit)

 

Konsumi vjetor i vlerësuar i energjisë i dhënë në etiketat e energjisë së fshesës elektrike bazohet në "50 detyra pastrimi", e cila është mjaft e paqartë për sa i përket të kuptuarit real se sa mund të kushtojë përdorimi i pajisjes çdo vit. Megjithatë, nëse e dini sa paguani për kWh, mund të arrini një vlerësim të përafërt se sa do t'ju kushtojë çdo vit të përdorni fshesën tuaj.

 

Ekzistojnë dy vlerësime të tjera që janë tregues shumë më të mirë të performancës së fshesës elektrike. Ato janë vlerësimet e mbledhjes së pluhurit në qilima dhe në dysheme të forta.   

 

 

 

03.

Lirimi i pluhurit (A deri në D)

 

Lirimi i pluhurit i referohet sasisë së pluhurit që del mbrapsht në ajër nga qesja ose cilindri i fshesës elektrike. Etiketa e energjisë në fshesën elektrike ofron një vlerësim prej A deri në D për lirimin e pluhurit. Ky vlerësim duhet të jetë i pari në listën e gjërave për t’u verifikuar nëse keni ndonjë anëtar të familjes me alergji ose astmë.   

 

 

 

04.

Thithja e pluhurit në dysheme të forta dhe të shtruara me qilima  (A deri në D)

 

Etiketa e energjisë në fshesat elektrike gjithashtu do të sigurojë një vlerësim se sa mirë pajisja i mbledh  papastërtitë nga qilimat dhe dyshemetë e forta. Kjo varion nga A deri në D. Kini parasysh sipërfaqet në shtëpinë tuaj dhe përzgjidhni një fshesë elektrike performanca e së cilës ju përshtatet më së shumti. 

 

 

 

05.

Niveli i zhurmës (dB)

 

Informacioni i fundit në etiketën e energjisë së fshesës elektrike është niveli i zhurmës së punës. Shumica e fshesave elektrike kanë nivelet e zhurmës prej rreth 80 - 100 dB. Si një kornizë referimi, kjo do të thotë se është e zhurmshme pothuajse sa zilja e telefonit tuaj. Çdo zhurmë nën 70 dB konsiderohet e ulët për fshesat elektrike. 

 

 

 

Pse duhet të përkujdeseni për efikasitetin e energjisë? 

 

Për dy arsye themelore:

 

1. Për buxhetin shtëpiak dhe

2. Për mjedisin 

 

Edhe pse fshesat elektrike me efikastitet më të lartë të energjisë kushtojnë më shumë, ato kushtojnë më pak sa i përket energjisë. Kalimi në një fshesë elektrike me efikasitet më të lartë të energjisë mund të zvogëlojë shpenzimet e energjisë deri në 50% dhe të shpaguajë investimin fillestar për disa vite.

 

Çmimet e energjisë janë rritur gjithkund në një nivel më të lartë. Stili ynë i jetesës kërkon sasi gjithnjë më të mëdha të energjisë, përderisa resurset po zvogëlohen gjithnjë. Sipas Komisionit Evropian, kursimet tuaja mund të shtohen deri në 70 Euro gjatë kohëzgjatjes së pajisjes tuaj. Dhe kjo përjashton rritjen e çmimit me kalimin e kohës.  

 

Mund të mendoni çfarë ndryshimi mund të bëjë një fshesë elektrike?” Por ky është një efekt kumulativ. Efikasiteti i energjisë asnjëherë s’ka qenë më i rëndësishëm se tani që resurset po zvogëlohen dhe efektet e jetës njerëzore në natyrë po rriten gjithnjë. 

 

Nëse e tërë Evropa do të kalonte në fshesa elektrike me efikasitet të energjisë, gjithsej 20 TWh (që janë 20 000 000 000 kWh!) të energjisë do të kursehen çdo vit. Plus, rreth 6 milion tonë të dioksid karbonit (CO2) do të parandaloheshin të lirohen në atmosferë. Kjo ka të bëjë me emetimin e përgjithshëm të CO2 të 8 termocentraleve të mesme.

 

 

 

 

Çfarë është kontroversa lidhur me etiketat e energjisë së fshesave elektrike?  

 

Ekziston një marrëveshje e përgjithshme që inkuadrimi i  etiketave të energjisë ka ndihmuar në zhvenosjen e përqendrimit të prodhuesve nga dizajnimi i motorëve gjithnjë më të fuqishëm (dhe të etur për energji) në motorë më efikas të cilët e kryejnë punën njësoj.

 

Në fillim shumë njerëz kishin shqetësime lidhur me efektin e rregulloreve motorike për fuqinë thithëse të fshesave elektrike. Nëse e besoni, Evropianët kanë kaluar një “mani të fshesave elektrike” në fillim të viteve 2010 kur u vendos kufizimi i parë i tillë për fuqinë maksimale prej 1 600 W. Shitjet e fshesave me vakum u rritën kur njerëzit donin të blenin kutinë e fundit të fshesës elektrike të “fuqishme”. 

 

E vërteta është krejt e kundërt. Që nga viti 2014, fshesat elektrike janë bërë gjithnjë e më efikase në pastrim dhe në performancën e konsumimit të energjisë.  

 

Megjithkëtë, metodat e testimit të efikasitetit janë kontestuar. Në rastin më ë fundit të 8 nëntorit të vitit 2018, Gjykata e Përgjithshme Evropiane ka anuluar etiketat e energjisë së fshesave elektrike. Gjykata ka vendosur se testimi i një fshese elektrike në të thatë nuk mund të tregojë kohëzgjatjen e vërtetë të përdorimit. Kjo do të thotë se prodhuesit nuk janë më të obliguar që të vendosin etiketat e energjisë së BE-së në pajisje. 

 

Në anën tjetër, BE po bëhet gati për një përditësim tjetër të madh të rregulloreve të efikasitetit të energjisë në vitin 2020. Është e logjikshme të supozohet se ky lajmërim mund të përfshijë edhe një version të përditësuar të etiketave të energjisë për fshesat elektrike.  

 

Plus, shumica e njerëzve presin që ky zgjerim të përfshijë rregulloret për fshesat pa kabllo, të cilat kanë munguar deri më tani. Duhet të presim deri atëherë, të shohim çfarë do të ndodhë me rregulloret e energjisë së fshesave elektrike.  

 

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions