Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

2 min. Lexojeni

Si të parandaloni krijimin e mykut të zi në sirtarin e detergjentit  të rrobalarëses?

Si të parandaloni krijimin e mykut të zi në sirtarin e detergjentit të rrobalarëses?
Si të parandaloni krijimin e mykut të zi në sirtarin e detergjentit të rrobalarëses?

 

 

Nëse shikoni mbeturina të zeza, të forcuara në sirtarin e detergjentit të rrobalarëses tuaj, kjo do të thotë se mbeturinat e detergjentit kanë filluar të krijojnë një myk të zi. Janë disa arsye pse ndodh kjo. Ju lutemi, shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.  

 

 

Kontrolloni sirtarin e detergjentit mos ka lagështirë  

 

Sirtari i detergjentit mund të ketë qenë i lagët kur e keni hedhur detergjentin. Thajeni sirtarin para se ta mbushni.  

 

 

 

Kontrolloni detergjentin mos është i lagështuar 

 

Detergjenti mund të ketë qenë i lagët. Mbajeni në një kuti të mbyllur, pa lagështi dhe larg nga temperaturat e larta.  

 

 

 

Kontrolloni presionin e ujit  

 

Rrobalarëses tuaj i duhet presion i mjaftueshëm i ujit për të hequr detergjentin nga sirtari. Kontrolloni presionin e ujit duke e shikuar presionin e ujit me anë të matësit, ose duke e vendosur matësin në valvulën mbrapa rrobalarëses tuaj.

 

Presioni i furnizimit me ujë që kërkohet për rrobalarësen tuaj Beko është në mes të 1 dhe 10 bare (0.1 – 1 MPa). Nëse presioni është më i ulët dhe ky, tubat e ujit mund të jenë të bllokuara ose të mund të rrjedhin. Nëse ky është problemi, fikni valvulën e furnizimit me ujë dhe kontaktoni hidraulikun e autorizuar. 

 

 

 

Shikoni nëse vrimat e sirtarit janë të bllokuara  

 

Sirtari i detergjentit të pajisjes është i ndarë në njësi për detergjente të ndryshme.

 

Njësitë për detergjentin kryesor janë ose të etiketuara me “detergent” ose “II”. Njësit tjera janë për paralarje (të etiketuara me “pre-ëash” ose “I”) dhe me zbutës (e etiketuar me “softener” ose me një simbol).

 

Nëse kanë mbetur mbeturina në njësinë kryesore të larjes, detergjenti brenda mund të jetë lagur derisa ka marrë ujin e paralarjes. Fikni rrobalarësen, nxirreni jashtë sirtarin e detergjentit dhe kontrolloni vrimat. Pastrojini nëse janë të bllokuara. 

 

 

 

 

Shikoni nëse valvulat e sirtarit të detergjentit mbyllen siç duhet 

 

 

Valvulat e sirtarit të detergjentit mund të mos jenë mbyllur siç duhet. Pas përdorimit të rrobalarëses tuaj, fikeni atë dhe nxirreni sirtarin e detergjentit. Nëse rrjedh ujë nga sirtari, fshijeni mirë dhe kontrollojeni përsëri, pas ca kohe.

 

Nëse akoma shikoni lagështi ose ujë që rrjedh, kontaktoni servisin e autorizuar.  

 

 

 

Përkujdesuni që të mos përzihen zbutësi i rrobave dhe detergjenti  

 

Mbeturinat mund të grumbullohen nëse zbutësi përzihet me detergjent. Nëse dyshoni se ky mund të jetë problemi, lani dhe pastroni sirtarin me ujë të vakët. Përkujdesuni që të hidhni detergjentin dhe zbutësin në njësitë e veta.  

 

 

 

Mos përdorni shumë detergjent 

 

Mund të përdorni më shumë detergjent se sa duhet. Ndiqni instruksionet në paketimin e detergjentit dhe përdorni vetëm dozat e rekomanduara.  

 

 

 

Vendosni tabletat e detergjentit brenda në daulle  

 

Nëse jeni duke përdorur detergjent me tableta, mos harroni ti futni direkt brenda në daulle bashkë me rrobat. Nëse i vendosni në sirtarin e detergjentit, tabletat mund të lënë njolla. 

 

Në fund, ky mund të jetë një problem i përgjithshëm i pastrimit. Mund të tejkaloni këtë problem duke e bërë shprehi që të pastroni rrobalarësen tuaj rregullisht. 

 

 

Rather talk to someone?