Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

2 min. Lexojeni

Tharëse rrobash apo lavatriçe me tharëse: cila ju duhet?

Tharëse rrobash apo lavatriçe me tharëse: cila ju duhet?
Tharëse rrobash apo lavatriçe me tharëse: cila ju duhet?

 

 

Tharësja e rrobave mund të ju shpëtojë nga rrëmujat në shtëpi me rafte oër tharje ose nxitim të mblidhni çarçafët e posalara në kohë me shi.  

 

Nëse keni vendosur të keni këtë rehati shtesë, mund të bëni zgjidhje. A do të vendosni të bleni një tharëse të ndarë apo një lavatriçe me tharëse të kombinuar? Ty dyja kanë përparësitë e veta, prandaj lejoni këtij udhëzuesi të zgjidhë këtë çështje për juve. 

 

 

 

Tharëset e rrobave kanë kapacitet më të madh por kërkojnë vend shtesë  

 

Tharëset e rrobave në përgjithësi kanë kapacitet më më madh të daulles deri në 10 kg, ndërsa tharëset me lavatriçe të kombinuara mund të mbajnë vetëm rreth 5 ose 6 kg rroba. Prandaj, nëse planifikoni të thani më shumë rroba, definitivisht duhet të konsideroni tharësen e veçantë.

 

Tharësja e veçantë e rrobave mund të jetë më efikase për energjinë se sa tharëset standarde me lavatriçe, që ju jep të mendoni mjaftueshëm kur e merrni vendimin.

 

Në anën tjetër, tharëset e rrobave janë një pajisje shtesë, që do të thotë shpenzim shtesë dhe kërkesë për më shumë vend.

 

Thënë këtë, tharëset me lavatriçe mund të kushtojnë afërsisht sa një tharëse rrobashe dhe lavatriçja e kombinuar, prandaj duhet të bëni llogari për të parë çfarë ju përshtatet më shumë për buxhetin. Gjithashtu mund të vendosni tharësen mbi ose nën lavatriçe, që do të thotë se do të mund të përdorni vendin e lirë në mënyrë kreative.  

 

 

Lavatriçet me tharëse kanë kapacitet më të ulët por bëjnë punën e dy makinave 

 

Komoditeti është sigurisht përparësia më tërheqëse e një lavatriçeje me tharëse. Mund të lani dhe të thani rrobat tuaja pa transferuar ngarkesën e rrobave nga njëra makinë në tjetrën. Disa njerëz përzgjedhin programet që fillojnë tharjen e rrobave menjëherë pasi të përfundojë larja. Rrobat e ndotura futen, rrobat e pastërta dhe të thara nxirren jashtë!   

 

Të keni të dyja funksionet në një pajisje gjithashtu kursejnë hapësirën, prandaj nëse shtëpia juaj nuk është aq e madhe, sigurimi i vendit për një makinë është sigurisht më i lehtë.  

 

Ekziston një kufizim sa i përket komoditetit të lavatriçes me tharëse. Zakonisht kapaciteti i tyre i tharjes është më i vogël për disa kilogramë se sa kapaciteti i larjes. Kjo do të thotë se duhet të zvogëloni ngarkesën e larjes ose duhet të hiqni ca rroba të lagura para se të filloni ciklin e tharjes.  

 

 

 

Kini parasysh buxhetin tuaj dhe hapësirën para se të merrni një vendim   

 

Pra, vendimi vjen varsisht nga hapësira që keni si dhe nga buxheti. Nëse keni hapësirë për dy makina dhe nëse mund të gjeni një marrëveshje të mirë, blerja e veçantë e lavatriçes dhe tharëses së rrobave mund të jetë vendimi më i mirë. Blerja e të dy makinave nga i njëjti prodhues  mund të krijojë një ndjesi uniforme në mes të dy pajisjeve. 

 

Lajmi i mirë është se mund të vendosni një tharëse rrobash në një makinë larëse me kompletin e duhur të stivosjes për të kursyer hapësirën. Në atë mënyrë, vetëm një makinë do të zërë hapësirën e dyshemesë.  

 

Nëse keni hapësirë shumë të limituar, më e mirë është lavatriçja me tharëse dhe mund të jetë opsion më ekonomik, gjithashtu.  

 

Rather talk to someone?