Ju prezantojmë përvojen përfundimtare të kafesë, në një dizajn elegant dhe kompakt!
Aparti i kafesë Beko CaffeExperto Series CE4500 vjen me një ngrohës filxhanësh të integruar, që i mban gjithmonë të ngrohtë filxhanët tuaj, ndërsa dizajni i saj që kursen hapësirë, 20.5 cm, përshtatet në mënyrë të përkryer në kuzhinën apo këndin tuaj të kafesë.
Me enën e integruar për qumësht, ekranin me ngjyra, me prekje, për kontroll të lehtë, funksionin e kujtesës për personalizimin e sasisë së ujit dhe katër opcione për përgatitje për kafe – Espresso, Double Espresso, Latte dhe Cappuccino, mirëprisni një udhëtim të personalizuar në botën e kafesë!
Ku çdo gllënjkë është një përvojë!
Dy opcione për përgatitje të kafesë, shërbim i shpejtë
Shijoni lehtësinë e dy opcioneve të kafesë, që ju mundësojnë të përgatisni dy kafe njëkohësisht. Qoftë për një bisedë të ngrohtë me kafenë tuaj apo për të shërbyer të gjithë familjen, kjo makinë e avancuar garanton që të jeni gati të shërbeni shpejt dhe pa mundim.
Ekran me Prekje dhe Ngjyra
Falë ekranit të tij me ngjyra, mund të përgatisni lehtësisht katër opcione të ndryshme kafeje bazuar në espresso vetëm me një prekje. Dhe nuk është vetëm funksional. Ka edhe një dizajn tërheqës dhe elegant.
Enë e Integruar për Qumësht dhe Opcione Kafeje
Zbuloni katër opsione të shijshme kafeje me këtë makinë praktike dhe enën e integruar për qumësht. Nga latte dhe espresso, deri te cappuccino, çdo pije përgatitet me kujdes për t’iu përshtatur shijes suaj, me shtimin ideal të qumështit të shkumëzuar.
Funksioni i Kujtesës
Me Funksionin e Kujtesës, mund të personalizoni dhe ruani lehtësisht nivelin e ujit që preferoni, duke siguruar gjithmonë një filxhan kafeje perfekt, të përshtatur sipas shijes suaj. Largoni pasiguritë dhe mirësevini në përvojën tuaj personale të kafesë vetëm me një prekje butoni.
Presion 15 Bar
Përgatisni espressot e forta me lehtësi falë sistemit të fuqishëm me presion 15 bar të CaffeExperto, për një kafe me cilësi baristi.
Lehtësi në Pastrim
CaffeExperto ofron pastrim të lehtë falë funksionit automatik dhe pjesëve të lëvizshme që hiqen pa mundim.
Rrëshqitës për rregullim të shkumës së qumështit
Përfitoni shkumë qumështi sipas dëshirës me rrëshqitësin e rregullimit të dendësisë.
Nuk kemi asnjë shitës online për këtë produkt për momentin. Gjithnjë po shtojmë më shumë shitës, prandaj sigurohuni që të kontrolloni përsëri së shpejti.