A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni

1 min. Lexojeni

Sa shpesh duhet të ndërroj qesen e pluhurit në fshesën elektrike Beko?

Sa shpesh duhet të ndërroj qesen e pluhurit në fshesën elektrike Beko?
Sa shpesh duhet të ndërroj qesen e pluhurit në fshesën elektrike Beko?

 

 

Qeset e fshesave elektrike duhet të ndërrohen me kalimin e kohës. Edhe pse frekuenca e saj dallon varësisht nga kapaciteti i qeses dhe nga shprehitë tuaja të thithjes me fshesë, ekzistojnë disa indikatorë të cilët mund t’i shikoni për të ditur kur duhet të ndërroni qesen e pluhurit të fshesës tuaj.   

 

 

 

Kontrolloni indikatorin e qeses së mbushur me pluhur  

 

Shumë fshesa elektrike Beko vijnë me një dritë që tregon për mbushjen e qeses së pluhurit. Kjo ëshë mënyra më e sigurt për të treguar nëse qesja juaj e pluhurit duhet të ndërrohet apo jo.  

 

 

 

Kini kujdes për zvogëlimin e kapacitetit të thithjes  

 

Shenja më e dukshme se qesja e pluhurit të fshesës elektrike duhet të ndërrohet është humbja e fuqisë thithëse. Nëse fshesa juaj elektrike nuk e thith pluhurin dhe papastërtitë si më parë, është koha që të ndërrohet qesja e pluhurit

 

 

Kontrolloni për erëra të këqia 

 

Qesja e mbushur me pluhur mund të fillojë të lirojë përmbajtjen e vet në ajër, gjë që shkakton erë të keqe pluhuri. Kjo është shenjë që qesja e pluhurit duhet të ndërrohet. 

 

 

 

Kontrolloni qesen e pluhurit rregullisht  

 

Mbani në mend, qeset e pluhurit të cilat nuk ndërrohen kur është e nevojshme mund të shkaktojnë humbje të fuqisë thithëse dhe të performancës. Gjithashtu do të kufizojë qarkullimin e ajrit brenda, duke shkaktuar tejngrohjen e fshesës elektrike. Si rezultat, pjesët e motorit të fshesës elektrike ose motori mund të dëmtohen.  

 

 

Rather talk to someone?

Beko