Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Are you sure you want to clear your wishlist?
Continue
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim
Si mund të ndihmojmë?

Përzgjidhni produktin Përzgjidhni problemin .
Si mund të ndihmojmë?

Filloni përsëri

Faqet

Si të nivelizoj frizin tim?

Frizi juaj duhet të qëndrojë i nivelizuar dhe i balancuar në këmbët e veta për të funksionuar siç duhet. Provoni të lëkundni pajisjen nga njëra anë në tjetrën ose para dhe mbrapa. Nëse lëkundet shumë, dyshemeja ose këmbët e pajisjes mund të mos jenë të rrafshëta.

 

Përdorni një nivelizues për të kontrolluar ekuilibrin e pajisjes. Nëse nuk është i ekuilibruar, rregulloni këmbët nën friz. Rrotulloni këmbët në drejtimin e akrepave të orës ose në anën e kundërt të akrepave të orës, derisa të jenë në nivel të rrafshët me dyshemenë.

Frizi im sapo u instalua. Sa gjatë duhet të qëndrojë para se të lidhet në rrymë?

Frizit tuaj i nevojitet ca kohë të pushojë para se të filloni ta përdorni. Lëreni të qëndrojë i shkëputur nga rryma, në pozitë vertikale për më së paku 4 orë në mënyrë që vaji i kompresorit të qetësohet.

 

Mund ta lidhni pajisjen në energji elektrike pasi të kalojnë 4 orë. Vendosni kontrollin e termostatit në pozicionin ON por mos filloni të futni ushqimin menjëherë. Lejoni frizit ca kohë që të ftohet dhe të arrijë temperaturën që është e sigurt për ruajtjen e ushqimit, që mund të zgjatë deri në 12 orë.

 

Temperatura ideale e frizit është -18 °C. Kontrolloni temperaturën e brendshme brenda frizit me një termometër të saktë. Vendosni termometrin në një gotë me alkool ose në vaj kuzhine dhe futeni në friz. Mund të filloni të futni ushqimin kur të arrihet temperatura e dëshiruar.