Çdo gjë që duhet të dini rreth

Frizi

Pyetjet dhe përgjigjet

Frizi juaj duhet të qëndrojë i nivelizuar dhe i balancuar në këmbët e veta për të funksionuar siç duhet. Provoni të lëkundni pajisjen nga njëra anë në tjetrën ose para dhe mbrapa. Nëse lëkundet shumë, dyshemeja ose këmbët e pajisjes mund të mos jenë të rrafshëta.

 

Përdorni një nivelizues për të kontrolluar ekuilibrin e pajisjes. Nëse nuk është i ekuilibruar, rregulloni këmbët nën friz. Rrotulloni këmbët në drejtimin e akrepave të orës ose në anën e kundërt të akrepave të orës, derisa të jenë në nivel të rrafshët me dyshemenë.

Frizit tuaj i nevojitet ca kohë të pushojë para se të filloni ta përdorni. Lëreni të qëndrojë i shkëputur nga rryma, në pozitë vertikale për më së paku 4 orë në mënyrë që vaji i kompresorit të qetësohet.

 

Mund ta lidhni pajisjen në energji elektrike pasi të kalojnë 4 orë. Vendosni kontrollin e termostatit në pozicionin ON por mos filloni të futni ushqimin menjëherë. Lejoni frizit ca kohë që të ftohet dhe të arrijë temperaturën që është e sigurt për ruajtjen e ushqimit, që mund të zgjatë deri në 12 orë.

 

Temperatura ideale e frizit është -18 °C. Kontrolloni temperaturën e brendshme brenda frizit me një termometër të saktë. Vendosni termometrin në një gotë me alkool ose në vaj kuzhine dhe futeni në friz. Mund të filloni të futni ushqimin kur të arrihet temperatura e dëshiruar. 

Nëse dera e frizit ka mbetur hapur, alarmi i derës së hapur do të fillojë për disa minuta. Do të dëgjoni një tingull paralajmërues që do të ju njoftojë se dera nuk është mbyllur tërësisht. Alarmi do të ndalojë posa ta mbyllni derën. 
Uji ngrin nga jashtë, dhe përzierjet brenda ujit shtyhen drejt mesit përpara se të ngrijnë. Këto përzierje (minerale si kalciumi dhe gëlqerja) janë të padëmshme për sa kohë që përdorni ujë të pijshëm. Uji në shishe dhe uji i demineralizuar ka më pak përzierje sesa uji i çezmës, kështu që do të prodhojë kube akulli më të kthjellëta.
Kjo nuk është e pazakonshme. Molekulat e ujit në sipërfaqen e akullit i bashkohen ngadalë molekulave të ujit në ajrin që i rrethon. Ky proces quhet sublimim. Ndodh shpejtë në mjedise me nivel të ulët të lagështisë, siç janë frizët.  

Temperatura e jashtme mund të parandalojë që ngrirësi juaj të funksionojë siç duhet, veçanërisht nëse vendoset në një garazh ose diku jashtë që nuk nxehet. Termostati i ngrirjes do të fiket kur temperatura e ambientit bie nën temperaturën brenda pajisjes. Në këtë rast, njësia juaj e ngrirësit mund të ndalojë së punuari dhe të fillojë të shkrijë.

 

Nëse mendoni se ky mund të jetë problemi, vendoseni pajisjen në një vend tjetër. 

Për të verifikuar temperaturën e saktë më të ulët të ambientit ku do të punojë frizi Beko, kontrolloni manualin tuaj të përdorimit. Nëse keni probleme që ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.

Mënyra më e mirë për të mbajtur ushqimin e ngrirë gjatë ndërprerjes së energjisë është që ta lini në friz me derë të mbyllur.

 

Frizët Beko jane të dizajnuar që të mbajnë ushqimin të ngrirë për 10 deri në 18 orë në rast të humbjes së energjisë. Kjo periudhë është më e gjatë se sa që mund të arrini me metoda të tjera, si për shembull duke përdorur qese të ngrira. Gjatë kësaj kohe hapeni derën sa më pak.

 

Mund të shikoni kohën e saktë që frigoriferi juaj do ta mbajë ushqimin të ngrirë, konsultoni manualin tuaj të përdorimit. Nëse keni probleme që ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.

 

Nëse ndërprerja e energjisë elektrike zgjat më shumë se koha e specifikuar, mos harroni se nuk duhet të ngrini ushqimin përsëri. 

Çdo friz Beko ka numrin serik unik. Është i vendosur brenda pajisjes, në anën e majtë të murit anësor. 
general-cta-image

Jemi këtu për ju!

Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.

+38338714444 elektro-servis kosova E Hёnё - E Premte 08:30 – 16:30 E Shtunё 09:00 – 15:00 E Dielё pushim

Ju duhet më shumë mbështetje?

Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions