Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

4 min. Lexojeni

Si të lexohen etiketat e energjisë së enëlarëses?

Si të lexohen etiketat e energjisë së enëlarëses?
Si të lexohen etiketat e energjisë së enëlarëses?

 

 

Etiketat e energjisë ofrojnë shumë informacione të vlefshme rreth produktit. Le të shikojmë më për së afërmi çfarë informacionesh janë të disponueshme dhe çfarë kuptimi kanë. 

 

 

 

Çfarë është etiketa e energjisë së BE-së?

 

Etiketat e energjisë së BE-së janë një sistem i standardizuar i normës së efikasitetit të energjisë të aprovuar nga Unioni Evropian për shumicën e aparateve shtëpiake. Etiketa e parë e energjisë së BE-së është paraqitur në pajisje në vitin 1994. Që atëherë, gjithnjë e më shumë kategori të pajisjeve janë përfshirë në Rregulloren e energjisë së BE-së dhe etiketat janë përditësuar disa herë. 

 

Qëllimi kryesor i etikateve të energjisë së BE-së është që të zvogëlohet konsumi i energjisë elektrike i pajisjeve shtëpiake në Evropë, duke bërë këto dy gjëra:  

 

1. Duke i dhënë konsumatorëve kritere të qarta të krahasimit dhe duke iu ndihmuar që të zgjedhin produkte më efikase për energjinë dhe

2. Duke inkurajuar kompanitë që të investojnë më shumë në zhvillimin e produkteve më efikase në energji.  

 

Etiketat e energjisë përmbajnë informacione të vlefshme rreth pajisjes siç është konsumi vjetor i energjisë, niveli i zhurmës ose kapaciteti i aj. Këto etiketa të vogla janë si një përmbledhje e të gjitha gjërave që duhet të keni parasysh kur kërkoni një enëlarëse të re. 

 

 

 

Çfarë shkruan në etiketën e energjisë së enëlarëses? 

 

Ja si duket etiketa e energjisë së BE-së për enëlarëset dhe ja çfarë domethënie kanë simbolet dhe numrat:  

 

Lexoni më tej që të zbuloni në më shumë detaje, çfarë domethënie ka çdo vlerësim dhe numër.  

 

 

 

01.

Klasa energjetike (A+++ deri në D)

 

Vlerësimi i energjisë së enëlarëses shkon prej A+++ deri në D, dhe enëlarëset më të mëdha janë në përgjithësi më efikase. Mos harroni që për të arritur energjinë më të ulët dhe konsumin më të ulët të ujit për çdo ngarkesë, enëlarësja duhet të jetë e mbushur plot.  

 

Një ndër komponentat kryesore që ndikojnë në efikasitetin e makinës është motori invertor. Kërkoni enëlarëse me motor pa furçë. Janë më efikas se llojet tjera të motorit.   

 

 

02.

Konsumi vjetor i energjisë (kWh/vit) 

 

Etiketat e energjisë së enëlarëses do të ofrojnë një vlerësim vjetor të shpenzimit të energjisë gjithashtu, por saktësia do të varet se sa rregullisht përdorni pajisjen. Për enëlarëset, shpenzimi vjetor i energjisë bazohet në 280 cikle të larjes në vit, që do të thotë rreth 5 larje në javë. 

 

Shprehitë tuaja individuale të larjes do të ndikojnë shumë në sasinë aktuale të energjisë që përdor enëlarësja juaj. Akoma, shumëzimi i konsumit vjetor të energjisë së një enëlarëseje me koston e energjisë elektrike për kWh në rajonin tuaj do t'ju japë një vlerësim të mirë se sa do të kushtojë të përdorni atë pajisje gjatë gjithë vitit.   

 

 

 

03.

Shpenzimi vjetor i ujit (L/vit) 

 

Etiketat e energjisë së enëlarëses gjithashtu ofrojnë një vlerësim të konsumit vjetor të ujit, që në përgjithësi është rreth 3 300 dhe 3 600 litra në vit. Prapë, ajo është e bazuar në 280 cikle standarde të larjes në vit.   

 

 

 

04.

Klasa e efikasitetit të tharjes (A deri në G) 

 

Efikasiteti i tharjes së enëlarëses që vlerësohet nga A në G dhe tregon sa efikase është enëlarësja juaj gjatë tharjes së enëve.  

 

 

05.

Kapaciteti (për vendosjen e enëve)

 

Kapaciteti i enëlarëses shprehet me “hapësirën për vendosjen e enëve”. Një komplet enësh përfshinë një pjatë për ngrënie, një pjatë për desert, një gotë, një pjatë për supë, një filxhan çaji dhe një takëm.  

 

 

 

06.

Nivelet e zhurmës (dB) 

 

Së fundmi, nivelin e zhurmës së funksionimit të pajisjes mund ta gjeni edhe në etiketën e energjisë. Shumica e makinave moderne kanë nivele zhurme rreth 40-55 dB. Si kornizë referimi, një bisedë normale është rreth 60 dB, ndërsa zilja në telefonin e shtëpisë do të jetë rreth 80 dB.  

 

 

 

Pse duhet të kujdeseni për efikasitetin e energjisë? 

 

Për dy arsye themelore: 

 

1. Për buxhetin tuaj shtëpiak dhe  

2. Për mjedisin 

 

Megjithëse enëlarëset me vlerësime më të larta të energjisë priren të jenë pak më të shtrenjta, ato kushtojnë më pak për energjinë. Kalimi në një enëlarëse me efikasitet energjetik mund të zvogëlojë kostot tuaja të energjisë deri në 50% dhe të shlyejë atë investim fillestar për disa vjet.  

 

Kostot e energjisë janë rritur me shpejtësi në të gjithë botën. Stili ynë i jetës kërkon sasi gjithnjë e më të mëdha të energjisë ndërsa burimet po zvogëlohen. Sipas Komisionit Evropian, kursimet tuaja mund të shtojnë deri në 300 Euro gjatë gjithë jetës së pajisjes tuaj. Dhe këtu nuk llogaritet rritja e çmimit me kalimin e kohës.  

 

Ju mund të mendoni “çfarë dallimi mund të bëjë një enëlarëse?”. Ky është efekt kumulativ. Efikasiteti i energjisë asnjëherë nuk ka qenë më i rëndësishëm se tani kur resurset po zvogëlohen dhe efektet e jetës njerëzore në natyrë po rriten gjithnjë.   might be thinking “what differenc

 

Nëse e tërë Evropa do të avanconte enëlarëset me efikasitet energjetik, deri në 2 TWh (kjo do të thotë 2.000.000.000 kWh!) të energjisë elektrike do të kurseheshin deri në vitin 2020. 

 

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions