Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

4 min. Lexojeni

Si të ngarkoni enëlarësen në mënyrën e duhur?

Si të ngarkoni enëlarësen në mënyrën e duhur?
Si të ngarkoni enëlarësen në mënyrën e duhur?

 

 

Enëlarësja juaj mund të jetë thjesht miku juaj më i mirë në kuzhinë, por për t'u siguruar që të performojë më së miri, do t'ju duhet ta ngarkoni siç duhet. Mbingarkesa ose ngarkesa e papërshtatshme mund të zvogëlojë ndjeshëm performancën e pastrimit, kështu që lejoni që ky udhëzues të ju këshillojë në mënyrën më të mirë si të ngarkoni enëlarësen tuaj. 

 

 

 

Para se ta ngarkoni 

 

Ekziston një keqkuptim i zakonshëm që duhet të lani mirë paraprakisht enët dhe takëmet tuaja përpara se t’i vendosni në enëlarëse, gjë që i bën disa të mendojnë se mund të lajnë me dorë enët e tyre. 

 

Përveç që janë më efikase në kursimin e ujit dhe energjisë se sa larja e enëve me dorë, enëlarëset nuk kërkojnë që enët të pastrohen me shkëlqim para se të futen. Thjesht gërvishtni mbetjet dhe copat e mëdha të ushqimit, dhe pajisja juaj do të kujdeset për pjesën tjetër. 

 

Gjithmonë ia vlen të bëni një vështrim brenda enëlarëses tuaj, para se të radhitni enët, sa për tu siguruar se nuk ka rënë ndonjë pjesë takëmi në vaskë gjatë ciklit paraprak të larjes.   

 

 

 

Gjërat që “duhet bërë” dhe “nuk duhet bërë” 

 

Disa njerëz madje e quajnë art. Por, ekzistojnë dy rregulla themelore për të ngarkuar enëlarësen tuaj në mënyrën e duhur.  

 

1. Vendosni të gjitha enët drejt mesit dhe

2. Mos lejoni që enët të prekin njëra tjetrën (aq sa mundeni)  

 

Mund të shtojmë thënien e tretë "mos mbingarkoni" por rregulli i dytë duhet të kujdeset për atë. Këto dy rutina të thjeshta sigurojnë që çdo artikull në enëlarëse të ketë një ekspozim të barabartë ndaj ujit dhe që sipërfaqet e tyre të kthehen drejt drejtimit të spërkatjes së ujit. 

 

 

 

Ngarkesa e raftit të epërm

 

Rafti i epërm shërben për filxhana, kriklla, gota të qelqit dhe tasa të vegjël. Poziciononi këto enë me kokë te poshtë përgjatë secilës anë të raftit ashtu që uji të futet brenda. 

 

Rafti i sipërm zakonisht ka dhëmbë (kunjat e hollë dhe të gjatë për të mbajtur sendet në radhë) për tasat e vegjël. Sigurohuni që tasat janë të ngarkuar me ato që ndodhen në gjysmën e përparme të shportës nga mbrapa dhe ato në gjysmën e pasme janë përballur me pjesën e përparme. Kjo siguron që sipërfaqet e tasit janë të ekspozuara ndaj qarkullimit të ujit. 

 

Mos grumbulloni shumë enë, që në thelb nënkupton bllokimin ose errësimin e çdo sipërfaqeje nga arritja e krahëve spërkatës. Gjithçka duhet të jetë e vendosur rehat në raft, jo shumë e lirë që të mund të lëvizë, jo shumë e ngushtë që të mund të kërcasë ose të çahet. 

 

Gjithashtu mund të vendosni tenxhere dhe tigan të vegjël ose të mesëm në raftin e sipërm, por padyshim sigurohuni që këto të jenë të drejtuara me fytyrë poshtë. Rafti juaj i sipërm mund të ketë një raft enësh që paloset poshtë nga ana. Vendosni shpatullat, garuzhdet dhe enët e tjera të gjata këtu, duke u siguruar që çdo sipërfaqe e konkavuar të drejtohet poshtë. Nëse enëlarësja juaj nuk ka një mbajtëse enësh, thjesht vendosini ato midis rreshtave të gotave ose tasave në raftin e sipërm. Megjithatë mos harroni, enët prej druri dhe thikat e mira të kuzhinës nuk duhet të futen kurrë në enëlarëse. 

 

 

 

Përdorimi i shportës së takëmeve 

 

Ekizstojnë disa gjëra që duhet të merren parasysh kur bëhet fjalë për mbsuhjen e shportës së takëmeve. Së pari, kini kujdes që çeliku inox dhe argjendi mund të reagojnë në enëlarëse  dhe të shkaktojnë dëme në sendet e argjendta. Sigurohuni që këto të jenë në skajet e kundërta të shportës së takëmeve. 

 

Mos krijoni grupe të pjesëve të njëjta të takëmit- përzieni ato! Takëmet e llojit të njëjtë kanë tendencë të “ndërthuren”, posaçërisht lugët. Kjo do të thotë se uji nuk mund të arrijë në të gjitha sipërfaqet e takëmit.   

 

Një mënyrë e sigurt për të shmangur këtë është përdorimi i hapësirave në kapakë që palosen mbi shumicën e shportave të takëmeve. Shkëmbimi këtu është se është më i lehtë dhe kërkon më shumë kohë për të ngarkuar dhe shkarkuar takëmet tuaja. 

 

Dhe në fund, thikat duhet të vendosen me kokë poshtë! Për shkak të sigurisë, thikat duhet të kenë tehet poshtë dhe dorezat jashtë.  

 

 

 

Raftet fleksibile  

 

Enëlarëset moderne ofrojnë rafte të ndryshme shtesë dhe zgjidhje fleksibile. Rrafti i tretë rrëshqitës për takëm është bërë gjithnjë e më popullor për faktin që krijon hapësirë në shportën e poshtme. Teknologjitë si FlexiDrawer ™ shtojnë fleksibilitet të mëtejshëm në ngarkimin e enëlarëses tuaj.  

 

 

 

Ngarkesa e raftit të poshtëm  

 

Këtu vendosen pjatat dhe tasat tuaj më të mëdhenj, si dhe tenxheret dhe tiganët më të mëdhenj. Shpesh, do të dëshironi të vendosni një kombinim të artikujve. Pjatat dhe tasët duhet të jenë të pozicionuara në mënyrë që ato të shikojnë në mes të enëlarëses, gjë që siguron që ato të jenë të ekspozuara siç duhet në krahët spërkatës. Përdorni dhëmbët në raftin e poshtëm për t'i pozicionuar siç duhet.  

 

Nëse rafti i poshtëm ka dhëmbë që palosen, këto mund të jenë të dobishme për të krijuar hapësirë për enë të mëdha si tenxhere dhe tiganë më të mëdhenj. Prapë, bëni kujdes që sipërfaqet e brendshme të këtyre enëve të jenë të ekspozuara ndaj krahëve spërkatës.  

 

Në fund, të gjitha enët e mëdha si dërrasa e prerjes ose dërrasat për meze duhet të vendosen përgjatë anës së raftit ashtu që të mos pengojnë krahët spërkatës. 

 

 

 

Tani që e keni ngarkuar enëlarësen siç duhet, mund të hidhni ca detergjent, përzgjidhni programin e duhur dhe rehatohuni në kolltuk ndërsa pajisja juaj bën tërë atë punë të rëndë për juve!   

 

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions