Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

1 min. Lexojeni

Si të largoni erërat e këqia nga frigoriferi?

Si të largoni erërat e këqia nga frigoriferi?
Si të largoni erërat e këqia nga frigoriferi?

 

 

Vështroni në frigorifer dhe ndjeni një aromë të pakëndshme? Aromat e këqia që vijnë nga frigoriferi juaj mjaftojnë të shmangni darkën, prandaj si mund ti hiqni?   

 

Epo, pastrimi i rregullt i frigoriferit gjithsesi është një veprim i mirë, por këto këshilla të dobishme do të ndihmojnë të largoni erërat e këqia. 

 

 

 

Fshini sipërfaqet rregullisht 

 

Rrjedhja e shisheve, kartonët që pikojnë, dhe duart e yndyrshme, derdhja e copave të ushqimit… ndërsa nuk ka zëvendësim për një pastrim të thellë dhe të rregullt, pastrimi i shpejtë i sipërfaqeve nëse janë të ndotura do të mbajnë erërat largë.

 

Përzierja me një lugë gjelle sodë buke dhe gjysmë litre ujë të vaktë përbën një detergjent të përsosur, sepse nuk duam një detergjent të fortë me kimikale të prekë ushqimin. 

 

 

 

Lini një absorbues erërash në frigorifer  

 

Mund të lini një enë të vogël me sodë buke në frigorifer për të absorbuar erërat e këqia, gjithashtu. Absorbues tjerë natyral janë kokrrat e kafesë, uthulla e bardhë dhe tërshëra.  

 

 

Bëni kujdes për ushqimin e freskët 

 

Nëse futni frutat e freskëta dhe pemët në një sirtar, mund të harroni se i keni lënë aty… kur të filloni ti nuhatni, është shumë vonë!

 

Sigurohuni që të përdorni ushqimin e freskët para se të fillojë të vijë erë e keqe dhe të pastroni çdo gjë që ka qëndruar aty për disa ditë.   

 

 

 

Përdorni kontejnerë të mbyllur 

 

Disa ushqime shijojnë shumë më mirë se sa aroma e tyre. Djathërat e forta, erëzat, specat djegës… të gjitha këto është më mirë të mbahen në kontejnerë të mbyllur që mbajnë erërat brenda.  

 

Mos harroni se vetë pajisja dhe ushqimi brenda saj mund të thithin aromat, kështu që ndërprerja e këtyre erërave në fillim do të ndihmojë masivisht në betejën për një frigorifer pa erëra.  

 

 

Rather talk to someone?