Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

2 min. Lexojeni

Cilin raft të furrës duhet të përdor?

Cilin raft të furrës duhet të përdor?
Cilin raft të furrës duhet të përdor?

 

 

Pavarësisht nëse jeni duke bërë pjekje apo zgarë, vendi se ku i vendosni gatimet tuaja kulinare në furrë do të ndikojë në rezultatin e pjekjes. Kjo do të bëjë dallimin në mes të krijimit të një koreje të artë, të fortë ose një fundi të lagur të gatimit!  Ky udhëzues do të ju tregojë disa parime për përdorimin e raftit të duhur.  

 

 

Të kuptuarit se si punon një furrë

 

Shumica e furrave elektrike konvencionale, kanë burimin e nxehtësisë lartë dhe një burim nxehtësie në fund. Kur e ndezni furrën, të dyja sipërfaqet do të ngrohin zgavrën e furrës deri në temperaturën e cilësuar. Kur të arrihet kjo, burimi i nxehtësisë së poshtme do të punojë me ndërprerje për të ruajtur nxehtësinë. Kjo do të thotë se pjesa e epërme e furrës do të jetë më e ngrohtë, sepse burimi i nxehtësisë prodhon nxehtësi në mënyrë konstante dhe sepse ajri i nxehtë rritet.   

 

Shumica e furrave moderne kanë ventilatorë, që ndihmojnë në shpërndarjen e e nxehtësisë në mënyrë të barbartë në tërë zgavrën e furrës. Prandaj, ju akoma mund të aplikoni parimet nga ky udhëzues, por efektet mund të jenë më pak të dukshme.  

 

 

Rafti i fundit 

 

Rafti i fundit është i mirë për gjithçka që dëshironi të ketë një bazë më krokante. Pica dhe buka krokante jane vetëm disa shembuj.  

 

 

 

Rafti i epërm 

 

Rafti i epërm është i shkëlqyeshëm për gatime të cilat dëshironi të kenë një sipërfaqe më të skuqur. Ushqimet si pitet dhe tavat e ndryshme bëhen më mirë me këtë opsion të pjekjes. 

 

 

 

Rafti i mesëm 

 

Ky është mesi  i lumtur, ku pjesa e epërme ose e poshtme e ushqimit nuk do të jenë të ekspozuara ndaj nxehtësisë intensive, prandaj është vendi i përshtatshëm për pjekjen e ëmbëlsirave, torteve dhe brounieve, si dhe për gatime më të ndjeshme dhe për mish.  

 

 

 

Nuk keni pse e përdorni vetëm një raft!   

 

Duket e qartë, apo jo!? Mund të shfrytëzoni rafte të ndryshme për të përgatitur gjëra të ndryshme gjatë procesit të gatimit. Për shembull, mund të filloni të pjekni një pite në raftin e fundit për ta bërë pjesën e poshtme të ushqimit më të skuqur, pastaj ta lëvizni në raftin e mesëm për shumicën e kohës së pjekjes në mënyrë që mbushja e pites të piqet një mënyrë të barabartë. Në fund, mund ta vendosni në raftin e fundit për 15 minutat e fundit për të fituar një sipërfaqe të artë dhe krokante. 

 

Nëse keni dyshime, mund të vendosni të gjitha gatimet në raftin e mesëm dhe ta përcillni pjekjen. Nëse ju duket se ka nevojë për pak më tepër nxehtësi në pjesën e poshtme apo të epërme, lëvizeni tavën! Kjo lloj njohurie vjen me pak praktikë dhe eksperinca gabimi prandaj mos u brengosni nëse nuk ia keni qëlluar për herë të parë.  

 

 

Rather talk to someone?