Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

3 min. Lexojeni

9 mënyra që ta bëni furrën tuaj të jetë me efikase në shpenzimin e energjisë  

9 mënyra që ta bëni furrën tuaj të jetë me efikase në shpenzimin e energjisë
9 mënyra që ta bëni furrën tuaj të jetë me efikase në shpenzimin e energjisë

 

 

Pavarësisht nëse jeni një kuzhinier i zjarrtë, preferoni të përgatitni vetëm një pjatë apo keni dëshirë të përgatitni pjekje të dielave, furra juaj vërtetë mund të zbulojë potencialin tuaj të kuzhinës. Por ne të gjithë duhet të japim kontributin tonë për mjedisin, prandaj është e rëndësishme që të bëjmë kujdes se si e përdorim furrën. Ndiqni këto këshilla dhe do të ndihmoni mjedisin si dhe portofolin tuaj.  

 

 

 

01.

Përgatitni disa pjata njëkohësisht  

 

Edhe pse mund të ju marrë pak më shumë kohë që të planifikoni, përgatitja e pjatave të shumëfishta njëkohësisht është një mënyrë e shkëlqyer që të përdorni furrën në mënyrë më efikase. Posaçërisht duhet të mbani në mend këtë opsion nëse përgatitni shumë ushqime ose gatuani në grupe. Vetëm sigurohuni që të mos e mbingarkoni furrën ose të mos pengoni ventilatorët, pasi që mund të zvogëlohet efiqenca.   

 

 

 

02.

Mos pritni që furra të “ngrohet” 

 

Shumë instruksione të gatimit thonë që duhet të ngrohni furrën deri në një temperaturë të caktuar para se të futni enën në të. Edhe pse temperatura precize mund të jetë e rëndësishme për ndonjë lloj të caktuar gatimi, shumicën e pjatave mund ti futni në furrë menjëherë pasi që ta futni pjatën në të. Në këtë mënyrë mund të shfrytëzoni nxehtësinë të cilën furra e gjeneron menjëherë. 

 

 

 

03.

Fikeni furrën më herët 

 

Nëse e fikni furrën le të themi pesë minuta para se të përfundojë pjekja e ushqimit, nxehtësia e mbetur brenda në furrë do të vazhdojë të pjekë ushqimin pa përdorur energji elektrike. Nuk mund të bëhet më efikase për energjinë!    

 

 

 

04.

Mos e hapni derën e furrës gjatë pjekjes 

 

OK, ndonjëherë do të keni nevojë të hapni derën e furrës të lëvizni gjërat përreth ose të lëkundni enën e gatimit por përpiquni që ta mbani këtë në minimum. Çdo herë që e hapni derën e furrës, lejoni që të dalë nxehtësia. Për këtë arsye furra juaj duhet të punojë shumë fort për ta rikthyer temperaturën e cilësuar. Prandaj, nëse dëshironi vetëm të shikoni se si po shkon pjekja, bëjeni këtë nëpërmjet shikimit nga paneli i xhamit!  

 

 

 

05.

Shkrijeni ushqimin mirë para gatimit  

 

Nëse furra duhet të shkrijë ushqimin para se të fillojë gatimi, me siguri do të duhet të përdorë më shumë energji. Përpiquni që të shkrini të gjitha gjërat e ngrira para se të gatuani për të kursyer energji.   

 

 

 

06.

Përdorni enë qeramike ose të qelqit 

 

Enët e qeramikës ose të qelqit e mbajnë temperaturën shumë më tepër se sa enët e metalta, që do të thotë se mund të përdorni temperaturë pak më të ulët. Temperatura më e ulët do të thotë konsumim më i ulët i energjisë. 

 

 

 

07.

Programoni çdo program për vetëpastrim me zgjuarësi 

 

Nëse keni vendosur se është koha që të pastroni furrën tuaj dhe dëshironi të përdorni opsionin e vetëpastrimit pirolitik, fillojeni këtë menjëherë pasi e keni përfunduar pjekjen e ushqimit në furrë. Në këtë mënyrë furra do të jetë e ngrohtë dhe do të kërkojë më pak energji për të arritur temperaturën shumë të lartë që nevojitet për pastrimin pirolitik. 

 

 

 

08.

Mbajeni furrën të pastër 

 

Furra e pastër do të ngrohet më shpejtë dhe do të shpërndajë nxehtësinë në mënyrë më efikase, duke e bërë më efikase për energjinë. 

 

 

 

09.

Mos vendosni folje alumini në zgavrën e furrës 

 

Disa betohen duke vënë një fletë folje alumini në fund të furrës për të parandaluar ndonjë rrjedhje yndyre ose salce që mund të vlojë dhe mund të rrjedhë nga ena.   

 

Edhe pse kjo mund të duket një ide e mirë, siëprfaqja reflektuese e foljes në fakt e ndërpren shpërndarjen e nxehtësisë brenda zgavrës së furrës. Përveç kësaj, gjithashtu mund të pengojë punën e ventilatorit duke e zvogëluar efikasitetin e saj.   

 

Ja ku i keni. Ndiqni këto këshilla dhe do të përdorni furrën tuaj në mënyrën më efikase për energjinë. 

 

Rather talk to someone?