Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

3 min. Lexojeni

Si të rregulloj hekurin për hekurosje që nuk prodhon avull? 

Si të rregulloj hekurin për hekurosje që nuk prodhon avull?
Si të rregulloj hekurin për hekurosje që nuk prodhon avull?

 

 

Sigurohuni që hekuri jua është lidhur në një prizë që punon dhe që funksioni i avullit është në funksion. Kontrolli i avullit mund të gjendet në rrotëz, në dorezë ose në buton. Për më shumë informacione rreth funksionit të avullit, konsultoni manualin. Nëse keni vështirësi që ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e pajisjes së manualit tuaj.

 

Nëse problemi vazhdon, shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin. 

 

 

 

Sigurohuni që hekuri juaj të ketë ujë të mjaftueshëm  

 

Mund të mos ketë mbetur mjaftueshëm ujë në rezervuar. Mbusheni deri në nivelin MAX. 

 

 

 

Kontrolloni cilësimin e temperaturës 

 

Hekuri juaj duhet të ngrohet mjaftueshëm për të shëndrruar ujin në avull. Jepni hekurit ca minuta kohë që të ngrohet para se ta përdorni. Kontrolloni manualin e përdorimit për të siguruar se po e përdorni hekurin në temperaturë të mjaftueshme për të filluar funksionin e avullit. Nëse keni vështirëi që ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. 

 

 

 

Shmangni përdorimin e tepërt të funksionit të avullit  

 

Mund të keni përdorur funksionin e avullit për një kohë të gjatë. Hekurosni në pozitë horizontale dhe pritni pak para se të përdorni funksionin e avullit përsëri.   

 

 

 

Pastroni pllakën e hekurit 

 

Me kalimin e kohës, mund të krijohet gëlqere në pllakën e hekurit, që pengon daljen e avullit.   

 

Në rastet më të lehta, provoni të fshini pllakën e hekurit me një leckë të lagur. Cilësoni hekurin në temperaturën më të ulët dhe lëreni që të ngrohet. Zhytni një leckë në një tas me ujë dhe shtrydhni ujin e tepërt. Mund të shtoni edhe ca pika sapuni në enë.  

 

Hiqeni pajisjen nga rryma dhe pastroni pllakën e hekurit me leckën e lagur për të hequr copëzat e gëlqeres. Bëni kujdes që të mos e prekni pllakën me dorë. Lëreni të thahet para se të përdorni hekurin përsëri.     

 

Nëse nuk është efikase, cilësoni hekurin në temperaturë maksimale dhe lëreni të ngrohet. Fikeni funksionin e avullit dhe rrëshqiteni hekurin në një copë letër për të hequr copat e gëlqeres. 

 

Mos përdorni detergjente abrazive ose produkte pastrimi si lecka metalike ose lesh çeliku pasi që mund të gërvishtin pllakën.  

 

 

 

Përdorni funksionin e vetëpastrimit 

 

Shumë hekura Beko me gjeneratorë avulli kanë një funksion të vetë-pastrimit për të hequr grimcat e gëlqeres që grumbullohen me kalimin e kohës. Përdoreni këtë funksion një herë në 2 deri në 3 javë. Nëse uji i çezmës tuaj është shumë i fortë ose nëse shihni grimca gëlqereje që dalin nga pllaka, përdorni atë më shpesh. Kjo do të zgjasë jetëgjatësinë e hekurit tuaj. 

 

Rimbusheni hekurin me ujë, ndizeni dhe lëreni që të ngrohet. Kur drita e termostatit fiket, hiqeni nga rryma. Mbajeni hekurin tuaj mbi një lavaman dhe shkundni ndërsa mbani të shtypur butonin e heqjes së gëlqeres. Vazhdoni derisa i gjithë uji të ketë mbaruar dhe më pas lëshoni butonin. Kjo mund të zgjasë disa minuta.   

 

Lëreni hekurin të ftohet në pozitë vertikale. Fshijeni pllakën me një leckë. 

 

 

 

Kini parasysh problemet teknike

 

Nëse problemi vazhdon, hekuri juaj mund të ketë problem teknik. Nëse dyshoni se ky mund të jetë problemi, kontaktoni servisin e autorizuar.  

 

 

Rather talk to someone?