Çdo gjë që duhet të dini rreth

Hekuri për hekurosje

Pyetjet dhe përgjigjet

Fisheku i integruar në hekurin për hekurosje, kundër krijimit të gëlqeres është dizajnuar për të zvogëluar gëlqeren që krijohet me kalimin e kohës. Kjo do të zgjatë kohëzgjatjen e përdorimit të hekurit për hekurosje. Fisheku duhet të zëvendësohet pas çdo 30 litra ujë të përdorura. 

 

Shumica e hekurave për hekurosje me gjeneratorë avulli Beko kanë një dritë treguese për të sinjalizuar kur fisheku ka nevojë të zëvendësohet. Ju lutemi përdorni fishekë të shitur vetëm nga tregtarët e autorizuar dhe qendrat e shërbimit.

 

Hiqeni fishekun e ri nga paketimi. Zhyteni në ujë për rreth një minutë për të rritur performancën. Hiqni hekurin nga priza dhe lëreni të ftohet para se të hiqni ndonjë pjesë. Shtypni dhe lëshojeni për të hequr fishekun e vjetër nga foleja dhe shtyjeni të riun brenda.

 

Për më shumë informacione rreth instalimit të fishekut kundër gëlqeres, konsultoni manualin e përdoroimit. Nëse keni vështirësi që ta gjeni, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. 

Përdorni ujë çezme për hekurin tuaj. Pajisja juaj nuk është dizajnuar që të punojë me ujë të pijshëm ose ujë të distiluar. Nëse uji i çezmës është shumë i fortë, përdorni përzierje uji të pijshëm me ujë çezme.

 

Mos hidhni parfum, uthull ose lëngje të tjera në rezervuarin e ujit. Këto lëngje mund të dëmtojnë seriozisht hekurin ose rrobat tuaja. 

Opsioni i spërkatjes së ujit është ideal për hekurosjen e pëlhurave të rënda ose pjesëve të vështira të rrobave, si jakat, mëngët dhe xhepat. Uji i spërkatur ndihmon hekurin tuaj të heqë rrudhat. 
Nuk keni nevojë të zbrazni rezervuarin e ujit pas çdo përdorimi. Megjithkëtë, duhet ta zbrazni nëse nuk planifikoni të përdorni pajisjen për një kohë të gjatë. 

Shkëputeni hekurin nga rryma dhe pritni që të ftohet. Zbrazeni rezervuarin e ujit nëse nuk e keni ndër mend ta përdorni për një kohë të gjatë.

 

Mos e mbështillni kabllin rreth hekurit. Mund ta mbështillni rreth folesë për mbështjelljen e kabllit, nëse modeli i hekurit tuaj ka një të tillë. Mbajeni hekurin për hekurosje në një sipërfaqe stabile.

 

Gjithmonë mbajeni hekurin largë nga arritja e fëmijëve. 

Hekuri juaj do të fiket automatikisht nëse qëndron pa lëvizur në pozitë horizontale për 30 sekonda dhe pas 7 deri 10 minutave nëse qëndron në pozitë vertikale.

 

Hekurat për hekurosje me gjenerator avulli do të fiken automatikisht nëse hekuri qëndron pa lëvizur ose nëse asnjë buton nuk është shtypur për 10 minuta.  

Varësisht nga temperatura e cilësuar, shumica e hekurave moderne ngrohen për vetëm disa minuta. Posa të futni hekurin në prizë dhe të rregulloni temperaturën, indikatori i termostatit do të ndizet. Hekuri për hekurosje është i gatshëm për përdorim pasi të fiket drita. 
Çdo hekur me avull dhe hekur me gjenerator avulli Beko ka një numër serik unik. Është i vendosur në anën e prapme të pajisjes, nën pikën ku kablli i rrymës hyn në  trupin e hekurit. 
general-cta-image

Jemi këtu për ju!

Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.

+38338714444 elektro-servis kosova E Hёnё - E Premte 08:30 – 16:30 E Shtunё 09:00 – 15:00 E Dielё pushim

Ju duhet më shumë mbështetje?

Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions