Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

2 min. Lexojeni

Si të rregullohet njësia e jashtme e kondicionerit i cili rrjedh? 

Si të rregullohet njësia e jashtme e kondicionerit i cili rrjedh?
Si të rregullohet njësia e jashtme e kondicionerit i cili rrjedh?

 

 

Uji nga ana e jashtme e kondicionerit është dukuri normale.

 

Kondicionerët punojnë ashtu që thithin ajrin por edhe lagështinë nga dhoma dhe e nxjerrin jashtë. Nëse nga ana e jashtme e kondicionerit ka shumë ujë ose një vrushkull uji që nuk thahet, fikeni pajisjen dhe shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojë që të zgjidhni problemin. 

 

 

 

Kontrolloni nëse kondicioneri është i instaluar në mënyrë të drejtë

 

 

Kondicionerin duhet ta instalojë servisi i autorizuar. Nëse instalimi ose lidhjet në mes të njësive nuk janë bërë siç duhet, kondicioneri juaj mund të mos punojë siç duhet. 

 

 

 

Kontrolloni lidhjet e gypave

 

 

Kontrolloni gypat për kullimin e ujit dhe lidhjet e tyre. Nëse nuk janë të shtrënguar mirë, uji mund të rrjedhë. Gypi i kullimit duhet të kthehet nga poshtë dhe nuk duhet të lakohet dhe as të përkulet në mënyrë që ujit të rrjedhë normalisht. 

 

 

 

Kontrolloni nëse avulluesi ose mbështjellësit e kondensatorit janë të ndotur ose të zënë  

 

 

Ndotjet të cilat grumbullohen  në avullues dhe në mbështjellësit e kondensatorit mund të zvogëlojnë performancën e kondicionerit tuaj. Shikoni manualin e përdorimit për të mësuar se si të pastroni filtrat sepse modelet mund të dallojnë. Nëse nuk mund të gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke e shënuar numrin e modelit të pajisjes. Gjithashtu mund të kontaktoni servisin e autorizuar për shkak të pastrimit të avulluesit dhe mbështjellësve të kondensatorit. 

 

 

 

Kontrolloni enën e kullimit dhe pompën  

 

 

Nëse pajisja juaj lëshon ujë të kondensuar  në enën e kullimit, së pari kontrolloni enën. Ndoshta është e thyer ose e dëmtuar dhe duhet të zëvendësohet. Nëse ena është e stërmbushur, ndoshta është prishur pompa për qarkullimin e ujit. Kontrolloni lidhjet e pompës dhe largoni pengesat. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni servisin e autorizuar.

 

 

 

Shqyrtoni problemet teknike 

 

 

Nëse problemi vazhdon edhe më tutje, ndoshta kondicioneri juaj nuk është teknikisht në rregull. Nëse dyshoni që ky mund të jetë problemi, kontaktoni servisin e autorizuar. 

 

 

Rather talk to someone?