Çdo gjë që duhet të dini rreth

Kondicioneri

Pyetjet dhe përgjigjet

Varësisht nga kualiteti i ajrit në qytetin tuaj, është mirë që të praktikoni pastrimin e filtrave të kondicionerit në çdo 3 muaj. Nëse vini re se pajisja punon me kapacitet më të dobët, është koha që të pastroni filtrin.

 

Për të pastruar filtrat, konsultoni udhëzimet në manualin e përdorimit sepse modelet dallojnë me njëri tjetrin. Nëse nuk mund ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. 

 

Për pastrimin e mbështjellësit dhe avulluesit të kondensatorit kontaktoni servisin e autorizuar. 

Ndotjet e grumbulluara në filtrat e ajrit, spiralet e avullimit dhe kondensatorit mund të shkaktojnë rënien e qarkullimit të ajrit të kondicionerit. Këta filtra duhet të pastrohen në çdo 3 muaj ose sa herë që ulet performanca e tij. Nëse filtrat e ajrit janë të ndotur ose të bllokuar, ajri i ftohtë i prodhuar në kondicionerin tuaj nuk do të qarkullojë siç duhet në tërë hapësirën e dhomës. Për të pastruar filtrat, konsultoni manualin tuaj të përdorimit, pasi që çdo model mund të ketë udhëzime të ndryshme. Nëse keni vështirësi të gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. Mund të kontaktoni servisin e autorizuar për të pastruar spiralet e avulluesit dhe kondensatorit. 
Mjegulla mund të krijohet kur ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionerit bashkohet me ajrin e ngrohtë dhe të lagësht të dhomës. Kjo është normale dhe do të hiqet kur bie temperatura në dhomë. 

Nëse kondicioneri ka thithur tym duhani ose ndonjë erë tjetër të pakëndshme, ndoshta tani thjeshtë e kthen mbrapsht në dhomë. Nëse era e keqe nuk ndalon në asnjë mënyrë, ndoshta duhet të pastrohen filtrat, avulluesi ose mbështjellësit e kondensatorit të pajises së kondicionerit.

 

Për të pastruar filtrat, konsultoni udhëzimet në manualin e përdorimit sepse modelet e ndryshme mund të kenë udhëzime të ndryshme. Nëse nuk mund ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. Për pastrimin e avulluesit dhe mbështjellësit  të kondensatorit kontaktoni servisin e autorizuar. 

Përpiquni të kuptoni prej nga vjen zhurma. Nëse vjen nga njësia e jashtme, fikeni kondicionerin dhe kontrolloni nëse ka ndonjë pengesë në ventilatorë. Nëse ka ndonjë pengesë, largojeni dhe ndizeni kondicionerin përsëri.

 

Nëse zhurma vjen nga njësia e brendshme, fikeni kondicionerin tuaj. Shkaku më i mundshëm është pjesa e lirshme që fluturon brenda njësisë dhe dëmton pjesët tjera. Në këtë rast mos e përdorni kondicionerin dhe kontaktoni servisin e autorizuar.

Përpiquni të kuptoni prej nga vjen zhurma. Nëse vjen nga njësia e jashtme, shikoni nëse ventilatori është duke u rrotulluar. Nëse nuk është duke u rrotulluar ndërsa njësia e brendshme është duke punuar, shkaku i zhurmës mund të jetë motori. Zhurma gjithashtu mund të vijë nga baza e gomës ose nga pjesët lidhëse të njësisë së jashtme. Këto pjesë mund të jenë konsumuar me kalimin e kohës, që do të shkaktojë humbjen e balancit të njësisë dhe do të gumëzhijë gjatë punës. Në të dyja rastet, ndaloni përdorimin e pajisjes dhe kontaktoni servisin e autorizuar. 

Përpiquni të kuptoni prej nga vjen zhurma. Nëse vjen nga njësia e brendshme, zhurma mund të jetë shkaktuar për shkak të lirimit të vidave ose bulonave në njësinë e kondicionerit. Fikeni kondicionerin dhe shtrëngojini ato.

 

Nëse zhurma vjen nga njësia e jashtme, fikeni kondicionerin dhe kontrolloni nëse ka hyrë diçka brenda. Gjërat si gurët mund të godasin ventilatorët që shkaktojnë zhurmë goditëse. Largojini nëse është e mundur.

 

Nëse pajisja nuk punon normalisht derisa bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Përpiquni të kuptoni prej nga vjen zhurma. Nëse zhurma vjen nga njësia e brendshme, fikeni kondicionerin. Shkaku mund të jetë një pjesë e lirë që mund të fluturojë në pjesën e brendshme të njësisë e cila mund të dëmtojë pjesët tjera. Në këtë rast, ndaloni përdorimin e kondicionerit dhe kontaktoni servisin e autorizuar.

 

Nëse zhurma vjen nga njësia e jashtme, fikeni kondicionerin dhe kontrolloni nëse ka rënë diçka brenda. Gjërat si gurët mund të godasin ventilatorët, që shkaktojnë zhurmë goditëse. Largojini nëse është e mundur.

 

Nëse pajisja nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

general-cta-image

Jemi këtu për ju!

Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.

+38338714444 elektro-servis kosova E Hёnё - E Premte 08:30 – 16:30 E Shtunё 09:00 – 15:00 E Dielё pushim

Ju duhet më shumë mbështetje?

Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions