Çdo gjë që duhet të dini rreth

Blender

Pyetjet dhe përgjigjet

Çdo blender Beko ka një numër serik unik. Mund të gjendet në etiketën e fabrikës.

 

Vendndodhja e etiketës ndryshon varësisht nga modeli i pajisjes tuaj. Etiketat fabrike të blenderit të tavolinës janë të vendosur në fund të pajisjes. Etiketat e blenderëve të dorës janë të vendosura në anën e prapme të dorezës.   

Blenderi juaj i dorës mund të tejngrohet nëse e përdorni për një kohë të gjatë.

 

Për të parandaluar tejngrohjen, shmangni përdorimin e blenderit tuaj për më shumë se 10 sekonda përnjëherësh dhe lëreni të pushojë për disa sekonda para çdo ndezje të radhës. Nëse tejngrohet, lëreni të ftohet para se ta përdorni përsëri. 

Mund të përdorni blenderin tuaj për të gatuar brumë nëse ka shtojca të përzierëseve të brumit. Por mbani në mend, blenderi juaj i dorës mund të tejngrohet nëse e përdorni shumë gjatë. 

 

Për të parandaluar tejngrohjen, shmangni përdorimin e blenderit tuaj për më gjatë se 10 sekonda përnjëherësh dhe lëreni të pushojë për disa sekonda në mes të çdo përdorimi. Nëse tejngrohet, lëreni të pushojë për disa sekonda para çdo përdorimi të sërishëm.Nëse tejngrohet, lëreni të ftohet para se ta përdorni përsëri.  

Mundeni por duhet të jeni shumë të kujdesshëm.

 

Çfarëdo ene që përdorni, përkujdesuni që të mos jetë e mbushur përplot. Lëngjet e nxehta derdhen më lehtë se sa të ftohtat dhe janë më të rrezikshme nëse derdhen. 

Blenderët e dorës punojnë më së miri me përbërës të lëngshëm si supa, vezët ose pureja. 

 

Blenderët e dorës janë të përsosur për të zbutur supat, pudingjet, puretë ose salcat direkt në enë. Bëni shumë kujdes nëse e përdorni blenderin në lëngje të nxehta pasi që derdhen shumë më lehtë se sa të ftohtat dhe janë më të rrezikshme nëse derdhen.

 

Varësisht nga fuqia e motorit të blenderit tuaj, mund të punojë me përbërës më të fortë por kjo mund t’i topitë thikat  me kalimin e kohës. Për përbërës shumë të fortë si kafja, kubet e akullit, arra e muskatit, drithërat ose kockat, përdorni blenderin e tavolinës ose grirësin e ushqimit. 

Blenderët e dorës punojnë më së miri me përbërës të lëngshëm si supë, vezë ose pure. Varësisht nga fuqia e motorit të blenderit, mund të punojë me përbërës të forte por me kalimin e kohës mund të topiten thikat.

 

Për përbërës shumë të fortë si kafja, kubet e akullit, arra e muskatit, drithërat ose kockat, përdorni blenderin e tavolinës ose grirësin e ushqimit. 

Para se të përdorni blenderin për herë të parë, pastroni të gjitha pjesët të cilat vijnë në kontakt me ushqimin. Mbajeni blenderin të hequr nga rryma derisa i kontrolloni thikat dhe mos i prekni me duar të zhveshura.

 

Pastroni pjesët e pajisjes me ujë të ngrohtë duke përdorur sasi të vogël të pastruesit të butë. Thani të ghitha pjesët mirë para përdorimit. 

 

Pajisja juaj duhet të punojë në sipërfaqe të rrafshëta. Përkujdesuni që blenderin ta vendosni në sipërfaqe të rrafshët para përdorimit. 

Nëse blenderi juaj është i pajisur me përzierëse brumi, mund ta përdorni për të gatuar brumë.

 

Blenderët e tavolinës vijnë me fuqi të ndryshme të motorit. Nëse blenderi juaj është duke punuar në skajin më të dobët të shkallës, ai mund të tejngrohet nëse e përdorni për një kohë më të gjatë. Për të parandaluar tejngrohjen, përdoreni pajisjen me ndërprerje. Nëse tejngrohet, lëreni të ftohet para se ta përdorni përsëri.   

general-cta-image

Jemi këtu për ju!

Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.

+38338714444 elektro-servis kosova E Hёnё - E Premte 08:30 – 16:30 E Shtunё 09:00 – 15:00 E Dielё pushim

Ju duhet më shumë mbështetje?

Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.