Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

3 min. Lexojeni

Si të rregulloni rrobalarësen që nuk shpëlan rrobat?

Si të rregulloni rrobalarësen që nuk shpëlan rrobat?
Si të rregulloni rrobalarësen që nuk shpëlan rrobat?

 

 

Ekzistojnë disa arsye pse rrobalarësja juaj nuk i shpëlan rroba siç duhet. Si rezultat, mund të shikoni njolla të bardha në rrobat e lara, ose mund të jenë të rrëshqitshme nga sapuni. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin. 

 

 

Mos e stërmbushni pajisjen 

 

Rrobalarëset vijnë në kapacitete të ndryshme ngarkimi. Nëse makina juaj është e mbingarkuar, detergjenti mund të ngecë midis rrudhave të rrobave tuaja dhe të mos shpërndahet plotësisht. Ju lutemi konsultohuni me manualin tuaj të përdorimit për programet dhe kapacitetet e tyre të rrobave. Nëse keni probleme me gjetjen e manualit tuaj, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.

 

Për më shumë këshilla rreth larjes së rrobave, lexoni udhëzimin tonë se si të ngarkoni rrobalarësen me rregull dhe sa ngarkesë mund të mbajë rrobalarësja juaj. 

 

 

 

Mos përdorni shumë detergjent  

 

Mund të jeni duke përdorur shumë detergjent ose ndonjë lloj të papërshtatshëm për pajisjen tuaj. Lexoni me kujdes udhëzimet në paketimin e detergjentit të shihni nëse është lloji i duhur për makinën tuaj. Mos përdorni më shumë se sa doza e rekomanduar.  

 

 

 

Hidheni detergjentin në njësinë e duhur të sirtarit 

 

Ekzistojnë tri njësi në sirtarin e detergjentit, dy nga të cilat janë për detergjent dhe njëra është për zbutësin.

 

Njësia e etiketuar me shenjën “I” është për paralarje dhe tjetra që është e etiketuar me shenjën “II” është për larjen kryesore. Ndarja ne mes është për zbutësin. Sigurohuni që të hidhni detergjentin në ndarjen e duhur.  

 

Hidheni detergjentin në njësinë e duhur vetëm nëse e keni aktivizuar programin me ciklin e paralarjes. Përndryshe, rrobalarësja juaj do të marrë vetëm gjysmën e detergjentit. Sasia e mbetur do të lirohet në daulle gjatë procesit të shpëlrjes. Detergjenti nuk do të shkrihet tërësisht në këtë pikë dhe mund të shkaktojë njolla.   

 

 

 

Shikoni nëse zorra e kullimit është lakuar ose është bllokuar 

 

Zorra midis makinës tuaj dhe tubit të kullimit nuk duhet të jetë e lakuar ose e bllokuar. Nëse zorra nuk mund ta largojë ujin siç duhet, mbetjet e sapunit mund të mbeten në rrobat tuaja. Kontrolloni zorrën dhe çlirojeni ose drejtojeni nëse është e nevojshme. 

 

 

 

Shikoni nëse filtri i pompës është i ndotur ose i bllokuar 

 

Shkaku më i mundshëm është bllokimi i filtrit të pompës. Filtri i pompës duhet të pastrohet në çdo tre muaj ose kur është i bllokuar. Ky filtër është instaluar për të kapur objekte të huaja si butona ose monedha dhe për të parandaluar që këto sende të hyjnë në zorrën e kullimit. Ndodhet në këndin e poshtëm të djathtë të rrobalarëses tuaj.

 

Për të pastruar filtrin e pompës, hapni kapakun për të ekspozuar filtrin. Disa modele të rrobalarëseve kanë një zorrë të vogël të mbërthyer pas kapakut për të kulluar ujin brenda filtrit. Të tjerët thjesht shkarkojnë ujin kur filtri nxirret jashtë. Në të dy rastet, është një ide e mirë të vendosni një tas ose disa peshqirë poshtë filtrit. 

 

Nëse shihni një zorrë, nxirreni dhe hiqeni nga priza dhe prisni që të rrjedhë i gjithë uji. Nëse jo, kthejeni filtrin në drejtim të akrepave të orës dhe tërhiqeni atë. Hiqni papastërtitë, flokët ose objektet e huaja nga filtri. Pastaj jepni një shpëlarje nën rubinetë.

 

Kontrolloni hapësirën e filtrit për të parë nëse ndonjë ndotje, monedha ose butona kanë ngecur në të. Pastrojeni me një leckë të lagur. Në fund, zëvendësojeni dhe siguroni filtrin duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës, dhe kthejeni kapakun prapë në vend.  

 

 

 

Kontrolloni presionin e ujit

 

Rrobalarësja juaj ka nevojë për presion të mjaftueshëm të ujit për të hequr detergjentin nga sirtari. Kontrolloni presionin e ujit ose duke parë matësin e presionit të bashkangjitur në vijën e ujit, ose duke bashkuar matësin e presionit në valvulën pas makinës tuaj.

 

Presioni i furnizimit me ujë që kërkohet për të punuar rrobalarësja jua Beko është midis 1 dhe 10 bar (0.1 - 1 MPa). Nëse presioni është më i ulët se ky, tubat e ujit mund të jenë të bllokuara ose të rrjedhin. Nëse është kështu, fikni valvulën e furnizimit me ujë dhe kontaktoni një hidraulik të certifikuar. 

 

Rather talk to someone?