Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Are you sure you want to clear your wishlist?
Continue
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim
Si mund të ndihmojmë?

Përzgjidhni produktin Përzgjidhni problemin .
Si mund të ndihmojmë?

Filloni përsëri

Faqet

Kondicioneri im nuk fryen aq fort sa duhet. Si të rregulloj një kondicioner me qarkullim të dobët të ajrit?
Ndotjet e grumbulluara në filtrat e ajrit, spiralet e avullimit dhe kondensatorit mund të shkaktojnë rënien e qarkullimit të ajrit të kondicionerit. Këta filtra duhet të pastrohen në çdo 3 muaj ose sa herë që ulet performanca e tij. Nëse filtrat e ajrit janë të ndotur ose të bllokuar, ajri i ftohtë i prodhuar në kondicionerin tuaj nuk do të qarkullojë siç duhet në tërë hapësirën e dhomës. Për të pastruar filtrat, konsultoni manualin tuaj të përdorimit, pasi që çdo model mund të ketë udhëzime të ndryshme. Nëse keni vështirësi të gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. Mund të kontaktoni servisin e autorizuar për të pastruar spiralet e avulluesit dhe kondensatorit. 
Kondicioneri im po fryen tym të bardhë. A është normale për një kondicioner që të mjegullojë? 
Mjegulla mund të krijohet kur ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionerit bashkohet me ajrin e ngrohtë dhe të lagësht të dhomës. Kjo është normale dhe do të hiqet kur bie temperatura në dhomë. 
Ajri nga kondicioneri lëshon erë të keqe derisa është duke punuar. Si të eliminoj erërat e pakëndshme nga kondicioneri? 

Nëse kondicioneri ka thithur tym duhani ose ndonjë erë tjetër të pakëndshme, ndoshta tani thjeshtë e kthen mbrapsht në dhomë. Nëse era e keqe nuk ndalon në asnjë mënyrë, ndoshta duhet të pastrohen filtrat, avulluesi ose mbështjellësit e kondensatorit të pajises së kondicionerit.

 

Për të pastruar filtrat, konsultoni udhëzimet në manualin e përdorimit sepse modelet e ndryshme mund të kenë udhëzime të ndryshme. Nëse nuk mund ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. Për pastrimin e avulluesit dhe mbështjellësit  të kondensatorit kontaktoni servisin e autorizuar. 

Kondicioneri bën një zhurmë të lartë. A është kjo normale?

Përpiquni të kuptoni prej nga vjen zhurma. Nëse vjen nga njësia e jashtme, fikeni kondicionerin dhe kontrolloni nëse ka ndonjë pengesë në ventilatorë. Nëse ka ndonjë pengesë, largojeni dhe ndizeni kondicionerin përsëri.

 

Nëse zhurma vjen nga njësia e brendshme, fikeni kondicionerin tuaj. Shkaku më i mundshëm është pjesa e lirshme që fluturon brenda njësisë dhe dëmton pjesët tjera. Në këtë rast mos e përdorni kondicionerin dhe kontaktoni servisin e autorizuar.

Kondicioneri bën një zhurmë gumëzhuese. A është kjo normale?
Përpiquni të kuptoni prej nga vjen zhurma. Nëse vjen nga njësia e jashtme, shikoni nëse ventilatori është duke u rrotulluar. Nëse nuk është duke u rrotulluar ndërsa njësia e brendshme është duke punuar, shkaku i zhurmës mund të jetë motori. Zhurma gjithashtu mund të vijë nga baza e gomës ose nga pjesët lidhëse të njësisë së jashtme. Këto pjesë mund të jenë konsumuar me kalimin e kohës, që do të shkaktojë humbjen e balancit të njësisë dhe do të gumëzhijë gjatë punës. Në të dyja rastet, ndaloni përdorimin e pajisjes dhe kontaktoni servisin e autorizuar. 
Kondicioneri bën një zhurmë kërcëlluese osekërcitëse.

Përpiquni të kuptoni prej nga vjen zhurma. Nëse vjen nga njësia e brendshme, zhurma mund të jetë shkaktuar për shkak të lirimit të vidave ose bulonave në njësinë e kondicionerit. Fikeni kondicionerin dhe shtrëngojini ato.

 

Nëse zhurma vjen nga njësia e jashtme, fikeni kondicionerin dhe kontrolloni nëse ka hyrë diçka brenda. Gjërat si gurët mund të godasin ventilatorët që shkaktojnë zhurmë goditëse. Largojini nëse është e mundur.

 

Nëse pajisja nuk punon normalisht derisa bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Kondicioneri bën një zhurmë vringëlluese. A është kjo normale? 

Përpiquni të kuptoni prej nga vjen zhurma. Nëse zhurma vjen nga njësia e brendshme, fikeni kondicionerin. Shkaku mund të jetë një pjesë e lirë që mund të fluturojë në pjesën e brendshme të njësisë e cila mund të dëmtojë pjesët tjera. Në këtë rast, ndaloni përdorimin e kondicionerit dhe kontaktoni servisin e autorizuar.

 

Nëse zhurma vjen nga njësia e jashtme, fikeni kondicionerin dhe kontrolloni nëse ka rënë diçka brenda. Gjërat si gurët mund të godasin ventilatorët, që shkaktojnë zhurmë goditëse. Largojini nëse është e mundur.

 

Nëse pajisja nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Kondicioneri bën një zhurmë klikuese. A është kjo normale?

Kondicionerët mund të bëjnë një zhurmë klikuese derisa janë duke punuar ose pasi të fiken. Kjo vjen nga njësia e trupit e cila tkurret ose zgjerohet me ndryshimin e temperaturës. Kjo është normale dhe nuk është ndonjë prishje.

 

Nëse pajisja nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Kondicioneri bën një zhurmë zukatëse. A është kjo normale?

Është normale për kondicionerin tuaj të bëjë një shurmë të lehtë zukatëse. Kjo zakonisht ndodh në temperaturë të nxehtë kur kondicioneri ka nevojë të ftohë njësinë e vet si dhe brendinë e shtëpisë tuaj.

 

Nëse mendoni se zhurma është më e lartë se sa duhet, ose nëse pajisja nuk punon normalisht deri sa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Kondicioneri bën një zhurmë uluritëse. A është kjo normale?
Nëse dëgjoni një ulurimë të lartë që vjen nga kondicioneri juaj, fikeni atë menjëherë dhe kontaktoni servisin e autorizuar. Me siguri bëhet fjalë për rritjen e presionit të brendshëm në njësinë e kompresorit që mund të jetë e rrezikshme. 

Artikujt