Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

4 min. Lexojeni

Si të lexoni etiketat e energjisë së tharëses së rrobave?

Si të lexoni etiketat e energjisë së tharëses së rrobave?
Si të lexoni etiketat e energjisë së tharëses së rrobave?

 

 

Etiketat e energjisë ofrojnë shumë informacione të vlefshme rreth produktit. Le të shikojmë më për së afërmi çfarë informacionesh gjenden aty dhe çfarë domethënie kanë.  

 

 

Çfarë janë etiketat e energjisë së BE-së? 

 

Etiketat e energjisë së BE-së janë një sistem i standardizuar i vlerësimit të efikasitetit të energjisë të aprovuar nga Bashkimi Evropian për shumicën e pajisjeve shtëpiake. Etiketa e parë e energjisë u paraqit në pajisje në vitin 1994. Që atëherë, gjithnjë e më shumë kategori të pajisjeve janë inkuadruar në Rregulloren e Energjisë së BE-së dhe etiketat janë përditësuar disa herë.

 

Qëllimi kryesor i etiketave të energjisë së BE-së është që në mënyrë kolektive të ulin konsumin e energjisë së pajisjeve shtëpiake në Evropë duke bërë këto dy gjëra:  

  1. Duke i dhënë konsumatorëve një krahasim të qartë të kritereve dhe duke iu ndihmuar që të përzgjedhin produkte më efikase për energjinë, dhe   
  2. Duke inkurajuar kompanitë që të investojnë në zhvillimin e produkteve edhe më efikase për energjinë. 

Etiketat e energjisë përfshijnë informacione të vlefshme rreth pajisjeve siç është konsumi vjetor i energjisë, niveli i zhurmës ose kapaciteti. Këto etiketa të vogla janë si një përmbledhje e të gjitha gjërave që duhet të merrni parasysh kur kërkoni një tharëse të re. 

 

 

 

Çfarë informacionesh përmban etiketa e energjisë së frigoriferëve të kombinuar? 

 

Ja si duket etiketa e energjisë së BE-së së frigoriferëve të kombinuar dhe ja për çfarë shërbejnë simbolet dhe numrat:  

 

Lexoni të zbuloni çfarë domethënie ka çdo vlerësim dhe numër, në më shumë detaje. 

 

 

01.

Klasa energjetike (A+++ deri në A+)  

 

Që nga viti 2012, frigoriferët e kombinuar duhet të plotësojnë kushtet për vlerësimin energjetik, A+, më së paku. Por tregëtarët ndoshta gjithmonë kanë në rezerva pajisje me vlerësimet A dhe B. Ndërsa pajisja me shenjën A+ nuk është e keqe, pajisja me shenjën A+++ do të jetë më e lirë për mirëmbajtje dhe për mjedis më të pastër.

 

Tek frigoriferët e kombinuar, për shkak të madhësisë, ekzistojnë dallime të mëdha sepse sa më i madh të jetë ambienti që duhet të ftohet, pajisja do të shpenzojë më shumë energji. Bëni kujdes që të përzgjidhni madhësinë optimale të pajisjes që të shfrytëzoni hapësirën tuaj dhe energjinë elektrike në mënyrë sa më efikase.    

 

 

 

02.

Konsumi vjetor i energjisë (kWh/në vit) 

 

Përveç klasës energjetike, në etiketat energjetike të frigoriferit të kombinuar do të gjeni edhe shpenzimin vjetor të energjisë në këh.

 

Për pajisjet tjera këta numra llogariten në bazë të supozimeve të ndryshme, si për shembull, që enëlarësen do ta ndizni afërsisht 5 herë në java në ciklin standard të larjes. 

 

Shpenzimi vjetor i energjisë për frigoriferët është zakonisht përafërsisht i saktë sepse pajisjet punojnë 24/7, gjatë gjithë vitit. Nëse e dini shumën e fakturës tuaj të rrymës, atëherë mundeni saktësisht të llogaritni sa kushton puna e pajisjes në nivel njëvjeçar.    

 

 

 

03.

Kapaciteti i frigoriferit dhe frizit (L)  

 

Këta numra janë pak a shumë të saktë. Ata do të ju japin informacion se sa litra hapësirë ju ofrojnë njësitë e frigoriferit dhe frizit në frigoriferin e caktuar të kombinuar.

 

Këta numra dhe matja e tyre do të dallojnë varësisht nga pajisja. Është krejtësisht e mundur të gjenden frigoriferë me matjen e frigoriferit dhe frizit prej 70/30, 60/40 dhe 50/50. Për këtë do të mendoni dhe do të vendosni varësisht nga shprehitë tuaja ushqimore dhe stili juaj i blerjes.     

 

 

04.

Niveli i zhurmës (dB)

 

Së fundmi, një vlerësim tjetër shumë i rëndësishëm në etiketën e energjisë së një frigoriferi të kombinuar është niveli i zhurmës i shprehur në dB. Frigoriferët modernë të kombinuar janë mjaft të qetë, por gjithçka mbi 47 dB do të konsiderohet e zhurmshme. Kur i afroheni nivelit 60 dB, ju hyni në nivelet e zhurmës që ka biseda mesatare, dhe askush, natyrisht, nuk dëshiron një pajisje që do ta ndërpresë atë gjatë gjithë kohës.  

 

 

Pse duhet të shqetësoheni për efikasitetin e energjisë? 

 

Për dy arsye themelore:   

 

1. Për buxhetin tuaj shtëpiak dhe

2. Mjedisin jetësor  

 

Megjithëse frigoriferët e kombinuar me një vlerësim më të lartë të energjisë janë pak më të kushtueshëm, ata konsumojnë më pak energji. Kalimi në një frigorifer me efikasitet energjetik mund të zvogëlojë kostot e energjisë elektrike deri në 50% dhe të paguajë investimin tuaj fillestar në disa vjet.  

 

Kostot e energjisë elektrike po rriten shumë shpejt në të gjithë botën. Stili ynë i jetesës është i tillë që kërkon rritjen e konsumit të energjisë pasi burimet bëhen më të dobëta. Sipas Komisionit Evropian, kursimet tuaja mund të arrijnë 600 EUR gjatë jetës së pajisjes. Dhe pa llogaritur rritjen e çmimit me kalimin e kohës.

 

Mund të mendoni, "Por çfarë do të thotë një frigorifer?" Ky, është një efekt kumulativ. Efikasiteti i energjisë nuk ka qenë asnjëherë më i rëndësishëm se tani kur burimet janë të pakta dhe ndikimi i jetës sonë në natyrë po rritet.

 

Nëse frigoriferët do të zëvendësoheshin me pajisje efikase për energjisë në të gjithë Evropën, 4 Tëh (që është 4,000,000,000 këh!) Elektricitet do të kurseheshin çdo vit. Për më tepër, do të parandalonim 1.5 milion tonë dioksid karboni (CO2) që të lirohet në atmosferë çdo vit.  

 

 

Rather talk to someone?