Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

5 min. Lexojeni

11 mënyra të përmirësoni efikasitetin e energjisë së frigoriferit tuaj 

11 mënyra të përmirësoni efikasitetin e energjisë së frigoriferit tuaj
11 mënyra të përmirësoni efikasitetin e energjisë së frigoriferit tuaj

 

 

Frigoriferi juaj është pajisja më e vështirë për të punuar në shtëpinë tuaj, kështu që do të jetë më mirë  si për portofolin tuaj ashtu edhe mjedisin nëse bëni një përpjekje për ta mbajtur atë me energji të efektshme. Ndiqni këto këshilla dhe frigoriferi juaj do të funksionojë më me zgjuarësi, jo më shumë.

 

 

 

 

01.

Zgjidhni ose avancojeni në një model më efikas për energjinë   

 

Mund të duket si një gjë që nënkuptohet por frigoriferët kanë bërë një rrugë të gjatë në evolucionin e tyre për sa i përket efikasitetit të energjisë. Një model mjaft efikas nga 5 ose 10 vjet më parë lehtë mund t'ju kushtojë dy herë më shumë për të punuar sesa një model më i ri. Nëse frigoriferi juaj po kalon vitet e tij, mund të jetë e vlefshme të konsideroni një avancim.

Ndërsa po kërkoni një frigorifer të ri, kushtojini vëmendje veçorive të tij fizike, si dhe teknologjike. Modelet frost-freeze, modelet me frizin poshtë dhe frizin lartë janë në përgjithësi më efikase për energjinë se sa modelet me dy dyer. Kjo është posaçërisht e rëndësishme nëse nuk do të jeni në gjendje të mbani të mbushur një frigorifer të madh.  

 

 

 

02.

Vendoseni frigoriferin në një vend të ftohtë dhe jepni hapësirë të marrë frymë   

 

Pozita e frigoriferit tuaj mund të ketë ndikim se sa fortë duhet të punojë. Përkujdesuni që të jetë sa më larg nga burimet e nxehtësisë si furrat dhe radiatorët, nëse është e mundur. Gjithashtu mbajeni larg nga drita e diellit.

Bëni kujdes që të keni të paktën 5 cm hapësirë të lirë rreth e rrotull pajisjes, për ventilim më të mirë. Pa këtë hapësirë ajri, frigoriferi juaj nuk do të mund të lirojë nxehtësinë nga kompresori. Si rezultat frigoriferi juaj ngrohet dhe punon me më shumë vështirësi dhe më gjatë për të mbajtur ushqimin të sigurt.  

 

 

 

03.

Mbajeni derën e mbyllur  

 

Është lehtë të largoheni nga frigoriferi për një moment dhe të harroni derën e hapur. Por në këtë mënyrë i tërë ajri i ftohtë del nga frigoriferi dhe ajri i ngrohtë futet, prandaj pajisja duhet të punojë më shumë që të ftohë gjërat përsëri. Përpiquni të hapni derën sa më pak për të vënë sa më pak stres në pajisje. 

 

 

 

04.

Mbajeni frigoriferin të organizuar mirë  

 

Mund të argumentoni se organizimi i mirë i frigoriferit është vetëm një pikë e mirëmbajtjes së shtëpisë - si mund të ndikojë ajo në efikasitetin e pajisjes tuaj? Epo, sa më pak kohë që kaloni duke shfletuar për të kërkuar ushqim me derën e frigoriferit të hapur, aq më pak kondensatori duhet të punojë për ta kthyer temperaturën në nivelin e caktuar. Plus, nëse e organizoni siç duhet frigoriferin edhe ushqimi do të zgjasë më shumë.  

 

 

 

05.

Mbajeni frigoriferin të mbushur plot 

 

Epo, të paktën sa më shumë që të mundeni. Një frigorifer më i mbushur ka më pak ajër për t’u mbajtur i freskët, prandaj nuk duhet të punojë aq fort sa një pajisje me pak artikuj.

 

Kur është i mbushur mjaftueshëm, artikujt ushqimor ndihmojnë njëri tjetrin të mbeten të ftohtë. Duhet të mbani frigoriferin të mbushur të paktën 2/3. Nëse frigoriferi juaj është shumë i madh, shtoni enë me ujë në të dyja njësitë. Por mos i mbushni këto njësi përplot- qarkullimi i mirë i ajrit është i rëndësishëm për punën efikase të frigoriferit. Gjithashtu, kontrolloni ventilimin e ajrit dhe përkujdesuni që gjësendet të mos i bllokojnë ato. 

 

 

 

06.

Ruajeni ushqimin siç duhet  

 

Përdorni enë të sigurta për frigorifer për të ruajtur të gjithë ushqimin. Enët e qelqit janë më të mira se ato plastike sepse qelqi thith dhe mban më mirë të ftohtin. Lagështia brenda frigoriferit tuaj do ta bëjë më të vështirë stabilizimin e temperaturës së brendshme. Mbuloni ushqimet dhe lëngjet për të shmangur mbingarkesën e kompresorit.  

 

 

 

07.

Mos e futni ushqim të ngrohtë në frigorifer   

 

Futja e ushqimit të ngrohtë në frigorifer rrit temperaturën e ajrit brenda, prandaj natyrisht pajisja duhet të punojë më fort për të kthyer temperaturën në normale përsëri. Shumica e njerëzve brengosen se nëse e lënë ushqimin jashtë do të prishet por nëse e lini ushqimin e mbetur të arrijë temperaturën e dhomës para se ta futni në frigorifer është krejtësisht në rregull. 

 

 

 

08.

Kujdesuni për vulat e derës   

 

Vulat në frigoriferin tuaj paraqesin një barrikadë në mes të ajrit të ftohtë brenda dhe ajrit të ftohtë jashtë pajisjes. Çdo thyerje e vulës do të thotë ajri i ngrohtë hyn në frigorifer, prandaj do të duhet të punojë më fort për të mirëmbajtur temperaturën e caktuar. Mbani vulat e derës të pastërta dhe zëvendësoni nëse vini re ndonjë çarje ose ndarje.  

 

 

 

09.

Mbani spiralet të pastërta   

 

Spiralet e kondensatorit në frigoriferin tuaj janë thelbësore për të mbajtur të ftohtë temperaturën brenda. Sidoqoftë, me kalimin e kohës ata mund të mbledhin një sasi serioze pluhuri nëse lihen të pakontrolluara. Mbajtja e këtyre spiraleve të pastërta do të sjellë më pak stres në kondensatorë dhe në fund të fundit do të zgjasë jetën e frigoriferit tuaj. Vetëm mos harroni, është më mirë të hiqni pajisjen nga priza kur pastroni spiralet, dhe një fshesë me vakum ose furçë është mjeti më i mirë për të bërë këtë punë. 

 

 

 

10.

Kujdesuni për temperaturën aktuale brenda frigoriferit tuaj   

 

Temperatura të cilën e keni cilësuar përi frigoriferin tuaj nuk është domosdoshmërisht temperatura që keni në të vërtetë. Kjo mund të shkojë në të dy mënyrat - frigoriferi juaj mund të jetë pak më i ngrohtë ose pak më i ftohtë se temperatura e vendosur në rrotullues. Diku midis 2.2oC dhe 3.3oC është temperatura ideale. Nëse termometri juaj po ju tregon se jeni në skajin më të ulët të këtij diapazoni, mund të shtyni pak ngritjen e temperaturës së pajisjes suaj. Kjo do të përkthehet në kursime të dukshme të energjisë.  

 

 

11.

Përdorni cilësimet e kursimit të energjisë  

 

Edhe pse këtë funksion nuk e kanë të gjithë frigoriferët, nëse pajisja juaj ka modalitetin e kursimit të energjisë ose modalitetin e pushimit, vëreni në funksion! Nëse nuk keni shumë gjëra për ti mbajtur të ftohta në frigorifer, atëherë vënia në funksion e modalitetit të kursimit të energjisë do të zvogëlojë konsumin e energjisë.

 

 

 

Duke ndjekur këto këshilla të thjeshta, jo vetëm që do të përmirësoni efikasitetin e energjisë së pajisjes por do të zgjatni jetën e saj. Fitim i dyfishtë!   

 

 

Rather talk to someone?