Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

2 min. Lexojeni

Si të organizoni frigoriferin?

Si të organizoni frigoriferin?
Si të organizoni frigoriferin?

 

 

Ndoshta nuk do të mund ti rezistoni sfidës që thjesht të futni në frigorifer blerjen tuaj javore dhe të supozoni se do të jetë mjaftueshëm ftohtë aty brenda. Puna është se disa pjesë të frigoriferit janë më të ftohta se të tjerat, kështu që duhet të mbushen me lloje të ndryshme të ushqimit. Nëse dëshironi të dini cilin ushqim duhet të vendosni në raftin e caktuar në frigorifer, konsultoni këtë manual të përdorimit.  

 

 

 

Raftet e epërme  

 

Në pjesën e epërme të frigoriferit është pak më ngrohtë kështu që aty më mirë vendosni ushqimin që nuk duhet zier. Kjo nënkupton ushqimin e zier dhe produktet e mishit të thatë si dhe mbetjet e ushqimit dhe ushqimet e gatuara më parë.  

 

 

 

Raftet e mesme 

 

Raftet e mesme janë vendi ideal për produkte të qumështit, si qumështi, jogurti dhe djathi. është mirë që edhe vezët të vendosen në këtë raft sepe aty temperatura është e përshtatshme dhe e barabartë.   

 

 

Raftet e poshtme 

 

Raftet e poshtme të frigoriferit janë më të ftohtat kështu që janë vendi më i mirë për mishin e freskët dhe peshkun. Nëse e mbani tërë mishin e freskët në një raft, do të parandaloni kontaminimin e ndërsjellë gjithashtu.  

 

 

Sirtarët

 

Në sirtarë duhet të vendosen frutat, perimet, sallatat dhe erëzat bimore.  

 

 

 

Dera e frigoriferit  

 

Kjo është pjesa më e ngrohtë e frigoriferit, kështu që produktet që përmbajnë konservanse natyrore, siç janë marmelatat dhe erëzat mund të vendosen këtu.   

 

 

 

Këshillat më të mira për ruajtjen e ushqimit  

 

  • Ushqimin e gatuar dhe të pagatuar mbajeni në vende të ndryshme, mishin e freskët dhe peshkun mbajini të mbështjellura. 
  • Sa herë që të keni mundësi përdorni enë të xhamit sepse xhami më së miri e mban të ftohtit.  
  • Cilësoni temperaturën e frigoriferit në mes të 1 °C dhe 4 °C. 
  • Nëse dëshironi që gjalpi dhe krem djathi të mbeten të buta, mbani ato në raftet e derës së frigoriferit. 
  • Sallatat dhe erëzat bimore largoni nga muret e frigoriferit. Do të ngrihen nga të ftohtit. 
  • Avokadot, bananet, nektarinat, pjeshkët, dardhat, kumbullat dhe domatet nuk duhet të mbahen në frigorifer sepse lirojnë gazra nga të cilat mund të prishen ushqimet e tjera.

 

 

Rather talk to someone?