Rrobalarësja e rrotullon daullen më ngadalë gjatë ciklit të larjes, kurse më shpejtë gjatë lirimit të ujit. Kjo është krejtësisht normale, sepse rrotullimi më i ngadalshëm i daulles mundëson përzierjen dhe larjen e drejtë të rrobave. Do të shihni që daullja rrotullohet më shpejtë kur rrobalarësja shtrydh ujin nga rrobat.
Nëse mendoni se daullja rrotullohet më ngadalë se sa që duhet, shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim do të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.
Kontrolloni shpejtësinë e centrifugimit të programit të përzgjedhur
Pajisja juaj ndoshta përdor shpejtësi të ndryshme të centrifugimit për programe të ndryshme. Për shembull, për rrobat e ndjeshme (si ato të leshtat) përdorin shpejtësi më të ulëta të centrifugimit.
Më shumë informacione rreth programeve të rrobalarëses kërkoni në udhëzimet për përdorim. Nëse nuk mund ta gjeni udhëzimin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.
Bëni kujdes që rrobat të shpërndahen në mënyrë të barabartë në daulle
Rrobalarësja mundet të ndërrojë shpejtësinë e centrifugimit edhe në mënyrë automatike, nëse rrobat në daulle nuk janë shpërndarë si duhet. Nëse ky është problemi, zakonisht bëhet fjalë për artikuj që thithin ujë si mbulesat dhe bataniet. Për të qenë të ekuilibruara mirë rrobat, lani artikujt e mëdha si bataniet bashkë me një artikull tjetër të rëndë, si ndonjë peshqir i madh ose batanie tjetër.