Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

2 min. Lexojeni

Si të parandaloni ngurtësimin e rrobave në rrobalarëse?

Si të parandaloni ngurtësimin e rrobave në rrobalarëse?
Si të parandaloni ngurtësimin e rrobave në rrobalarëse?

 

 

Ekzistojnë disa arsye pse rrobat në rrobalarësen tuaj ngurtësohen. Arsyeja më e mundshme është mbetja e detergjentit në rroba. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.  

 

 

 

Mos përdorni shumë detergjent

 

Mund të keni përdorur shumë detergjent ose ndonjë lloj të papërshtatshëm detergjenti në pajisjen tuaj. Lexoni instruksionet në paketimin e detergjentit për të përzgjedhur llojin e duhur për rrobalarësen tuaj. Mos përdorni më shumë se sa doza e rekomanduar.  

 

 

 

Hidheni detergjentin në sirtarin e duhur  

 

Ekzistojnë tri ndarje në sirtarin e detergjentit, dy nga të cilat janë për detergjent dhe njëri për zbutësin. 

 

Ndarja me shenjën “I” shërben për paralarje dhe ndarja me shenjën “II” shërben për larjen kryesore. Ndarja në mes shërben për zbutësin. Sigurohini që të hidhni detergjentin në ndarjen e duhur.  

 

Sigurohuni që të hidhni detergjentin në ndarjen e parë vetëm nëse e lëshoni programin me ciklin e paralarjes. Përndryshe, rrobalarësja juaj do të marrë vetëm gjysmën e detergjentit. Sasia e mbetur pastaj mund të lirohet në daulle gjatë procesit të shpëlarjes. Detergjenti nuk do të shkrihet tërësisht në këtë pikë dhe mund të shkaktojë njolla. 

 

 

 

Mos e përzieni detergjentin dhe zbutësin 

 

Kur detergjenti përzihet me zbutësin, ai do të lirohet përsëri në fazën e zbutjes. Kjo shkakton që rrobat të ngurtësohen. Nëse dyshoni se ky mund të jetë problemi, pastrojeni dhe fshijeni daullen me ujë të ngrohtë. Sigurohuni që të vendosni detergjentin dhe zbutësin në njësitë e duhura.  

 

 

 

Mos e mbingarkoni pajisjen

 

Rrobalarëset vijnë me kapacitete të ndryshme. Nëse rrobalarësja juaj është e mbingarkuar, detergjenti mund të ngecë në mes të rrudhave të rrobave tuaja dhe nuk do të shkrihet tërësisht. Konsultoni manualin e përdorimit për programet  dhe kapacitetin e tyre të rrobave. Nëse keni vështirësi të gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.   

 

Për më shumë këshilla rreth larjes së rrobave, shikoni udhëzimin tonë se si të mbushni rrobalarësen siç duhet dhe çfarë ngarkese mund të bartë rrobalarësja juaj.  

 

 

 

Kontrolloni fortësinë e ujit  

 

Në zonat me fortësi të lartë të ujit, përdorimi i pamjaftueshëm i detergjentit mund të shkaktojë ngurtësimin e rrobave. Ndiqni instruksionet në paketimin e detergjentit dhe rritni dozën nëse është e nevojshme.   

 

 

Rather talk to someone?