Pajtohemi këtu se, „Cilin lloj të detergjentit duhet të përdor në rrobalarëse“ nuk është ndonjë nga çështjet për të cilat nuk do të fleni gjumë natën, por duhet të ekzistojë ndonjë dallim në mes të detergjentit pluhur, të lëngshëm dhe kapsula, apo jo? Po, ekzistojnë, por për të përzgjedhur detergjentin e duhur, duhet të njiheni me karakteristikat themelore të secilit detergjent. Pikërisht për këtë gjë, ky manual i përdorimit mund të ju ndihmojë.
Detergjentet pluhur
Si detergjent klasik për rroba, pluhuri ofrohet në shitje që nga vitet 1930-ta, edhe pse detergjentet e lëngshme dhe kapsulat gjithsesi janë popullarizuar në dekadat e fundit.
Përparësitë
- Çmimi më i ulët për larje
- Afati më i gjatë i larjes
- Lloji më efikas i detergjentit për rajonet me ujë shumë të fortë
- Paketimi i kartonit mund të riciklohet lehtë
- Më i mirë për përzierje me mjetet për heqjen e njollave, si një lloj zbardhuesi pa klor
- Rezultat i mirë për heqjen e njollave nga bari dhe balta
Mangësitë
- Kutitë e mëdha dhe të forta, mund të jenë të rënda për ti bartur
- Pluhuri ndonjëherë nuk tretet tërësisht në cikle me ujë më të ftohtë
- Paratrajtim i njollave që mund të jetë më i rëndë se sa detergjentet e lëngshme
- Potencial për dozim të papërshtatshëm
- Mund të mbetet në sirtarin e detergjentit
Pra, nëse bëni kujdes për shpenzimet dhe nëse uji në rajonin tuaj është i fortë, atëherë detergjenti pluhur sigurisht është zgjidhja më e duhur, posaçërisht nëse në shtëpi keni sportistë. Mos harroni se bartja e kutive të rënda të detergjentit pluhur mund të jetë e mundimshme për shpinën tuaj!
Detergjentet e lëngshme
Detergjentet e lëngshme në treg janë paraqitur në vitet 1950-ta dhe janë lloji më i popullarizuar i detergjentit, sepse mbulojnë 75% të shitjes.
Përparësitë
- Më të lira se kapsulat
- Shumë efikase për heqjen e njollave nga vaji/yndyrërat
- Të shkëlqyeshme për paratrajtimin e njollave
- Prodhohen me një spektër aromash
Mangësitë
- Mund të mbidozohet lehtë
- Shishet e plastikës ndonjëherë nuk mund të riciklohen
- Janë në bazë uji, prandaj nuk reagojnë mirë me mjetet tjera për pastrim, si mjetet për heqjen e njollave
- Jan në bazë uji, që i bën të rënda dhe ekologjikisht të papërshtatshme për transport
Nëse rregullisht hasni në njolla prej vaji dhe yndyre, detergjentet e lëngshme mund të jenë zgjidhja më e mirë. Por nëse përdorni detergjente shtesë për heqjen e njollave, detergjenti pluhur mund të jetë zgjidhja më e mirë.
Kapsulat
Kapsulat janë një shpikje relativisht e re, kurse popullariteti i tyre u rrit shpejt dhe shiten më shumë se sa detergjentet pluhura. Gjithsesi janë më praktike, por ky prakticitet paguhet.
Përparësitë
- Nuk nevojitet matje e dozës prandaj janë shumë praktike
- Nuk ka rrezik nga mbidozimi, prandaj rezultatet janë të barazuara
- Janë të lehta dhe përdoren lehtë, posaçërisht nga ana e personave të moshuar dhe personave me aftësi të kufizuara
- Mund të përmbajnë teknologji të ndryshme të pastrimit (kapsulat 3-në-1)
Mangësitë
- Rreth 50% janë më të shtrenjta për një larje në krahsim me detergjentet pluhur/ të lëngshme
- Kapsulat nuk mund të përdoren për paratrajtimin e njollave
- Ka pasur raste të helmimit, sepse dikush ka menduar se kapsulat janë ëmbëlsirë
- Mund të ngecin në daulle ose të mos treten tërësisht
Sigurisht më praktike, sepse mjafton që vetëm një kapsulë të futni në daulle. Por, ky prakticitet ka një çmim, kurse këtu është edhe faktori i sigurisë, posaçërisht nëse në shtëpi keni fëmijë.
Pra, mendoni për llojin e rrobave që lani dhe për kushtet tuaja, në mënyrë që herën tjetër kur gjendeni para raftit me detergjente, të merrni vendimn e duhur.