Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

2 min. Lexojeni

Si ta dini nëse ventilimi i tharëses tuaj është bllokuar?

Si ta dini nëse ventilimi i tharëses tuaj është bllokuar?
Si ta dini nëse ventilimi i tharëses tuaj është bllokuar?

 

 

Nëse posedoni një tharëse rrobash me ventilim, pajisja juaj ka nevojë të instalohet afër ventilimit të jashtëm. Ajri i nxehtë dhe i lagësht i prodhuar në pajisje hiqet përmes këtij ventilimi. 

 

Ventilimi duhet të jetë i lirë nga bllokimi për shkak të sigurisë dhe për performancë të mirë të tharjes. Shenjat në vazhdim mund të tregojnë se ventilimi i tharëses është i bllokuar.  

 

 

 

Shikoni nëse është rritur koha e tharjes   

 

Shenja më e zakonshme e ventilimit të bllokuar të tharëses është kohëzgjatja më e madhe e tharjes. Shikoni manualin e përdorimit dhe verifikoni nëse puna e tharjes merr më shumë kohë se sa duhet. Nëse keni vështirësi të gjeni manualin tuaj, shkarkojeni këtu duke e shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. Nëse ventilimi i tharëses është bllokuar, pajisjes i duhet më shumë kohë të thajë rrobat.  

 

 

Shikoni nëse pajisja ose rrobat janë më të nxehta se zakonisht  

 

Nëse tharësja juaj dhe/ose rrobat janë më të nxehta se zakonisht, kjo do të thotë se ventilimi nuk mund të nxjerrë ajrin e ngrohtë ashtu si duhet. Në këtë rast, nxehtësia do të mbetet në tharësen tuaj dhe do të ngrohë pajisjen dhe rrobat më shumë.   


 

 

Kontrolloni avullin brenda tharëses 

 

Ajri i ngrohtë dhe i lagur brenda tharëses së rrobave do të prodhojë avull. Ventilimi i pastër i tharëses do të nxjerrë këtë avull jashtë. Kontrolloni derën, ekranin dhe brendinë e pajisjes tuaj për avull ose kondensim pas çdo cikli. Nëse ka avull, kontrolloni ventilimin e tharëses mos është zënë ose bllokuar.

 

 

 

 

Kontrolloni mos ka rrjedhje uji  

 

Nëse ajri i lagur nuk është nxjerrë jashtë nga pajisja, mund të lërë lagështirë përreth dhe mbrapa tharëses së rrobave dhe/ose brenda ventilimit. Nëse gjeni lagështirë përreth pajisjes ose ventilimit, kontrolloni ventilimin mos është i zënë ose i bllokuar.  

 

 

 

Kontrolloni filtrin e garzës mos është mbushur me garza dhe fibra   

 

Garzat dhe fibrat e liruara nga rrobat grumbullohen në filtrin e garzës. Nëse ventilimi i garzës është i bllokuar, do të ketë pak ose nuk do të ketë fare qarkullim të ajrit në rroba. Nëse nuk shikoni garza në filtër, mund të jetë bllokuar ventilimi. 

  

 

Kontrolloni mos ka rrjedhje uji

 

Nëse ajri i lagur nuk është nxjerrë jashtë nga pajisja, mund të lërë lagështirë përreth dhe mbrapa tharëses së rrobave dhe/ose brenda ventilimit. Nëse gjeni lagështirë përreth pajisjes ose ventilimit, kontrolloni ventilimin mos është i zënë ose i bllokuar.   

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions