Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

2 min. Lexojeni

Si të rregulloj tharësen e rrobave që nuk fillon të punojë?

Si të rregulloj tharësen e rrobave që nuk fillon të punojë?
Si të rregulloj tharësen e rrobave që nuk fillon të punojë?

 

 

Ekzistojnë disa arsye pse tharësja e rrobave nuk fillon të punojë. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.  

 

 

 

Kontrolloni për ndërprerje të energjisë 

 

Nëse ekrani nuk ndizet edhe pse tharësja e rrobave është e lidhur në energji elektrike, mund të keni ndërprerje të energjisë. Kontrolloni dritat dhe pajisjet tjera elektrike në shtëpinë tuaj për të parë mos keni ndërprerje të energjisë.  

 

Nëse pajisjet tjera elektrike janë duke punuar, mund të keni problem me siguresën në të cilën është e lidhur tharësja e rrobave. Në këtë rast kërkoni ndihmën e elektricistit të kualifikuar.  

 

 

 

Kontrolloni nëse dera është e mbyllur mirë 

 

Nëse tharësja e rrobave zbulon se dera është e hapur, nuk do të fillojë punën. Mbylleni derën mirë. Hiqni gjërat që mund të ngexen në derë dhe shtyjeni për ta mbyllur derisa të dëgjoni zhurmën e mbylljes.  

 

 

 

Kontrolloni mos është i aktivizuar bllokimi për fëmijë  

 

Nuk mund të bëni asnjë ndryshim të programit, temperaturës, shpejtësisë dhe as funksione të tjera nëse është i aktivizuar bllokimi për fëmijë. Bllokimi është aktiv kur indikatori i paralajmërimit të bllokimit për fëmijë në ekranin ose panelin e tharëses së rrobave është i ndezur. 

 

Për të çaktivizuar bllokimin për fëmijë, shtypni butonin e njoftimit të zërit / zhurmës dhe butonin e fillimit / pauzës / anulimit / përfundimit të kohëzgjatjes në të njëjtën kohë për tre sekonda ndërsa programi ekzekutohet. Dritat në butona do të ndriçojnë ndërsa e bëni këtë. 

 

Mund të aktivizoni gjithashtu  butonin e përzgjedhjes së programit në pozicionin On/ Off ndërsa asnjë program nuk ekzekutohet për të çaktivizuar bllokimin. 

 

Procedura për të aktivizuar/çaktivizuar bllokimin e fëmijëve mund të ndryshojë varësisht nga modeli juaj. Nëse procedurat e përshkruara më sipër nuk funksionojnë, këshillohuni me manualin tuaj të përdorimit. Nëse keni probleme të gjeni manualin tuaj, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të produktit tuaj.  

 

 

 

Kini parasysh problemet teknike  

 

Nëse tharësja e rrobave nuk starton programin, mund të ketë problem teknik. Nëse dyshoni se ky mund të jetë problemi, kontaktoni servisin e autorizuar.  

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions