Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

3 min. Lexojeni

Si të ngarkoni tharësen e rrobave në mënyrën e duhur?

Si të ngarkoni tharësen e rrobave në mënyrën e duhur?
Si të ngarkoni tharësen e rrobave në mënyrën e duhur?

 

 

Klasifikimi i rrobave dhe mbushja e tharëses në mënyrë korrekte është thelbësore, jo vetëm për të përdorur tharësen më së miri por edhe për tu kujdesur për rrobat tuaja. Fatkeqësisht, nuk është aq e thjeshtë vetëm të hidhni rrobat e lagura në daulle. Ky udhëzues i vogël do të ju tregojë çfarë duhet të bëni dhe nuk duhet të bëni gjatë ngarkesës së tharëses me rroba.  

 

 

 

Kontrolloni etiketën për kujdesin e rrobave dhe klasifikoni rrobat tuaja  

 

Kur bëhet fjalë për pastrimin dhe kujdesin ndaj rrobave, etiketa e kujdesit është treguesi më i mirë për të filluar. Bëni kujdes se si duhet të lahen dhe të thahen rrobat tuaja. Për tharje, etiketa do të ketë një nga këto simbole:  

 

Ja çfarë do të thotë çdo simbol: 

  1. Tharje
  2. Tharje në tharëse rrobash
  3. Tharje normale, nxehtësi e ulët 
  4. Tharje normale, nxehtësi e mesme
  5. Tharje normale, nxehtësi e lartë 
  6. Mos e thani në tharëse rrobash
  7. Mos e thani
  8. Tharje pa hekurosje
  9. Tharje në hije
  10. Tharje në varëse
  11. Tharje në sipërfaqe të rrafshët
  12. Tharje normale, pa nxehtësi
  13. Pastrim i thatë
  14. Pa pastrim të thatë

 

Është mirë të klasifikoni rrobat tuaja sipas nivelit të nxehtësisë në të cilin duhet të thahen, si dhe sipas llojit të materialit nëse do të përdorni programe për materiale specifike. Nëse nuk jeni të sigurtë nëse mund të thani veshjen në tharëse rrobash, shikoni listën e gjërave që asnjëherë nuk duhet të thahen në tharëse rrobash. 

 

 

 

Përdorni ciklin e shtrydhjes së lavatriçes  

 

Vendosja e rrobave shumë të lagura në tharëse do të zgjatë kohën e tharjes, do të rritë konsumin e energjisë dhe do të mundojë pajisjen pa nevojë. Përdorni ciklin e shtrydhjes në lavatriçen tuaj për të hequr ujin e tepërt sa më shumë të jetë e mundur para se ti futni rrobat në tharëse.   

 

 

 

Shkundni dhe ktheni rrobat mbrapsht  

 

Para se ti futni rrobat në tharëse, shkundni që të hiqet ndonjë mbeturinë që ka mbetur në to. Mbyllni zinxhirin që të mos ngjiten në ndonjë veshje tjetër në tharëse. Në fund, ktheni rrobat si xhinset dhe dukset mbrapsht që të mbroni pullat dhe të ruani ngjyrën e tyre.   

 

 

 

Kontrolloni dhe zbrazni xhepat  

 

si  monedhat mund të bien nga xhepat dhe të dëmtojnë daullen, ndërsa ndonjë laps kimik mund të eksplodojë dhe të shkatërrojë rrobat dhe pajisjen tuaj!  

 

 

 

Përzieni rrobat e mëdha dhe të vogla dhe shpërndani në mënyrë të barabartë në daulle  

 

Sa më shumë të jetë e mundur, provni të përzieni gjësendet e mëdha dhe të vogla në daulle, për tu siguruar se janë të shpërndara në mënyrë të barabartë. Mos lejoni që rrobat tuaja të ngecin në njërën anë të daulles dhe të prishni ekuilibrin e pajisjes.  

 

 

 

Mos e mbingarkoni daullen 

 

Siç e kemi sqaruar në këtë artikull, mbingarkesa e tharëses është një mëkat kardinal sa i përket tharëses së rrobave. Mbushja e tharëses në gjysmë është një rregull e mirë që duhet ndjekur.  

 

 

 

Kontrolloni filtrin e garzave 

 

Mbajtja e filtrit të garzave të pastër është e rëndësishme për performancë të mirë të tharjes dhe besojmë në shprehi të mira të pastrimit pas çdo ngarkese. Kontrolloni filtrin e garzës shpejtë pasi të vendosni ngarkesën e re që të jeni të sigurt.   

 

 

 

Përzgjidhni programin e duhur   

 

Varësisht se si i keni klasifikuar rrobat tuaja, duhet të përzgjidhni programin e duhur për ngarkesën e rrobave tuaja. Këto programe do të dallojnë varësisht nga pajisja, por ky udhëzim i dobishëm sqaron programet dhe funksionet e tharëseve të rrobave Beko.  

 

Ja pra. Ndiqni këto këshilla dhe tharësja juaj do të performojë më së miri dhe rrobat tuaja do të jenë në gjendje shumë të mirë për një kohë të gjatë. 

 

 

Rather talk to someone?