Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

4 min. Lexojeni

9 këshilla për tharje më efikase për energjinë 

9 këshilla për tharje më efikase për energjinë
9 këshilla për tharje më efikase për energjinë

 

 

Tharëset e rrobave janë pak të vështira kur bëhet fjalë për efikasitetin e energjisë. Nëse po kërkoni të bleni një tharëse të re rrobash, kini parasysh tharëset që përdorin teknologji me pompë ngrohëse pasi që këto pajisje kanë vlerësim më të lartë të efikasitetit të energjisë se sa modelet me kondensatorë ose me ventilim. Por nëse vetëm mendoni çfarë mund të bëni për ta bërë tharësen tuaj sa më efikase pë energjinë, atëherë shikoni këto këshilla që të filloni të kurseni energjinë nga ngarkesa juaj e radhës!   

 

 

 

01.

Përdorni ciklin e shtrydhjes së lavatriçes të hiqni ujin e tepërt  

 

Vendosja e rrobave të lagura në tharësen e rrobave do të zgjatë kohën e tharjes, rrit konsumin e energjisë dhe shkakton tendosje të panevojshme për pajisjen. Përdorni ciklin e shtrydhjes në lavatriçen tuaj për të hequr ujin e tepërt sa më shumë të mundeni para se ti vendosni rrobat në tharëse.  

 

 

 

02.

Mbani pastër filtrat e garzës dhe avulluesit  

 

Mbajtja pastër e filtrave të garzës dhe avulluesit është thelbësore si për performancën e tharjes ashtu edhe për kujdesin e përgjithshëm ndaj tharëses tuaj. Filtrat e bllokuar e bëjnë motorin të punojë më shumë dhe rrit konsumin e energjisë. 

 

Nëse nuk jeni të sigurt se si të pastroni filtrat e tharëses, shikoni udhëzuesin për pastrimin e tharëses. Besojmë në pastrimin e filtrave pas ngarkesës, kështu që krijoni këtë shprehi për të mbajtur tharëset e rrobave tuaja sa më efikase të jetë e mundur.  

 

 

 

03.

Mbajeni tharësen tuaj në një ambient me ventilim të mirë  

 

Ndërsa mund të jeni të kufizuar ku mund të vendosni tharësen për shkak të dizajnit të shtëpisë tuaj, përpiquni të mbani atë dhomë sa më të ventiluar të mundeni, posaçërisht nëse keni një tharëse me ventilim. Duke qenë se po flasim për tharësen me ventilim, kontrolloni me kujdes tubin e ventilimit mos është zënë me garza sepse edhe kjo mund të zvogëlojë efikasitetin.  

 

 

04.

Thani pëlhurat e ngjashme së bashku   

 

Pëlhurat e ngjashme do të marrin afërsisht të njëjtën sasi kohe për tu tharë, që do të thotë që të gjitha rrobat tuaja do të jenë të thata në të njëjtën kohë. Nëse përzieni pëlhura të ndryshme, mund ta drejtoni makinerinë thjesht për të marrë një ose dy rroba aq të thata sa pjesa tjetër dhe për të zvogëluar efikasitetin e energjisë të kësaj ngarkese.  

 

 

 

05.

Mos e mbingarkoni dhe mos e mbushni daullen shumë pak 

 

Vendosja e sasisë së duhur të rrobave në tharësen tuaj është kryesore për të marrë performancën më të mire nga pajisja. Nëse e mbingarkoni, do të pengoni performancën e tharjes dhe mundeni edhe të dëmtoni makinën; nëse e mbushni shumë pak, do të shfrytëzoni tërë energjinë e nevojshme për programin vetëm për të tharë pak rroba. 

 

Ky udhëzues sqaron sa rroba duhet të vendosni në tharëse, dhe ky artikull ju tregon mënyrën më të mirë për të ngarkuar tharësen e rrobave. Nëse dëshironi të thani rrobat shpejtë, mbusheni daullen në gjysmë. 

 

 

06.

Përdorni programe të tharjes me senzor më mirë se sa programe me kohë të caktuar   

 

Nëse tharësja juaj Beko ka funksionin e tharjes me senzor, përdorni këtë opsion në vend të programit me kohë të caktuar. Programet me kohë të caktuar do të vazhdojnë të punojnë edhe nëse rrobat në larëse janë të thara dhe kjo është humbje e energjisë. Tharja me senzorë do të ndalojë ciklin e tharjes kur rrobat e arrijnë nivelin e tharjes së programit të përzgjedhur.  

 

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth programeve dhe funksioneve të tharëses së rrobave Beko, shikoni udhëzimin tonë.  you want to know more about Beko’s 

 

 

 

07.

Mos shtoni rroba të lagura në mes të ciklit  

 

Mund të jetë joshëse të hidhni disa rroba të lagura në gjysmë të ciklit të tharjes, por kjo nuk është gjë e mirë për sa i përket efikasitetit. Uji në rrobat e lagura do të thithet përsëri nga rrobat e thata, që do të thotë se e gjithë ngarkesa do të zgjasë më shumë dhe do të përdorë më shumë energji. Më së miri të kurseni ato rroba të lagura për ngarkesën tjetër.  

 

 

 

08.

Thani ngarkesa të shumëfishta, njëra pas tjetrës  

 

Nëse keni shumë ngarkesa rrobash për të tharë, filloni ciklin e tharjes menjëherë pasi të keni përfunduar të parën. Në këtë mënyrë secila ngarkesë e radhës do të përfitiojë nga nxehtësia që gjendet në tharëse. Edhe pse kjo mënyrë kursen vetëm disa minuta të kohës së tharjes, çdo imtësirë llogaritet kur dëshironi të jeni miqësor me natyrën.  

 

 

 

09.

Mos i lini rrobat në tharëse 

 

Funksionet e tharëses Beko si ai Pa-rrudha në mënyrë periodike e rrotullojnë daullen pasi të ketë mbaruar programi për t'ju ndihmuar të mos rrudhen rrobat tuaja. Kjo është e shkëlqyeshme nëse nuk mund të hiqni menjëherë rrobat nga tharësja, por padyshim që përdor energji. Nëse është e mundur, hiqni rrobat tuaja nga tharësja sapo të jenë tharë dhe fikeni pajisjen. 

 

Ndërsa nuk ka asgjë më ekologjike dhe më të lirë se sa tharja e rrobave në ajër, e dimë që kjo nuk është e mundur gjithmonë. Por ndiqni këshillat e dhëna më lart dhe do të zvogëloni sasinë e energjisë që e shpenzon tharësja juaj.    

 

 

Rather talk to someone?