Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

3 min. Lexojeni

Si të parandaloni krijimin e rrudhave dhe zhubrave gjatë larjes dhe tharjes?

Si të parandaloni krijimin e rrudhave dhe zhubrave gjatë larjes dhe tharjes?
Si të parandaloni krijimin e rrudhave dhe zhubrave gjatë larjes dhe tharjes?

 

 

Edhe pse mund të ketë disa njerëz që kënaqen duke hekurosur, jemi shumë të sigurt që ata njerëz janë goxha të paktë!  

 

Nëse jeni tip që dëshironi të shmangni hekurosjen sa më shumë që të jetë e mundur, ka disa shprehi të vogla që mund të inkuadroni në rutinën tuaj të rrobave për të shkurtuar në mënyrë dramatike hekurosjen. Ky udhëzues do të shpjegojë se si ndodhin rrudhat dhe zhubrat, dhe çfarë mund të bëni për t'i shmangur ato.  

 

 

Klasifikoni rrobat!

 

Në udhëzuesit tanë të rrobave, flasim shumë për klasifikimin e rrobave tuaja jo vetëm sipas ngjyrës, por edhe për ti larë dhe tharë në temperaturë të caktuar. Nëse dëshironi të shmangni rrudhat dhe zhubrat, atëherë do të duhet të filloni të klasifikoni edhe rrobat tuaja sipas llojit dhe peshës së  rrobave. Larja e rrobave më të rënda, të xhinseve me sende më të lehta si bluzat do të bëjë që rrobat më të rënda të shtypin ato më të lehta. Kjo shkakton rrudha, kështu që larja e rrobave të përzgjedhura, do t'i zvogëlojë ato. 

 

 

 

Thani si duhet 

 

Pasi të keni përzgjedhur rrobat tuaja sipas ngjyrës, temperaturës së larjes dhe llojit të rrobave do të thotë që mund të futni rrobat drejt në tharëse nga makina larëse (natyrisht, kontrolloni etiketat e kujdesit të rrobave tuaja për t'u siguruar që ato vërtet mund të thahen!). Përsëri, mos përzieni pëlhura të lehta dhe të rënda në daulle së bashku në mënyrë që rrobat e lehta mos të shtypen nga ato më të rëndat.

 

Por akoma duhet të përzgjidhni programin e duhur të tharjes, dhe ndoshta më me rëndësi kohën e duhur të tharjes. Rrobat e thara shumë mund të krijojnë rrudha dhe zhubra të thella që kërkojnë shumë avull duke i hekurosur.

 

Nëse jeni duke përdorur një program me kohë të caktuar, kontrolloni daullen drejt fundit të ciklit dhe nëse jeni të kënaqur me nivelin e thatësisë, mund ta përfundoni programin herët. Nëse tharësja juaj ka sensorë, mund të përdorni një program si cikli i tharjes së dollapit në tharëse Beko, që do të zbulojë nivelin e saktë të tharjes dhe do të ndalojë pajisjen, duke parandaluar rrudhjen.   

 

Nëse tharësja juaj ofron programe specifike për pëlhura, këto gjithashtu do të parandalojnë rrudhat pasi cilëson temperaturën e duhur dhe kohën e tharjes automatikisht.  

 

 

 

Koha e palosjes së rrobave…  

 

Është mjaft joshëse të merrni rrobat nga tharësja dhe ti hidhni në shportën e rrobave dhe pastaj të brengoseni për ti vënë në vend më vonë. Fatkeqësisht kjo është një mënyrë e mirë që rrudhat dhe zhubrat të bëhen edhe më të thella. Nëse i paloni mirë rrobat kur i nxirrni nga tharësja, do ti kurseni vetes orë të tëra të hekurosjes.    

 

Kur i hiqni rrobat nga tharësja, shkundni fortë ato për të hedhur çdo garzë dhe për të shkundur rrudhat dhe zhubrat. Varni këmishat dhe bluzat në varëse rrobash menjëherë dhe sigurohuni që jakat, mëngët dhe tastet e butonave të tërhiqen të gjitha. Kjo do të ndihmojë që rrudhat dhe zhubrat të bien natyrshëm.  

 

 

 

Ruajtja e rrobave ka rëndësi

 

Futja e rrobave në gardërobë derisa janë ende të nxehta ose pak të lagura mund të shkaktojë rrudhosje ose zhubra. Prandaj, nëse janë të varura, lejoni kohë që të thahen tërësisht para se ti varni në vend ose palosni bukur nëse do ti vendosni në raft ose në sirtar.  

 

Nëse do të vishni një gjësend disa herë, vareni në mënyrë që ajri të qarkullojë rreth rrobave për të liruar rrudhat dhe të thajë të gjitha lagështitë.

 

 

 

Heqja emergjente e rrudhave 

 

Nëse jeni për ngutë dhe duhet të hiqni zhubrat ose rrudhat e rrobave shpejtë, mund të provoni të varni veshjen në varëse në banjo dhe të lëshoni dushin me ujë të ngrohtë. Avulli i krijuar do të ndihmojë në lirimin e rrudhave dhe zhubrave. Nëse keni qasje në tharësen e rrobave, mund të futni në peshqir të lagur me veshjen tuaj dhe të startoni programin për rreth pesë minuta. Vareni veshjen menjëherë dhe mund të mos keni nevojë ta hekurosni fare atë. 

 

 

 

Pra, edhe pse këto këshilla mund të mos kenë kuptimin se do të dëboni hekurosjen përgjithmonë, ato do të ndihmojnë të zvogëlojnë kohën që do ta kaloni të përkulur mbi dërrasën e hekurosjes. 

 

 

Rather talk to someone?