Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

4 min. Lexojeni

8 këshilla për mirëmbajtje që do të ndihmojnë në kohëzgjatjen e përdorimit të mirëmbajtjes 

8 këshilla për mirëmbajtje që do të ndihmojnë në kohëzgjatjen e përdorimit të mirëmbajtjes
8 këshilla për mirëmbajtje që do të ndihmojnë në kohëzgjatjen e përdorimit të mirëmbajtjes

 

 

Tharësja juaj bën shumë punë për ta bërë punën e lashtë të lavanderisë pak më të lehtë. Por me gjithë këtë punë të vështirë, pajisja do të ketë nevojë për pak TLC. Mirëmbajtja e tharëses tuaj jo vetëm që do ta mbajë atë në performancën më të mirë, por edhe do ta zgjasë jetën e saj. Ndiqni këto këshilla për mirëmbajtjen dhe tharësja juaj do të jetë falënderuese

 

 

 

01.

Mos e mbingarkoni 

 

Megjithëse mund të jetë joshëse të futni gjithçka që mundeni në pajisjen tuaj, mbingarkesa është pak mëkat kardinal kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj tharëses tuaj. Jo vetëm që vë stres të panevojshëm në makinë, por gjithashtu zvogëlon në mënyrë drastike efikasitetin e saj dhe kështu rrit konsumin e saj të energjisë.  

 

Nëse dëshironi të mësoni më shumë se si të ngarkoni tharësen tuaj, shikoni këtë artikull por një rregull e mirë për të ndjekur është që vetëm të mbushni tharësen në gjysme ashtu që të gjitha rrobat tuaja të jenë të lira të lëvizin.

 

 

 

02.

Pastroni filtrin e garzës pas çdo përdorimi  

 

Mendoni se pastrimi i filtrit të garzës pas çdo cikli të tharjers është i mundmishëm? Shikoni manualin e përdorimit dhe do të shihni se prodhuesi e rekomandon këtë gjë gjithashtu. Do të befasoheni sa shumë garza janë mbledhur pas vetëm një ngarkese standarde të rrobave.  

 

Filtri i bllokuar me garza jo vetëm që zvogëlon efikasitetin e tharjes, por i shkakton stres tharëses dhe konsumon atë. Krijoni këtë shprehi dhe do ti bëni një nder të madh tharëses tuaj.  

 

 

 

03.

Pastrojeni filtrin e garzës dhe shtëpizën thellësisht në çdo disa muaj  

 

Pastrimi i thellë dhe i rregullt i filtrit të garzës dhe shtëpizës është gjithashtu i rëndësishëm që pajisja të punojë lehtësisht. Mund të lani filtrin e garzës nën vrushkull uji dhe të përdorni fshesën me korrent në cilësim të ulët për të pastruar shtëpizën e filtrit të garzës. Vetëm sigurohuni që filtri i garzës të jetë tërësisht i thatë para se ta vendosni prapë në shtëpizë.  

 

 

 

04.

Pastroni sirtarin e filtrit ose kondensatorin rregullisht 

 

Nuk duhet të mbani pastër vetëm filtrin e garzës, por edhe sirtarin ose kondensatorin gjithashtu. Tharëset e rrobave me pompë ngrohëse kanë një sirtar filtri ku modelet me kondensatorë kanë një kondensator për punën e njëjtë. Të dyja mund ti gjeni pas kapakut në këndin e poshtëm të tharëses së rrobave. 

 

Hapni kapakun dhe hiqni filtrin nga shtëpiza. Çdo pajisje është e ndryshme, prandaj, kontrolloni manualin e përdorimit nëse nuk jeni të sigurt se si bëhet kjo. Vetë sirtari i filtrit mund të hapet për të ekspozuar mbajtësen e shkumës brenda. Pastroni sipërfaqet e ambjentit me dorë ose me një fshesë me korrent të cilësuar në një fuqi të ulët thithëse. Nëse mbajtësja e shkumës duket e ndotur, mund ta shpëlani nën vrushkull uji. Sigurohuni që ta lini mbajtësen të thahet para se ta vendosni përsëri në shtëpizë dhe përsëri në tharëse. Synoni ta bëni këtë një herë në katër ose pesë cikle. 

 

 

 

05.

Mbajeni pjesën e brendshme dhe të jashtme të pajisjes të pastër 

 

 

Pastrimi i daulles me një leckë të butë me detergjent të butë jo-abraziv do të ndihmojë që makina të jetë e pastër dhe pa erëra të këqia. Përdorni pastruesin e njëjtë ose pak përzierje me uthull për të pastruar të gjitha anët e makinës. 

 

 

 

06.

Jepni tharëses tuaj hapësirë të marrë frymë 

 

Tharëses tuaj i nevojitet hapësirë rreth e rrotull që të ketë qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, prandaj mos e futni në sipërfaqe të ngushta. Vendi më i mirë për vendosjen e tharëses së rrobave mund të jetë mbi lavatriçe, prandaj shikoni këtë artikull të mësoni se si bëhet kjo.  

 

 

 

07.

Mbani tubet e ventilimit të pastra  

 

Nëse keni një tharëse rrobash me ventilim (model i cili nxjerr ajrin e lagët dhe të nxehtë nëpërmjet gypit), pastrimi i gypit të ventilimit në çdo tre muaj është thelbësore, pasi që garzat dhe mbeturinat tjera mund të grumbullohen në të. Përkujdesuni që të shkëputni makinën tuaj nga rryma dhe pastaj hiqni gypin e ventilimit. Varësisht nga fakti se sa e gjatë është zorra, mund të përdorni një leckë dhe detergjent të butë për pastrim ose pastrues pende. Nëse zorra e ventilimit është e plastikës, zëvendësojeni me një zorrë alumini, pasi që ka më pak rrezik nga ndezja.  

 

 

 

08.

Mbajeni tharësen e rrobave të ekuilibruar  

 

Kur keni instaluar tharësen tuaj, me siguri keni rregulluar këmbët e pajisjes për ta mbajtur atë të qëndrueshme. Me gjithë forcën centrifugale që është aplikuar brenda tharëses, këmbët mund të kenë nevojë për rregullim herë pas here. Kontrolloni rregullisht që pajisja mos të lëkundet para dhe mbrapa dhe rregulloni këmbët për të stabilizuar pajisjen nëse është e nevojshme.  

 

 

 

Ja ku e keni. Ndiqni këta 8 tregues të ju ndihmojnë të përfitoni sa më shumë nga tharësja juaj për vitet që vijnë. Është gjithmonë një ide e mirë të përcillni punën e tharëses tuaj. Nëse një ngarkesë ka zgjatur më shumë sesa zakonisht, ndjekja e kësaj liste ka të ngjarë të zgjidhë problemin.  

 

Mbajtja e pajisjes pastër është hapi i parë në mirëmbajtjen e pajisjes. Nëse po kërkoni më shumë këshilla, shikoni udhëzimin tonë se si të mbani tharësen tuaj të pastër.  

 

 

Rather talk to someone?